Ngushëllime nga Kosova dhe Shqipëria për Turqisë në këto ditë të vështira

0
130

 

 

Reagime dhe mesazhe ngushëlluese për ngjarjen që tronditi Turqinë ka pasur dhe nga Kosova e Shqipëria. Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentit te Turqisë Recep Tayyip Erdogan në lidhje me sulmin në Ankara, në të cilin humbën jetën dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën. “Në emër të institucioneve të Kosovës të qytetarëve të saj dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura të njerëzve të pafajshëm, familjarëve të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Turqisë, si dhe shërim të shpejtë të të gjithë të plagosurve”, – tha Jahjaga. Institucionet e Kosovës dënojnë rëndë këtë akt terrorist dhe qëndrojnë pranë popullit turk në këto orë të rënda për ta. Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, shprehu ngushëllimet e tij me të sinqerta autoriteteve turke dhe familjeve të viktimave të aktit terrorist të ndodhur në Ankara. Sipas tij, ky akt i shëmtuar që godet njerëz të pafajshëm duhet të na rrisë edhe më shumë ndjenjën e solidaritetit dhe të na bashkojë në përpjekjet dhe luftën kundër së keqes. “Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë gjithnjë pranë popullit turk me të cilin kemi lidhje të ngushta historike dhe veçanërisht në këto momente të vështira”, – pohoi ai. Edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, që u prekën nga sulmet terroriste në Ankara. Basha nënvizon se në këto momente të vështira janë krah popullit dhe autoriteteve turke”.Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shpreh ngushëllimet e mija për familjet e viktimave të sulmeve terroriste në Ankara. Në këto orë të vështira jemi në krah të popullit dhe autoriteteve turke dhe përpjekjeve të tyre për të shpëtuar jetët e rrezikuara dhe për të ndihmuar të plagosurit”, – shprehet Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here