I vdes djali 22 muajsh në veturë, përderisa shkëmbente mesazhe erotike me të miturën

0
171

Justin Ross Harris kishte harruar djalin e tij në makinë përderisa shkëmbente mesazhe erotike me të dashurën.

Ngjarja ka nodhur në Gjeorgji

Fillimisht u cilësua si një aksident tragjik, por hetuesit gjetën prova të tjera rreth vdekjes së vogëlushit, shkruan tvklan.al. “Provat tregojë se kjo ishte vdekja më e keqe e paimagjinueshme për një fëmijë,” tha ndihmës prokurori i qarkut Chuck Boring, në nisjen e procedurave gjyqësore të hënën.

Temperatura brenda makinës dyshohet të ketë arritur në 120 gradë, sipas ekspertizës mjekësore. Cooper u gjet i vdekur tetë orë pasi babai i tij e la në makinë. Prokuroria tha se Harris e dinte se djali i tij ishte në makinë. Dhe nga provat e mbledhura thuhet se 35-vjeçari bënte një jetë të dyfishtë.

Në atë kohë kishte lidhje me femra të ndryshme dhe kjo u vërtetua edhe në mesazhet e shkëmbyera në telefon. Në një nga mesazhet që Harris kishte shkëmbyer, thoshte se ai ishte i pakënaqur me martesën e tij. Ditën kur djali gjeti vdekjen në makinë, Harris kishte kaluar kohën duke shkëmbyer mesazhe me një vajzë të mitur, 16 vjeç

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here