Islami: Ilir, Damian, Saimir, jepni dorëheqjen, s’po ju mbron dot më PS. Beqaj: Profesor, nuk iki

0
143

kastriot-islami

 

Deputeti demokrat, Kastriot Islami, u bëri thirrje dje nga Parlamenti tre ministrave socialistë të qeverisë “Rama”, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe Ilir Beqaj, që të japin dorëheqjen. Sipas Islamit, tashmë edhe në PS flitet se këta tre ministra nuk i mbrojnë dot më. “Duhet bërë një hetim ndërkombëtar nga dita e parë që ka ardhur CEZ. Nëse na duket vetja të mençur dhe japim argumente pse s’duhet ta bëjmë këtë, të jemi të sigurt që më shumë njerëz do ikin në Gjermani. Raporti i KLSH-së s’është thjesht një çështje ligjore, por një çështje e problemeve të brendshme që kanë dy faktorët e mazhorancës. Ilir i dashur, Saimir, Damian, jepni dorëheqjen, sepse unë takoj shumë veta edhe nga grupi i PS-së dhe thonë ne s’i mbrojmë dot më këta… se thonë do vijë në trup gjyqësor që ju do bëheni viktimë… ju mban, ju nxit Kryeministri”, – tha ai në fjalën e tij të shkurtër në seancë. Por ndaj kësaj thirrjeje nuk ka munguar replika e një prej ministrave të përmendur nga Islami, ai i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili bëri të ditur se nuk do të japë dorëheqjen. “Profesor, do vazhdosh të bashkëjetosh me keqardhjen tënde, s’do ta jap dorëheqjen. E kam thënë dje, jam sot edhe më i bindur se dje, se reformat e domosdoshme do kenë kosto dhe sulme nga të gjitha llojet, e kam ditur këtë gjë që kur fillova reformën e barnave. Kam marrë përsipër një mision dhe jam betuar për të zbatuar një program”. Në fund të këtij debati nuk mungoi kundërpërgjigjja e deputetit demokrat, i cili pohoi: “Do dëshiroja edhe një herë tjetër që të bashkëjetoja me keqardhjen”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here