Ankandi / Një foto e rrallë e banditit të famshëm Billy the Kid shitet 5 milionë dollarë

0
114

per fq.12Një foto shumë e rrallë e banditit të famshëm amerikan Billy the Kid, e blerë vetëm dy dollarë në një treg me mallra të përdorur, u nxorr në ankand nga një kompani numizmatike (që merrt me studimin e monedhave dhe medaljeve antike) në San Francisko, të cilës iu desh një vit që të vërtetonte autenticitetin. Bëhet fjalë për foton e dytë të vërtetuar si autentike të gangsterit, me emrin e vërtetë Henry McCarty. Kjo foto u shit në ankand për vlerën e pesë milionë dollarëve. “Në këtë foto shihet banditi i ri që pozon gjatë një loje hokej në bar në Nju Meksiko në vitin 1878, me anëtarë të bandës së tij që quhej Lincoln County Regulators”, sipas “Kagin’s”, një kompani numizmatike që shet objekte të periudhës së Uestit amerikan. “Fotoja tjetër e Billy the Kid, që i është vërtetuar autenticiteti, është një portret i tij i bërë në vitin 1880 dhe që u shit në vitin 2010 për vlerën e 2,3 milionë dollarëve”, thekson Kagin’s në faqen e saj të internetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here