Udhëzimi që delegjitimon profesionin e mësuesit

3
219

Në thellim të procesit të paligjshmërisë në fushën e arsimit, goditja më e rëndë është udhëzimi i fundit me numër 38 që mban si gjithmonë firmën dhe vulën e ish-mësueses, Nikolla. Udhëzimi i ri i dalë si një detyrim i ndryshimeve në ligj, jetësoi dyshimin dhe shqetësimin e ngritur që në krye të herës se profesioni i mësuesit po politizohej në mënyrë të tejskajshme dhe se tashmë mësuesi është peng i një sistemi të ndërlikuar që e heq dhe e vendos në punë, në përputhje me tekat e drejtuesve të arsimit meruar prej mazhorancës politike që drejton vendin.

Cilat janë të metat serioze të këtij udhëzimi

Që në kreun e parë pika 1, udhëzimi qartëson: “Procedurat për emërimin dhe largimin nga puna të mësuesit, administrohen nga drejtoritë arsimore, institucionet arsimore e përfaqësues të prindërve…….”. Po t’i rikthehemi fjalimit të kryeministrit një vit më parë, ky i fundit me gishtin e drejtuar kërcënueshëm dhe duke përplasur grushtin në podium thërriste: “Drejtori i njësisë arsimore vendore nuk ka punë më me emërimin e mësuesve”. Tani ai ka punë që ç’ke me të. Të thuash fjalë të përgjithshme se njësia arsimore vendore është thjesht një administruese është e procesin të konkurrimit, është tjetër gjë dhe të legjitimosh njësinë arsimore vendore, si vendimmarrëse në ngritjen e komisionit, vlerësimin e dosjeve, renditjen e kandidatëve, monitorimin e të gjitha emërimeve, e bën praktikisht këtë institucion, e konkretisht drejtuesin e saj punëdhënësin kryesor. Këtë e qartëson fare mirë kreu 5 “Ngritja e komisionit të vlerësimit dhe përgjegjësitë e tij”. Që në pikën e parë të këtij kreu, kuptohet qartësisht roli dhe fuqia që ka drejtuesi i njësisë arsimore vendore: “Për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të kandidatëve për mësues për të tri fazat, drejtuesi i njësisë arsimore vendore, krijon Komisionin e vlerësimit”. Komisioni sipas këtij udhëzimi ka në përbërje tetë anëtarë, “Një përfaqësues të njësisë arsimore vendore që mbulon çështjet e kurrikulës (kryetar), katër mësues me kualifikimin “Mjeshtër”, dy përfaqësues të prindërve të zgjedhur mes kryetarëve të këshillave të prindërve, një punonjës social nga e njëjta njësi arsimore vendore”. Siç edhe duket qartë, drejtori i njësisë vendore, zgjedh në krye të komisionit për vlerësimin e aplikimit të kandidatëve për mësues, një vartës të tij. Komisioni është i detyruar të marri çdo vendim me konsensus, pasi numri tetë i anëtarëve, nuk lejon marrjen e vendimeve me shumicë. Fuqia e drejtorit të njësisë arsimore vendore, nuk ndalet këtu. Pika 3 e kreut 5 të udhëzimit saktëson: “Komisioni asistohet nga grupe teknike të përcaktuar me urdhër të drejtorit të njësisë vendore, sipas kërkesës së komisionit”. Se sa anëtarë do të ketë grupi teknik, sa është mandati tyre, a ka rol në vendimmarrjen e komisionit, etj. këtë e vendos dhe e vulos drejtori i njësisë vendore. E rëndësishme është që këto punë i di drejtori i njësisë vendore dhe askush tjetër. Në rastin se ndonjë kandidat është i pakënaqur dhe do të ankimojë vendim e marrë për të, duhet të falet përsëri tek drejtori i njësisë arsimore vendore. Në pikën 4 të kreut 6, sanksionohet: “Ankimimet shqyrtohen nga drejtuesi i njësisë vendore, në bashkëpunim me komisionin përkatës brenda tri ditëve”. Pra drejtori i njësisë arsimore vendore, ngre komisionin e vlerësimit të kandidatit, drejton tërësisht procesin e konkurrimit të kandidatit, merr në shqyrtim ankimet, që mund të kenë kandidatët që konkurrojnë për një vend punë.

E cili është roli i drejtorit të shkollës që sipas pikës 1 të ligjit 69/2012 si dhe pikës 2 të udhëzimit nr. 38, duhet të emërojë mësuesin?

Drejtori i institucionit arsimor nuk e emëron mësuesin që do të punojë në institucionin që ai drejton. Drejtori merr rolin e një noteri, i cili në këtë rast, vetëm firmos një vendim të marrë nga të tjerë. Kjo firmë e drejtorit është thjesht nj një firmë që i imponohet. Vlerësimi me pikë sipas dosjes së çdo kandidati, pikët e fituara në testimin e paligjshëm “Mësues për Shqipërinë”, alias “Mësues për Partinë”, renditja dhe zgjedhja e vendit të punës prej kandidatit për mësues, janë të gjitha procedura në të cilat drejtori i institucionit shkollor, as merr pjesë e as nuk e pyet kush. Edhe kur firmos ardhjen e një mësuesi në shkollën e tij, drejtori nuk as një fuqi ekzekutive të vendosi mbi fatin e këtij mësuesi. Mësuesi sipas udhëzimit kalon një periudhë prove një vjeçare dhe më pas është vendimi i këshillit të prindërve dhe komisionit të shërbimit psiko-social që vendos nëse një mësues do të vazhdoj të punoj në atë shkollë ose jo. Nëse vetëm njëra prej këtyre organizmave të mos pranojë emërimin, drejtori nuk e emëron përfundimisht. Çdo të ndodhë sikur vetë drejtori të mos e çmojë për ta emëruar përfundimisht një mësues, megjithëse të dy organizmat e pranojnë? As që bëhet fjalë në këtë udhëzim kjo mundësi. Megjithëse drejtori është përgjegjës zyrtar për cilësinë e shërbimit që institucioni u ofron nxënësve dhe megjithëse mësuesit janë aktorët kryesorë të cilësisë së këtij shërbimi, drejtori është lënë krejtësisht jashtë për emërimet e reja në institucionin e tij.

Kur bëhet fjalë për pezullimin ose largimin e mësuesit nga puna, këmborën ja varin në qafë drejtorit. Në këtë rast drejtori nuk pyet askënd dhe e largon mësuesin edhe për shkaqe thjesht subjektive. Mjafton të mos i ofrojë ngarkesë mësimore dhe e hedh në rrugë mësuesin, pa pyetur Këshillin e prindërve, bordin e shkollën, këshillin e mësuesve, komisionin e shërbimit social etj. Me pak fjalë drejtori i institucionit është mburoja që duhet të përballojë çdo pakënaqësi në rast të largimit të një mësuesi, por që nuk ka asnjë instrument administrativ apo ligjor, të ofrojë në shkollën që drejton një mësues që ai e vlerëson se i bën më mirë punën.

Pse u hoq dorë nga variant i mëparshëm i Ligjit të Arsimit Parauniversitar, sipas të cilit ishte drejtori që vendoste për emërimin pasi një komision i propozonte dy kandidatët me pikët më të larta?

Kjo ka një përgjigje shumë të thjeshtë: Formulimi i mëparshëm i nenit 60 të ligjit 69/2012, nuk i linte dorë të lirë drejtuesit të njësisë arsimore vendore. Për pasojë drejtori i njësisë arsimore vendore, nuk mund të arrijë të përmbushë kërkesat e ardhura me listë nga partitë politike që qeverisin, për emërimin e mësuesit. “Në institucionin arsimor publik, për një vend të lirë pune, mësuesi emërohet nga drejtori i institucionit me konkurrim të hapur, pas propozimit të kandidaturave të komisionit për vlerësimin. Komisioni ka në përbërje të tij një përfaqësues nga njësia arsimore vendore, kryetarin e bordit të institucionit, kryetarin e këshillit të prindërve të institucionit dhe dy mësues që zgjidhen nga këshilli i mësuesve në atë institucion. Një nga mësuesit me përvojën më të gjatë në atë institucion drejton komisionin e vlerësimit. Procedurat e vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit”. Në këtë mënyrë ishte përcaktuar që të zgjidhej mësuesi. Me udhëzimin nr. 38, komisioni nuk drejtohet nga mësuesi më i vjetër, por nga i emëruari prej drejtorit të njësisë vendore. Me udhëzimin e ri, bordi i prindërve të institucionit shkollor, as që nuk pyetet për asgjë. Me shumë gjasa, ky organizëm do të suprimohet. Bordi i shkollës, i cili ka një rëndësi të veçantë, kudo në botën e qytetëruar dhe që është organizmi më jetësor në ndihmë të shkollës, shpërfillet në mënyrë arrogante prej këtij udhëzimi. Një tjetër pyetje është: Po përse gjithë kjo koklavitje për zgjedhjen e mësuesit, ndërsa nuk ka ndryshuar asgjë në procedurën e zgjedhjes së drejtorit të institucionit arsimor? “Drejtori i institucionit arsimor publik emërohet nga titullari i njësisë arsimore vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëve që vlerësohen me konkurrim të hapur nga komisioni i vlerësimit. Komisioni përbëhet nga një përfaqësues i njësisë bazë të qeverisjes vendore, kryetari i bordit të institucionit, kryetari i këshillit të prindërve të institucionit dhe dy mësues të institucionit arsimor të zgjedhur nga këshilli i mësuesve. Njëri prej dy mësuesve, me përvojën më të gjatë në atë institucion arsimor, drejton komisionin e vlerësimit. Procedurat për emërimin dhe/ose shkarkimin e drejtorit të institucionit përcaktohen me udhëzim të ministrit”.

Edhe kjo ka një përgjigje të thjeshtë. Kjo procedurë e ligjit është zbatuar me pikatore, sepse në shumicë drejtuesit e shkollave janë të komanduar. Këta drejtues të komanduar të institucioneve shkollore do t’u jepet tagri të heqin nga puna mësuesit, pas një viti prove, ndonëse e kanë fituar vendin e punës me konkurs. Përpara këtij fakti ka vetëm një rrugë: Sindikata së bashku më mësuesit t’i kundërvihet këtij udhëzimi, për të kthyer ligjshmërinë dhe dinjitetin e mësuesit. Në të kundërt, profesioni i mësuesit do të delegjitimohet, siç nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

Dr. Ndriçim Mehmeti

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Sido qe te jene udhezimet apo cfaredo qofte , prape figura e mesuesit tek ne do te denigrohet zoteri. edhe ne rastin e pare dhe ne ate te dytin ligji nuk eshte zbatuar , por sa vjen dhe eshte politizuar. per sa kohe qe mesues u bene te gjithe keta te fabrikuarit e part time , asnjehere ska per te patur drejtesi ne vendosjen e mesuesit. Po cmesues me pervoje pune do te vleresojne nje mesues qe me urdhrin e ministres dolen jashte profili kur keta jane mesues shumica me 20-30 vite pune dhe ne profile mezi gjen mesues ne shkolla deri ne 10 vite pune . Perfundimisht arsimi ka marre tatepjeten dhe me ngjan se askush ska per ta ngritur. jo qe spo rilind , po po vdes perjete.

  2. Udhezimi i fundit i ministres i dates 6 tetor 2015 m,bron drejtuesit politike te emeruar ne kundershtim me ligjin duke cituar” se nese keta japin doreheqjen vullnetare emerohen mesues definitiv menjeher”. Me kete duan te qetesojne drejtuesit politike te emeruar ne keto 3 vjet se edhe po te largohet kjo qeverisje ju ngeleni drejtues. GENJESHTER. Kushdo qeveri qe vjen nxjer udhezimet e saj dhe hedh poshte cdo vendim te qeverisjes se mepareshme. Ky udhezim dhe militarizimi politik socialosto-komunist ka bere qe mesuesit me te mire te mbetur ende 3-5% ne totalin e mesuesve me titull mjeshter po lihen me pak ore mesimore qe vitin qe vjen te ngelen pa pune. DAR/ZA po emerojne mesues pa asnje vit pervoje pune dhe nderkohe po lene pa rroge mesuesit me te mire duke i vene tritolin arsimit. Kuptohet se ketyre te rinjve ju marin leke dhe korupsioni eshte me i madh se kure, pasi mesuesit e vjeter nuk ju japin leke. TURP Edi RAMA, turp na mashtrove dhe po na le femijet budallenj me mesues te paafte por mjafton qe ti kesh manjate politike. Mos haro se qeverisja jote ka rene de fakto de jure nuk i mbush 9 muaj se zgjedhjet e parakoheshme jane domosdoshmeri jetike per kete popull qe e masakrove ne keto 3 vjet rilindje felliqeise. Arsimi eshte shtylla e kombit por TI I VURE TRITOLIN E DUKET QE POPULLI TASHME TE TE VERET TY TRITOLIN

  3. Ne na duhet te dime se cfare alternative na jep opozita, si do ti mbroje te gjithe keta mesues me mbi 20 vite pune qe kushdo qeveri qe te vije t’i trajtoje si misionare te arsimit , madje tu kerkoje falje per daljen e padrejte qe i beri nga sistemi. Kesaj i thone reforme ne arsim dhe jo nje pacavure te cilen nuk di se si ta rregulloje tashme. e dashura jone mi nistre dhe ekipi me i paafte qe ka ndertuar ne ate kabinet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here