Drejtori i Fondacionit “Friedrich-Ebert- Stiftung”/ Diskutimi në akademinë politike të LRI, Hantke: Demokracia është pjesë e përditshmërisë

0
148

 

14114751_10207276937746155_1608974742_o

 

Dibrani të rinjëve të LRI-së: Mund të arrini shumë gjëra në Shqipëri dhe i keni të gjitha mundësitë të realizoni një të ardhme të shkëlqyer për veten e vendin tuaj

 

Drejtori i Fondacionit Friedrich- Ebert- Stiftung, Frank Hantke, i ftuar  në Akademinë Politike Verore të LRI –së, deklaroi se demokracia është pjesë e përditshmërisë, duke theksuar se demokracia është më tepër se një libër i mbushur me rregulla. Në ditën e tretë të kampingut veror të LRI –së, Hantke bashkëbisedoi me të rinjtë duke e vënë theksin tek vlerat e social -demokracisë dhe kontributin që ata duhet të japin për vendin e tyre. Në fjalën e tij, Hantke u bëri thirrje të rinjëve të punojnë dhe të bëjnë më të mirën për komunitetin ashtu siç bëjnë për familjet e tyre. “Nuk mund të flasim për socialdemokracinë pa folur së pari për demokracinë. Po çfarë është demokracia për ne? Demokracia nuk është vetëm një model që jepet nga disa liderë të ndryshëm apo nga disa ekspertë. Demokracia është diçka që ne bëjmë pjesë nëse vërtetë funksionon. Demokracia është pjesë e jetës së përditshme nuk është vetëm një libër i mbushur me rregulla. Demokracia është me tepër se kaq”, – tha drejtori i Fondacionit “Friedrich-Ebert-Stiftung” në Shqipëri, teksa theksoi se gjërat e mëdha mund të arrihen vetëm duke punuar në grup,” – theksoi drejtori i Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung.

 

Qëndrimi

 

I pranishëm në bashkëbisedimim e zhvilluar në Akademinë Politike Verore të LRI – së, ishte edhe deputeti i partisë Social- Demokrate të Suedisë, Adnan Dibrani i cili inkurajoi të rinjtë, duke i cilësuar si të ardhmen e Shqipërisë. Dibrani i cili është me orgjinë nga Mitrovica dhe ka fituar një mandat në parlamentin e Suedisë, u bëri thirrje të rinjëve të punojnë dhe të kontribojnë në zhvilimin e qyteteve të tyre, duke theksuar se ata i kanë të gjitha mundësitë për të realizuar një të ardhme të shkëlqyer për veten dhe vendin e tyre. “ Ndihem super në këtë ambient këtu, energjia është fantastike. Ndihem shumë mirë, kur takoj të rinj të cilët duan të zhvillojnë vendin e tyre, duan të ecin përpara, kjo është e ardhmja e Shqipërisë. Jam këtu për të inkurajuar të rinjtë e LRI, për t’ju dhënë ide dhe nxitur për të vazhduar këtë rrugë që kanë nisur dhe për të ecur përpara. U them juve se kur Adnand Dibrani shkoi në Suedi si refugjat dhe në moshën 25-vjeçare u zgjodh deputet, ju të rinjtë mund të arrini shumë gjëra në Shqipëri dhe i keni të gjitha mundësitë të realizoni një të ardhme të shkëlqyer për veten dhe vendin tuaj. Mësoni prej njëri-tjetrit, gëzoni që jeni këtu, merrni këtë energji pozitive prej këtu dhe kur të ktheheni në qytetet tuaja punoni dhe kontribuoni për zhvillimin e qyteteve tuaja”, – deklaroi deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë, Adnan Dibrani gjatë fjalës së mbajtur para të rinjëve të LRI –së.Një ditë më parë, në një bashkëbisedim të hapur, të rinjtë e LRI – së, diskutuan me ministren e Integrimit Klajda Gjosha, Ambasadorin e Sllovakisë në Shqipëri, Milan Ciganik dhe deputeten Arta Dade për reformat dhe sfidat me të cilat po përballet Shqipëria, aspiratën për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe problematikat me të cilat po ndeshet Unioni.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here