Filmi “Cirku fluturues” i Fatos Berishës merr financim nga QKK e Shqipërisë

0
168

 

 

Bordi i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare ditë më parë ka vendosur për mbështetjen e projekteve filmike për vitin 2016. Bordi i QKK-së nga Shqipëria, me kryetar Dritan Huqin dhe anëtarët: Artur Dauti, Dionis Papadhimitri, Fatos Baxhaku, Ndriçim Xhepa dhe Stefan Çapaliku, ka vendosur që në mesin e tetë projekteve kinematografike të cilat ishin kualifikuar për konkurrim, ka vendosur që t’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë financimin e prodhimit të këtyre projekteve kinematografike: “Legjenda e bastunit”, me skenar nga Mihal Rama, Xhosli Rama dhe regji të Xhosli Rama; “Cirku fluturues”, me skenar dhe regji nga Fatos Berisha; “Burri i shtëpisë”, me skenar dhe regji nga Andamion Murataj dhe projektin kinematografik “Shtatë ditë”, me skenar të Genc Përmetit, dhe regji të Erion Bubullima dhe Genc Përmetit.

Ndërsa kërkesa e radhës nga ky komision, drejtuar kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë ishte financimi i promocionit të filmit artistik me metrazh të gjatë “Bota”, në konkurrimin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj- OSCAR 2016, nga European Film Promotion- EFP, në të cilën Qendra Kombëtare e Kinematografisë është anëtare.Skenaristi dhe regjisori Fatos Berisha, projekti i të cilit ka marr dritën e gjelbër për tu mbështetur nga QKK e Shqipërisë, për KultPlus tregon që ndihet shumë i lumtur me vendimin e bordit.

“Jam shumë i lumtur që projekti ynë filmik u përkrah nga QKK e Shqipërisë. Tani u hap mundësia që të aplikojmë për fonde edhe në Kroaci dhe Maqedoni ku kemi kooproducentë. E falënderojë Bordin e Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare për mbështetje dhe përgëzojë kryetarin Butka për vizionin e tij të hapjes dhe zhvillimit”, thotë Berisha.

Projektet filmike të cilat nuk kanë kaluar këtë vit janë: “Shtëpia e Portokalleve”, skenari dhe regjia Irvin Muçaj; “Tre luanë në Venecia”, skenari dhe regjia Jonid Jorgji; “Makthi”, skenari dhe regjia Xhovalin Delia; “Pacienti”, skenari Arben Shaka dhe regjia Lulzim Sula dhe “Legjenda e bastunit”, skenari Mihal Rama, Xhosli Rama, regjia Xhosli Rama.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here