TIFF ngre kokë, a do të ndiqen 100 filma?!

0
119

Programi si në garën e filmave të gjatë artistikë po ashtu edhe të shkurtër është me tituj si “Cash Only” nga Malik Bader, “Babai” i Visar Morinës, “Burrnesha” nga Laura Bispuri, “Xenia” nga Panos H. Koutras, “Banat, Il viaggio” nga Adriano Valerio, një sukses në Festivalin e Venecias, e shumë tituj të tjerë sugjestionues. Ndërkohë, një tribut i veçantë i kushtohet një prej personaliteteve të kinemasë italiane dhe botërore, siç është Pier Paolo Pasolini në “Pasolini Day”.

 

TIFF pastrim gjithe fjalet

 

 

 

Ka njohur këto dy-tri vite të fundit lulëzim dhe jo më ankesa të përhershme Festivali Internacional i Filmit që mbahet në Tiranë ose njohur si TIFF. Organizatorët, dikur Ilir Butka, Agron Domi dhe Genci Përmeti, tani janë bërë dy, duke përjashtuar Butkën në detyrën e drejtorit të qendrës së filmit, që si duket u ka dhënë edhe mundësinë e mohuar qoftë nga QKK ashtu dhe nga Ministria e Kulturës për TIFF.

Në fakt, ky organizim gati pati shpallur “falimentin” pak vite më parë, kur në SHQUP, sot seli e politikës blu, spektatorët që e ndiqnin festivalin përfunduan me gishta, ku në paradoks as vetë organizatorët nuk gjendeshin aty.

Por një ngjarje që i duhet Tiranës TIFF është i pari “produksion” kulturor që angazhoi industrinë e rëndë të kulturës siç është filmi. Nisur si event me metrazhet e shkurtra, sot TIFF është shndërruar në një arenë artistike edhe të dokumentit, por dhe filmit artistik me metrazh të gjatë. Edicioni i sivjetëm është i 13-ti dhe nga njoftimi për shtyp, prej 4200 aplikimesh shifra e vendeve që do të përfaqësojnë janë përzgjedhur 110 vende.

Programi si në garën e filmave të gjatë artistikë po ashtu edhe të shkurtër është me tituj si “Cash Only” nga Malik Bader, “Babai” i Visar Morinës, “Burrnesha” nga Laura Bispuri, “Xenia” nga Panos H. Koutras, “Banat, Il viaggio” nga Adriano Valerio, një sukses në Festivalin e Venecias etj. Ndërkohë, një tribut i veçantë i kushtohet një prej personaliteteve të kinemasë italiane dhe botërore, siç është Pier Paolo Pasolini në “Pasolini Day”.

TIFF mbetet ngjarja që tërheq vëmendjen kritike, por edhe të kinemasë vendase, si e vetmja që njeh në mënyrë modeste konkurrencën dhe tregun jashtë kufinjve. Ligji i miratuar në kohën kur ministër Kulture ishte Rama, si duket dha hapësira të mjaftueshme për ta shkëputur këtë industri nga centralizimi i pushtetit që mblidhte Ministria e Kulturës. Klasifikuar në një qendër më vete, kinematografia ka marrë buxhet të drejtpërdrejtë nga qeveria, por gjithmonë e anashkaluar për nga shifrat modeste në krahasim me koston e një produksioni filmik. Kjo ka qenë gjithnjë handikapi mes kineastëve dhe këtij “kujdesi” në strategjinë kulturore të politikës shqiptare në gjithë këto vite. Por, pavarësisht kësaj për kineastët burimi i financimit i ka shtyre të jenë më të konkurrueshëm, dhe në një garë pothuaj të barabartë nga shkon sot industria filmike. Një histori fatale ka shoqëruar këtë “projekt” politik, ku vetë kineastët janë bërë abuzuesit dhe spekulantët e shifrave me mijëra e qindra eurove duke mos u ndjerë aspak të detyruar të rikthehen përqindjet e tyre sërish në arkën e shtetit. Ndonëse kjo është e bardhë mbi të zezë me ligj. Gjithë drejtuesit që janë vënë në krye të QKK-së nuk e kanë parë këtë si detyrim ligjor, për të cilën ende nuk është bërë asnjë hesap financiar.

Megjithatë arsyeja pse dalin këto tani, lidhen pikërisht edhe me buxhetin që është ndarë për TIFF, që ndoshta mund të ishte një rast për t’u mbështetur financiarisht ose së paku për të marrë një status ashtu sikurse ka veprimtari po aq të rëndësishme në vend, që e kanë domosdoshmëri garancinë shtetërore për të siguruar vazhdimësinë.

Përvojat nuk shkojnë larg, kur edicione të tilla kalojnë edhe të 30-at, apo 40-at duke u mbështetur nga shteti. Këtë vit, shirat e vjeshtës janë parë si bereqet nga qeveritarët e sotëm, që si duket edhe për TIFF mban të njëjtin motiv. Organizatorët kanë shpallur dje listën e filmave konkurrente në tre edicione, duke e pritur me patetizëm mediatik dhe entuziazëm hyrjen në edicionin e 13-të.

Re. Ku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here