Aleati i PD-së / Shehi: PD të paraqesë teza, ka ende dyshime për kryetarin. Analiza e humbjes fillon nga sipër

0
114

 

Flet Dashamir ShehiAleati i PD-së, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, deklaroi dje se krahas problemeve të shumta që ka mazhoranca qeverisëse edhe situata në kampin opozitar nuk është ajo e duhura. Sipas tij, demokratët nuk duhet të presin gabimin e radhës të qeverisë për të përfituar, por duhet të dalin para shqiptarëve me një platformë. “Ne po humbim kohën kot pa u propozuar shqiptarëve, pa u ngrit shpresën, duke pritur që çdo gjë të vijë nga gabimet e kundërshtarit tonë. Do të vijë nga gabimet e kundërshtarit, por do kohë kjo punë. Në qoftë se duam ta përshpejtojmë procesin, t’i japim një nxitim politik, në qoftë se do të qëndronte kjo fjalë që është e fizikës, unë them që duhet të ofrojmë teza të tjera përveç kësaj”, – tha ai në një intervistë për ora-neës. Më tej Shehi tha se brenda të djathtës ka akoma dyshime për drejtuesin real. “Kush do të jetë kryetari real me të gjitha të drejtat e plota, kush do ta tërheqë këtë karrocë. Duhet ti mbyllim temat, debatet, të gjithë hipotezat brenda partisë. Këto janë tema të mëdha dhe mbi këto teza, hajde të ngremë teza politike”, – theksoi ai. Ndërkohë sa i përket mundësisë së kreut të PD-së për të ofruar teza, kreu i LZHK-së tha se rëndësi parësore kanë njerëzit që mblidhen pranë kryetarit. “Ky lidership që është sot është i gatshëm, me pak sforco. Në qoftë se mendon të mbledhë idetë dhe njerëzit që çojnë përpara opozitën shqiptare dhe jo idetë dhe njerëzit që forcojnë kryetarët. Këtu secili merr nga mbrapa grupin e vet të besnikëve, jo grupin e burrave të shtetit, të ndershëm, të zotë. Dhe prandaj defekton politika, prandaj rrëshqet këtu nga të gjitha palët. Nga i riu i sotëm i PD dhe nga i vjetri deri dje. Siç e njëjta gjë ndodh nga e majta”. Po ashtu Shehi komentoi edhe analizën e PD-së për humbjen e zgjedhjeve ku, sipas tij, çdo gjë duhet të nisë nga qendra dhe jo nga baza. “Analiza fillon gjithnjë nga sipër, mbaroi kjo punë. Në qoftë se kemi humbur zgjedhjet, përgjegjësitë janë sipër, këtu tek kjo LZHK-ja ime fillon nga unë. Unë gjykoj që PD përtej lodhjes dhe stërmundimit të kohë me gjet se kush është fajtori në një cep fshati andej, bën mirë të përmirësojë tezat e mëdha politike që na çojnë përpara. Këto janë gjërat e mëdha në politikë. Tani duhet me gjet se kush i ka humbur zgjedhjet në Delvinë. Ç’rëndësi ka kjo punë? Ne i humbëm mes Tiranës”, – pohoi Dashamir Shehi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here