Genc Gjokutaj, avokati i liderit të opozitës Sali Berisha, shpjegoi sot se masa e sigurimit nuk afekton përfaqësimin e z. Berisha në Kuvend, sepse mandatin e z. Berisha e cenon vetëm një vendim i formës së prerë.
Nw njw intervistw në SYRI TV Gjokutaj ka sjellë në vëmendje në emisionin e mëngjesit, Kafe Shqeto, një rast të njohur në parlamentin e Shqipërisë: “Kur ka ardhur puna e votimit të Reformës në Drejtësi dhe disa votime të tjera, deputetë si Armando Prenga dhe Mark Frroku janë marrë jo nga shtëpia, po janë marrë nga burgu dhe janë shpënë në seancë, kanë votuar e janë kthyer”, theksoi ai.
Pyetjes së moderatorit Flavio Qarri, se çfarë pritet të ndodhë në seancat e radhës apo me vazhdimësinë e mandatit të deputetit Sali Berisha, juristi i njohur iu përgjigj:
Av. Gjokutaj: Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet ligjore, sepse kundër çdo akti që ndërmerr SPAK apo dhe Kuvendi nesër apo çdo organ administrativ, do të ndjekim rrugën ligjore të kontestimit sepse një nga detyrat parësore që kemi dhe duhet të ketë një mbrojtje, është që të kontestojë dhe të vërë në shinat ligjore procesin, të kontestojë çdo arbitraritet shkeljeje ligji me qëllim që të dokumentojë shkeljen.
Siç dihet, drejtësia është një shkencë jo ekzakte; ajo ka shkallët e saj të gjykimit deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, por duke mos i shteruar të gjitha këto kontestime, paligjshmëri të bëra ndaj deputetit dhe liderit të opozitës Sali Berisha, sigurisht që shumë pretendime tonat nesër mund të bien në dekadencë.
Kështu që, të pangritura, të papretenduara, ato nuk mund të gjykohen më tutje në gjykatat e mëpastajme; ky është thelbi. Se ç’do të ndodhë, 6-muajshi i “mungesës pa arsye”…Unë mendoj se mungesa e z. Berisha është jo me arsye, por është e justifikuar në bazë të atij vendimi antikushtetues dhe antiligjor, por gjithsesi, edhe po marrim në këtë formë, kështu siç paraqitet, unë do t’ju thosha që masa e sigurimit nuk afekton përfaqësimin e z. Berisha në Kuvend, sepse mandatin e z. Berisha e cenon vetëm një vendim i formës së prerë.
Pra, mungesa e arsyes, mospjesëmarrja për 6 muaj, në rastin konkret bie, jo vetëm se është e parashikuar në ligj, po se ka dhe një praktikë kuvendare nëse e dini.
Kur ka ardhur puna e votimit të Reformës në Drejtësi dhe disa votime të tjera, deputetë si Armando Prenga dhe Mark Frroku janë marrë jo nga shtëpia, po janë marrë nga burgu dhe janë shpënë në seancë, kanë votuar e janë kthyer.
Kështu ky është ligji, është praktika, kjo është jurisprudenca e Gjykatës Evroppiane të të Drejtave të Njeriut. Rasti turk është rast klasik analog si për zotin Berisha, bile ai është një lider opozite, atje në Turqi ka ndodhur e njëjta gjë.
Pra nuk mund t’i ndërpritet ushtrimi i mandatit sepse ai nuk ka lidhje. Ushtrimi i mandatit nuk mund të ndërpritet nga një prezumim pafajësie deri në dhënien e një vendimi të formës së prerë për një krim siç edhe Kushtetuta jonë e parashikon, sepse këto janë të ndërhuthurura me njera tjetrën”.