Deputeti/Ja kur do të protestojë opozita, në protestën më të madhe kombëtare!

0
93

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se vendi ndodhet në emergjencë kombëtare. Vasili tha se shqiptarët e shikojnë të ardhmen vetëm jashtë vendit dhe protesta e studentëve evidenton regjimin që qeveris sot.


“Protesta e studentëve evidentoi regjimin injorant që qeveris sot. Kryeministri frikshmërisht injorant dhe i paditur sfidohet nga një brez i ri. Fatet e Shqipërisë janë më të rëndësishme se fatet politike. Shqipëria është në emergjencë kombëtare. Jemi në emergjencë politike, ekonomike dhe shoqërore. Kemi emigracionin më të madh. Shqiptarët e shikojnë të ardhmen vetëm jashtë vendit. Kemi emigracionin më të madh për të miturit nga 7-14 vjeç në Evropë”- tha Vasili.

I pyetur se kur do protestojë opozita ne shesh ndaj kësaj qeverie, deputeti i LSI u shpreh se ajo mund të shpërthejë nga çasti në çast.

“Protesta e opozitës ka të bëjë me atë që quhet protesta e madhe në shesh dhe nuk ka munguar. Ajo mund të shpërthejë nga çasti në çast, por është krijuar një raport për t’u lënë hapësirë studentëve. Opozita proteston çdo ditë, pasi është në mbështetje të qytetarëve. Banorët e Astirit kanë mbështetjen tonë. Do ketë edhe një kulm që do vijë e natyrshme, pasi kjo qeveri e shurdhër do përballet me një reagim të rreptë dhe të ashpër. Ka një sinkron me PD për sfidat. PD-LSI është në front të sinkronizuar për të mbrojtur çështjet parimore”- tha Vasili, raporton BalkanWeb.

Sa i përket zgjedhjeve lokale të qershorit, Vasili tha se: “Përgatitjet për zgjedhjet lokale janë të lehta dhe të natyrshme. Por për ne problemi madhor është përballja me qeverisjen e krimit në ditët e sotme. Fronti opozitar do reflektohet në zgjedhjet lokale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here