Blatter: Platini është ideatori i gjithçkaje

0
157

 

 

Sepp Blatter në sulm frontal. Presidenti aktual i FIFA-s, i pezulluar për 90 ditë nga detyra nga Komisioni i Etikës në qeverinë e futbollit botëror, akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegun e tij të UEFA-s, Michel Platini, si shkaktarin e skandalit që ka tundur nga themelet organizmin më të lartë të futbollit. Në një intervistë për mediat zvicerane 79-vjecari deklaroi se ambiciet e Platinisë për të zënë vendin shkaktuan gjithë këtë zhurmë në FIFA. “Në thelb, objektivi i sulmeve isha unë dhe gjithçka u ideua nga Michel Platini. E ka personale me mua. Ai gjithmonë e ka patur ambicie të më zërë vendin, por nuk kishte kurajë të shpallte kandidaturën në zgjedhjet e 2015-ës. Çdo drejtues i UEFA-s është i infektuar nga virusi anti-FIFA”. Blatter më tej u shpreh se para se Platini të zgjidhej në krye të UEFA-s ata ishin shumë miq, por papritmas, nuk e ftoi në ceremoninë hapëse të Euro 2008-ës. “Që nga ai moment nuk kam marrë pjesë më asnjë aktivitet të UEFA-s dhe unë këtë e quaj mungesë respekti, jo thjesht ndaj meje, por ndaj të gjithë kolektivit të FIFA-s”. Megjithatë, kur u pyet në lidhje me shumën 2 milionë Euro që ka derdhur në llogarinë e francezit, Blatter këmbëngul se në këtë rast nuk ka bërë asnjë shkelje, sepse kjo shifër ishte shpërblimi që Platini kishte marrë për një punë të kryer në FIFA. Për caktimin e Botërorit 2018 Rusisë, Blatter e pranoi se gjithçka ishte vendosur përpara votimit, sepse Kupa e Botës nuk është zhvilluar kurrë më parë në Evropën Lindore, me idenë që në vitin 2022, eventi më madhor i futbollit në botë të kthehej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por më pas katër Federata Evropiane e devijuan votën në favor të Katarit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here