Kontrata / Pensionet vullnetare, kush mund të përfshihet në fond

0
166

 

pensioniste ne radheÇdo individ mund të bëhet anëtar në një fond pensioni, vetëm pasi të ketë lidhur një kontratë fondi pensioni me shoqërinë administruese. Përpara nënshkrimit të kontratës së fondit të pensionit, shoqëria administruese duhet të sigurohet se individi, i cili dëshiron të bëhet anëtar, e ka kuptuar që ky është investimi i duhur dhe është i informuar hollësisht për risqet, që lidhen me investimin në fondin e pensionit dhe se risku i agjencisë, risku i kredisë, risku i tregut dhe çdo risk tjetër, që shoqëron investimin në fondin e pensionit, është shpjeguar qartë. Asetet e anëtarit në një fond pensioni përbëhen nga kontributet në para, të bëra në emër dhe për llogari të anëtarit dhe nga kthimi i investimit të bërë me këto kontribute, pas zbatimit të zbritjeve të nevojshme, sipas dispozitave të këtij ligji. Nëse anëtari, përkohësisht ose përgjithmonë, pushon së kontribuuari në fondin e pensionit, ai mbetet anëtar në fondin e pensionit dhe ka të njëjtat të drejta si anëtarët e tjerë të fondit të pensionit. Grupi i aseteve të fondit të pensionit është në pronësi vetëm të anëtarëve të fondit.

 

Fondi i pensionit

Fondi i pensionit është një grup asetesh, i krijuar në bazë kontrate dhe pa personalitet juridik, i përbërë nga kontributet dhe investimi i tyre, pasi janë zbritur të gjitha tarifat. Fondi i pensionit zotërohet bashkërisht nga disa persona, në pronësi të ndarë dhe ku pjesët e pronësisë përfaqësohen nga kuota në fondin e pensionit. Çdo kuotë përfaqëson pronësinë e pjesës përpjesëtimore të aseteve, të cilat ndodhen në fondin e pensionit. Administrimi i fondit të pensionit kryhet nga shoqëria administruese në bazë të kontratës së lidhur me anëtarët e fondit dhe synon rritjen e aseteve të këtyre të fundit. Investimi i fondit të pensionit bëhet në përputhje me dispozitat e kontratës së fondit të pensionit. Kur asetet e fondit të pensionit janë të lidhura me të drejta dhe detyrime të tilla, si e drejta e votës, shoqëria administruese përfaqëson të drejtat dhe detyrimet, që rrjedhin nga këto asete, përpara palëve të treta. Shoqëria administruese, gjatë ushtrimit të së drejtës së votës apo të të drejtave të tjera, që lidhen me asetet e fondit të pensionit, udhëhiqet vetëm dhe ekskluzivisht nga interesi më i mirë i anëtarëve të fondit të pensionit. Emri i fondit të pensionit përmban fjalët “Fond i pensionit vullnetar” dhe asnjë person ose subjekt tjetër, përveçse një fond i pensionit vullnetar, i miratuar nga autoriteti për të përdorur këtë emër, nuk mund ta përdorë këtë emër ose ndonjë terminologji tjetër, që e bën një individ të besojë se ky është fondi i pensionit vullnetar.

 

Kontrata

Kontrata e fondit të pensionit përfshin ose përshkruan me hollësi:

strategjinë e investimeve, që do të zbatohet për fondin e pensionit, që përfshin një listë asetesh, ku mund të investohet ky fond.

Të gjitha tarifat, shpërblimet dhe çdo lloj të ardhure që merret nga fondi i pensionit dhe i transferohet shoqërisë administruese, depozitarit dhe çdo personi tjetër, përfshirë një listë të plotë të kostove të tjera, që do të mbulohen nga asetet e fondit të pensionit dhe mënyrat e përllogaritjes së tarifave, shpërblimeve dhe të ardhurave.

Kushtet dhe procedurat për anëtarësimin, pezullimin e anëtarësimit, transferimin në një fond tjetër pensioni, tërheqjen nga fondi i pensionit dhe mënyrën e pagesës pas daljes në pension. Kontrata duhet të përfshijë një përshkrim të procedurës së zbatueshme për transferimin e aseteve në një fond pensioni, kur shihet e përshtatshme.

Të drejtat dhe detyrimet e anëtarit të fondit të pensionit, përfshirë madhësinë, mënyrat e pagesës së kontributeve në fondin e pensionit, procedurat e pagesave të të ardhurave të pensionit dhe moshën e caktuar për përfitimin e pensionit.

Rregullat për të llogaritur vlerën neto të aseteve të fondit të pensionit, përfshirë detyrimet e shoqërisë administruese për të raportuar tek anëtarët e fondit të pensionit të vlerës neto të aseteve të kursimeve të tyre në fondin e pensionit.

Detyrimin e shoqërisë administruese për të raportuar tek anëtarët e fondit të pensionit për mbarëvajtjen e fondit të pensionit dhe detyrimin për të njoftuar anëtarët e fondit të pensionit për çështje të tjera.

Procedurën e konvertimit të kontributeve të pensionit në kuota, rregullat për përllogaritjen e kuotave në përpjesëtim me shumën në llogarinë e anëtarëve të fondit të pensionit dhe për konvertimin e kuotave në para e për pagesën e parave anëtarëve të fondit të pensionit; ë) kushtet dhe procedurat për lidhjen, ndryshimin dhe përfundimin e kontratës së fondit të pensionit, ndërmjet anëtarëve të fondit të pensionit dhe shoqërisë administruese.

Të drejtat e anëtarëve të fondit të pensionit për të kërkuar transferimin e aseteve të tyre nga një fond në një tjetër, të administruar nga e njëjta shoqëri administruese apo nga një shoqëri tjetër administruese dhe procedurën për këtë transferim, përfshirë edhe kostot e lidhura me të.

Përshkrimin e kontratës ndërmjet shoqërisë administruese dhe depozitarit, përfshirë të drejtat e anëtarëve, sipas kësaj kontrate dhe një deklaratë, e cila të tregojë se depozitari është dhe do të vazhdojë të mbetet tërësisht i pavarur nga shoqëria administruese dhe nga çdo palë tjetër, që ka lidhje me shoqërinë administruese.

Procedurën për amendimin e kontratës të fondit të pensionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here