Dokumenti 1970 / Si u bë e detyrueshme mësimi i historisë së partisë komuniste

0
262

 

 

Gladiatoret4-1024x686

Rangu i studimit të historisë së PPSH nga kuadrot zbret në antarët e bashkimeve profesionale. Në vitin 1969 në letrën e Komitetit Qëndror të PPSH dërguar KP të rretheve, për herë të parë bëhet i qartë orientimi i partisë dhe ideologjisë së saj. Për çdo nivel klasor hidhen tematikat orientuese për studimin e historisë së PPSH.

Centralizimi i shtetit të diktaturës së proletariatit pati kulmin e saj në vitin 1969 duke nxjerrë forma edukimi për masat si në fshat dhe në qytet. PO në këtë vit dalin dhe thirrjet e para të partisë për diktaturën e proletariatit, barazinë e fshatit me qytetin etj.

Ç’është lufta e klasave dhe deri kur do të vazhdojë ajo? Zhvillimi i luftës së klasave në vendin tonë si forcë lëvizëse e shoqërisë dhe rrugët e zgjidhjes së kontradiktave midis nesh dhe armiqëve dhe në radhët e popullit; Ç’janë diktatura e proletariatit, organet e pushtetit dhe organet e administratës? Ndërsa për antaret e frontit demokratik këndvështrimi shkonte më tej duke hedhur të tjera tematika orientuese për studimin e historisë së PPSH-së.

 

Letra e KQ, tematikat orientuese për studimin e historisë së PPSH

 

Letër e KQ të PPSh dërguar KP të rretheve mbi tematikën e studimit të Historisë së PPSh në organizatat e masave.

Cilat ishin orientimet që u dhanë për antarët e bashkimeve profesionale si dhe për antarët e frontit në vitin 1969.

Tematika e studimit të historisë së PPSH bëhet e detyrueshme duke u shpërndarë me stradegji orientuese në të gjithë rrethet e vendit.

 

 

***

Tematika orientuese për studimin e historisë PPSh me antarët e bashkimeve profesionale për vitin 1969

 

1-Rëndësia e studimit dhe njohjes së historisë PPSH nga klasa puntore.

2-Fillimi i lëvizjes puntore dhe rritja e lëvizjes demokratike dhe anti imperialiste.

3-Lindja dhe zgjerimi i lëvizjes komuniste dhe lufta kundër rrezikut fashist.

4-Roli historik i klasës puntore si forcë drejtuese e shoqërisë. Zhvillimi i pandërprerë i revolucionit tonë dhe parandalimi i rrezikut revizionist. Pse klasa puntore dhe ndonjë tjetër duhet të jetë udhëheqëse dhe homogjene.

5-Krijimi i Partisë Komuniste shqiptare domosdoshmëri historike në kushtet e luftës për çlirimin kombëtar.

6-Roli i klasës puntore me në krye partinë e saj për organizimin e kryengritjes së armatosur për çlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetit popullor.

7-Ç’është lufta e klasave dhe deri kur do të vazhdojë ajo? Zhvillimi i luftës së klasave në vendintonë si forcë lëvizëse e shoqërisë dhe rrugët e zgjidhjes së kontradiktave midis ne dhe armiqëve dhe në radhët e popullit.

8-Ç’janë diktatura e proletariatit, organet e pushtetit dhe  organet e administratës? Domosdoshmëria dhe funksionet e diktaturës së proletariatit në socializëm dhe rrugët për forcimin e saj?

9-Burokratizmi, intelektualizmi dhe teknokratizmi çfaqje të mbeturinave të ideologjisë së huaj në njerëzit tanë.

10-Udhëheqja dhe kontrolli nga ana e klasës puntore dhe e partisë së saj në çdo gjë dhe mbi këd, mbi kuadrot, forumet, administratat, komisionet duhet të jetë i plotë dhe vendimtar.

11-Forcimii unitetit të klasës puntore rreth partisë e vigjilencës revolucionare, gadishmërinë luftarake, garanci për fitore të reja.

12-Centralizmi demokratik, drejtimi unik i ndërrmarrjeve dhe marrëdhëniet midis kuadrove dhe masave.

13-Të forcojmë pa reshtur marrëdhëniet midis qytetit dhe fshatit aleancës së klasës puntore me fshatarsinë kooperativiste.

14-Puna dhe qëndrimi socialist ndaj saj, rëndësia e punës kolektive.

 

Tematika orientuese për studimin e Historisë së Partisë Punës Shqipërisë me antarët e frontit për vitin 1969

 

1-Ç’na mëson studimi i historisë së partisë së punës

2-Përhapja dhe zgjerimi i levizjes komuniste në Shqiperi.

3-Krijimi i frontit N.C.L, lindja e pushtetit popullor dhe zgjerimi i luftës së armatosur.

5-Lufta e PPSH për forcimin e unitetit në parti dhe për shkatërrimin e planeve armiqësore atë revizioniste jugosllave.

6-Të vëmë kudo dhe kurdoherë interesin e përgjithshëm mbi atë personal.

7-Detyrat e organizatës së frontit demokratik në etapën e tanishme të ndërtimit socialist.

8-Të perfeksionojmë pa reshtur marrëdhëniet midis qytetit dhe fshatit dhe të forcojmë aleancën midis klasës puntore dhe fshatarsisë kooperativiste.

9-Të çrrënjosim zakonet, traditat dhe doket e vjetëra borgjeze e fetare dhe ti zëvendësojmë me zakone e norma të reja socialiste.

10-Të rritim dhe të zhvillojmë më tej traditat patriotike dhe revolucionare të popullit tonë.

11-Problemi i emancipimit të gruas të bëhet problem i gjithë shoqërisë.

12-Të forcojmë pa reshtur diktaturën e proletariatit, të luftojmë çdo shfaqje të burokratizimit, të rrisim pjesëmarrjen aktive të masave në administrimin e vendit.

 

Përgatiti: V.Murati

 

 

Fantazma e gjykatësit më famëkeq, si varte njerëzit

 

Iain Alderton ka nxjerrë disa fotografi, të cilat duket që janë të fantazmës së uellsianit famëkeq, gjykatësit George Jeffreys, i cili më tepër është i njohur si “Gjykatësi që varte njerëz”.

A mund të ketë qenë kjo fantazma e gjykatësit më të rrezikshëm të Uellsit?

Një ekspert i çështjeve paranormale mendon kështu, sidomos pasi që është pikërisht ai personi që ka nxjerrë fotografitë e gjykatësit që kishte varur më shumë se njëmijë njerëz në vitet e 1600-a.

Gjykatësi, i cili e kishte marrë detyrën nga vetë James-i i dytë, i kishte dënuar me vdekje një numër të madh të njerëzve që ishin dyshuar që kanë qenë tradhtarë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë djegur, u janë hequr kokat ose janë varur. Tani eksperti i dukurive paranormale, Iain Alderton, mendon që e ka kapur momenti kur ky vrasës i frikshëm ia kishte hapur sytë kamerës.

 

Deklarata e investiguesit

“Fillimisht unë nuk kam parë asgjë. Vetëm kur kam shkuar në shtëpi dhe kam filluar t’i shikoj fotografitë pata arritur ta vërej fantazmën e tij, i cili me sy të hapur shikonte drejt meje. Në fakt, ai fillimisht është i kthyer me shpinë nga unë, ndërsa më vonë ai kthehet për të më shikuar drejt. Figura e tij mund të vërehet nga paruka e tij, paruke e cila është vënë në kokë nga gjykatësit e asaj kohe. Ne patëm shkuar për ta investiguar hapësirën, pasi që pronarja na pati thirrur për të shikuar se nga ku po vinin disa zëra të çuditshëm, që kishin filluar ta shqetësonin atë dhe të tjerët që ishin futur në lokalin e saj”, ka thënë Alderton.

“Ajo ka qenë aq shumë e shqetësuar nga zërat misteriozë, saqë shumë shpesh është futur tërësisht nën batanije, në përpjekje për ta shmangur ndonjë ndikim të mundshëm të zërave. Ajo shumë shpesh është thirrur në emër, kur ka menduar që është e vetme në kafene”.

Hulumtuesi i dukurive paranormale vihet në kërkim të shpirtrave nëpër ndërtesat, të cilat dyshohet të jenë të pushtuara dhe këto shërbime i bën pa pagesë.

 

Takimi i parë me gjykatësin Jeffreys

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Alderton ka qenë fare pranë fantazmës së gjykatësit të frikshëm, pasi që edhe në një moment tjetër, teksa ai ka qenë duke investiguar kafenenë “Ëhite Hart Inn” ai i ka vërejtur gjykatësit famëkeq.

“Ka qenë një eksperiencë shumë e çuditshme. Në atë kohë unë dhe ekipi im patëm vërejtur disa drita shumë të shndritshme, të cilat sa shkonte e bëheshin më të qarta, ndërsa, në një moment, kur unë dhe kolegët e mi pothuajse nuk shihnim asgjë nga drita e madhe, u pat shfaqur varësi i famshëm”.

Tani, Alderton, i cili është detyruar të punojë i vetëm, pasi që grupi i tij i hulumtuesve ka hequr dorë nga kauza, pasi që janë frikësuar nga shfaqja e gjykatësit, shpreson që një ditë të shkojë për të investiguar një shtëpi të shekullit të shtatëmbëdhjetë në Urekshem, ku besohet që Gjykatësi Jeffreys kishte dënuar me varje një numër të madh kriminelësh.

 

 

Faqja tjetër

 

5 fakte mbi gladiatorët

 

Gladiatorët romakë janë bërë personazhe shumë të popullarizuara në kulturën moderne, ndërkaq sot dimë relativisht shumë mbi këta luftëtarë të lashtë. Fatkeqësisht, filmat modernë kanë shtrembëruar dukshëm faktet e vërteta lidhur me ta, dhe na kanë bindur që lojërat e gladiatorëve kanë qenë orgji gjaku dhe vdekjeje të pashmangshme.

Mirëpo, historia na ofron tregimin krejtësisht tjetër: ato kanë qenë ngjarje të planifikuara me kujdes në të cilat është investuar shumë para dhe mund. Tepër shumë që një jetë gladiatori të humbej aq lehtë.

 

  1. Gladiatorët në shumë raste i kanë mbijetuar luftërat, madje edhe kur kanë humbur

 

Nuk ka fare dyshim që gladiatorët kanë vënë jetën e tyre në rrezik me vetë hyrjen në amfiteatër, mirëpo pikërisht ai moment rreziku ka qenë edhe pjesa më e rëndësishme e lojës. Sipas fjalëve të prof. Fritz Krinzigerit, nga Instituti Arkeologjik i Austrisë, gladiatorët kanë qenë sikur pilotët e sotëm të Formula 1, “Shumaherët e botës antike”. Çdo herë kur janë paraqitur, i janë ekspozuar rrezikut serioz, mirëpo, sikur edhe sportistët e sotëm (ekstremë) ata kanë qenë të gatshëm të rrezikojnë jetën për sportin e tyre.

Shkenca moderne sot na ofron pamje të hollësishme në jetën e një gladiatori. Andaj sot dimë që këta të burgosur të famshëm kanë pasur kujdes dukshëm të mirë mjekësor. Plagët dhe thyerjet e eshtrave të tyre i kanë shëruar, ndërkaq gjatë shërimit madje u janë nënshtruar edhe terapive fizikale. Dokumentet historike dëshmojnë që disa gladiatorë kanë pasur edhe mjek dhe masazhist privat personal, ndërkaq ushqimi i tyre ka qenë dukshëm më i mirë.

Me analizën e 100 luftërave të gladiatorëve nga shekulli I, është konstatuar që vetëm 19 nga 200 gladiatorë kanë humbur jetën në arenë. Ata thjesht kanë qenë tepër të vlefshëm, andaj edhe kujdesi për jetën e tyre ka qenë madh.

 

  1. Gladiatorët kanë pasur sponsorë

Sikur sportet e sotme, për luftërat e gladiatorëve ka pasur edhe interesim financiar. Lanistaeat, ndërmarrës, të cilët kanë blerë dhe shitur dhe i kanë pasur gladiatorët e rinj, kanë qenë faktori më i rëndësishëm i këtij sporti të përgjakshëm. Ata gladiatorët i kanë huazuar për luftëra, mirëpo më parë i kanë dërguar në shkolla të gladiatorëve, i kanë stërvitur, i kanë ushqyer mirë… Lanisate në gladiatorët e tyre kanë investuar para të shumta.

Laniasaet kanë pasur aq fuqi sa që kryesisht kanë qenë ata të cilët kanë vendosur për jetën e gladiatorit, pra jo publiku apo organizatori (politikani apo patrici). Duke pasur parasysh që kanë investuar para në luftëtarët e tyre, interesi i tyre nuk ka qenë që t’i nxjerrin të vdekur apo shumë të plagosur nga amfiteatri. Lanista ka pasur të drejtën e pakontestueshme që të kërkojë nga gjyqtari (çdo luftë ka pasur gjyqtar) që ta kursejë luftëtarin apo ta shpallë luftën të barabartë, në mënyrë që të pengohej shkaktimi i plagëve të mëtejshme.

Nëse lufta e gladiatorëve do të zgjaste shumë, vetë luftëtarët e lodhur kanë pasur të drejtën të dorëzoheshin, ndërkaq dorëzimin do ta bënin ashtu që do të hidhnin shpatën dhe mburojën në tokë dhe pastaj do të ngrinin dorën me gishtin tregues të shtrirë. Nëse lufta ka qenë e mirë dhe e sinqertë, publiku ka bërtitur “misso” (mëshirë), mirëpo nëse publiku nuk ka qenë i kënaqur, ka bërtitur “lagula!” (pritja kokën!). Në momentet e tilla organizatori i luftës ka pasur fjalën kryesore – të plotësojë dëshirën e publikut gjakpirës, apo t’i paguajë Lanistait dëmshpërblim të madh për vdekjen e luftëtarit të tij. Si edhe sot, paraja kryesisht i ka ndikuar rezultatet.

 

  1. Gladiatorët kanë qenë mirë të shpërblyer për përpjekjet e tyre

Askush në Romë nuk ka dëshiruar të shohë se si gladiatori i famshëm humb jetën në arenë, andaj as Julie Cezari, i cili, edhe pse ka dhënë urdhër që gjatë shfaqjes së gladiatorëve të cilën e ka organizuar për  të bijën Julia “Gladiatorët të cilët nuk shkaktojnë ngazëllimin e publikut duhet me dhunë të mbrohen dhe të shpëtohen”. Historiani Svetonie ka shkruar madje që as gjakpirësi Neron nuk ka dashur të shohë duke vdekur gladiatorin në arenë, andaj edhe ai ka urdhëruar që asnjë gladiator të mos vritet gjatë shfaqjes në Campus Martius.

Pas përfundimit të luftës, fitimtari ka pasur të drejtën të shkojë deri te lozha në të cilën ka qenë e ulur paria e Romës dhe aty ka marrë shpërblimin – degën e palmës dhe qesen me para të cilën ka pasur të drejtë ta posedojë, me gjithë faktin që ka qen rob. Për paraqitjet e ardhshme, gladiatorët kanë mundur të fitonin kurorën e dafinës, e cila ka qenë e barabartë me medaljen e artë të sotme. Disa “njerëz të lirë” janë bërë gladiatorë pikërisht për shkak të këtyre shpërblimeve.

 

  1. Gladiatorët kanë pasur adhuruese

Përzierja e trupit muskulor dhe e krenarisë gjithmonë ka kaluar mirë posaçërisht te adhurueset. Emrat artistikë të gladiatorëve, si p.sh. Narcis apo Eros, kanë treguar për atë se si organizatorët dëshirojnë të tërheqin kureshtjen e pjesës femërore të publikut, ndërkaq një shkrim lidhur me gladiatorin Celad, flet se si ai ka shkaktuar admirim te të gjitha vajzat.

Në shekullin II të erës së re, satiriku Juvenal ka përqeshur një princ të cilin e ka braktisur bashkëshortja për t’u martuar me gladiatorin: “Në fytyrën e tij ka pasur disa deformime: vraga nga helmeta, gunga e madhe në hundë. Mirëpo ajo që e duan femrat është shpata”.

Është i njohur mirë fakti që gladiatorët kanë qenë joshës për femrat, madje edhe damat me prejardhje fisnike kanë luftuar për “shërbimet” e tyre. Mirëpo, joshja erotike e gladiatorëve nuk ka qenë posaçërisht e  preferuar për meshkujt, andaj edhe Perandori August ka qenë i brengosur sa që ka urdhëruar që femrat t’i shikojnë gladiatorët vetën nga pozita më e largët e arenës.

 

  1. Lojërat e gladiatorëve kanë qenë të planifikuara me kujdes

Sot e dimë që të gjitha lojërat e gladiatorëve kanë qenë tepër larg nga orgjia e zakonshme e gjakut dhe e vdekjes së pashmangshme. Këto dyluftime kanë qenë të planifikuara me kujdes, ndërkaq janë zhvilluar nën syrin vigjilent të gjyqtarit. Gladiatorët kanë qenë luftëtarë të cilët rregullisht kanë stërvitur, ndërkaq shkathtësia e shtyrjes, lëvizja dhe kundërsulmi të cilat kanë shkaktuar ngazëllim të publikut nuk kanë qenë asgjë tjetër pos veprime të ushtruara mirë. Historianët e sotëm këto luftëra i krahasojnë me boksin sotëm, vetëm që në vend të dorezave, luftëtarët kanë pasur shpata.

Ekzistojnë dëshmi që disa garues “kanë luftuar” me kamxhikë, vravashka dhe hekur të skuqur në zjarr, mirëpo shumica e historianëve besojnë që ata nuk kanë qenë gladiatorë, por ushtarë arrogantë apo kriminelë të dënuar me vdekje.

Lojërat e gladiatorëve kanë qenë ngjarje që kanë zgjatur tërë ditën. Dita gjithmonë ka filluar me shfaqjet me kafshë të cilat më së shumti kanë rikujtuar gjuetinë e inskenuar. Pastaj gjatë pauzës së drekës, është bërë ekzekutimi i kriminelëve të dënuar me vdekje. Ekzekutimi i tyre është bërë në mënyra të ndryshme. Pas ekzekutimeve brutale në të cilat publiku është kënaqur, ka pasuar pauza me ndonjë akt komik, apo madje edhe me ndonjë pikë vallëzimi.

Vetëm në orët e pasdites në arenë kanë filluar të shfaqen gladiatorët duke bartur mburojat e zbukuruara mirë, të shoqëruar me tingujt e tupanëve dhe me fanfare. Gladiatorët më parë janë parapërgatitur me armë të drunjta apo të topitura, duke i treguar publikut shkathtësitë e tyre. Gjatë lojërave të gladiatorëve, zakonisht kanë ndodhur 12-15 duele, ndërkaq shumë pak kanë përfunduar me vdekje të pjesëmarrësve.

 

 

Faqja tjetër

 

Tre sundimtarë që shkuan “me stil” në jetën e përtejvarrit

 

Të gjithë kemi dëgjuar për shprehjen “Asgjë nuk mund të marrësh me vete në varr”, mirëpo disa sundimtarë gjatë historisë kanë bërë të kundërtën. E gjithë pasuria e tyre, bashkë me shërbëtorët dhe me ushtrinë, është varrosur bashkë me ta, në mënyrë që jeta e tyre luksoze të mund të vazhdojë edhe pas vdekjes.

Në këtë tekst nuk i kemi përfshirë sundimtarët egjiptianë… sepse ata meritojnë përkushtim të veçantë.

 

  1. Mbretëresha Paubi nga qyteti Ur i sumerëve

Për Paubin e qytetit Ur sot dihet shumë pak, përveç që ka jetuar dhe ka vdekur rreth shekujve 26 apo 25 para erës së re. Kur është zbuluar varri i saj në vitet ’20 të shekullit të kaluar, në të janë gjetur pasuri të shumta, mirëpo edhe eshtra njerëzish. Varreza e kësaj mbretëreshe konsiderohet ndër më të vlefshmet në botë.

Ndër artefaktet ka qenë e ekspozuar edhe stolia për kokë e punuar nga fletë ari, krehri nga ari i pastër, fustani i mbuluar me stoli… si edhe shumë objekte të vlefshme.

Natyrisht, Paubi nuk ka shkuar në botën e përtejme e vetme. Bashkë me të kanë qenë të varrosur edhe 52 shërbëtorë, për të cilët është konstatuar që kanë qenë të helmuar, mirëpo akoma nuk është e sigurt nëse kanë pirë vullnetarisht helmin apo kanë qenë të detyruar.

 

  1. Mbreti kinez Ch’in Shih Huang Ti

Në kulturën kineze, vdekja dhe agonia perceptohen vetëm si një f a zë e jetës. Pra, nuk është për t’u çuditur që mbretërit dhe princërit e tjerë kanë pasur dhoma varrimi  të dizajnuara për ruajtjen e pasurisë dhe prosperitetit.

Disa varreza janë aq komplekse, sa që ndërtimi fillon në të njëjtin ditë kur edhe kurorëzohet mbreti. Një rast i tillë është edhe mbreti Ch’in Shih Huang Ti. Ndërtimi i varrezës së tij ka filluar në ditën kur edhe është kurorëzuar (atëbotë i ka pasur 13 vjeç).

Varreza e tij ka qenë e mbushur e rezerva ushqimi dhe me garnitura luksoze ushqimi, me kanakarë shtëpiakë dhe, natyrisht me shërbëtorë (të vdekur).

Fatmirësisht, shumica e shërbëtorëve dhe e kafshëve të tij janë kursyer dhe janë zëvendësuar me ushtrinë e njohur nga terakota. Praktika e viktimizimit të njerëzve dhe të kafshëve eventualisht plotësisht është zhdukur falë vërejtjeve të pandërprera të filozofëve të njohur, siç ka qenë Konfuçi.

 

  1. Xhingis-kan

Të gjithë kanë dëgjuar për të – sundimtari më i tmerrshëm i shekullit XIII, Xhingis-kan (Genghis-Khan) i cili pas vetes ka lënë pluhur e hi (në kuptimin fjalëpërfjalshëm).

Fshatrat dhe qytetet nëpër të cilat ka kaluar Xhingis-kani kanë mbetur të shkreta, sepse me urdhrin e tij ato vende është dashur patjetër të zhduken – të gjithë, edhe insektet.

Nëse ju intereson se si ka shkuar nga kjo botë ky sundimtar, natyrisht që përgjigjja është – me stil.

Më 18 gusht 1227, Xhingis-kanin e kanë përcjellë në jetën e përtejvarrit madje 2.500 ithtarë dhe 400 truproja (ushtarë).

Kur ka arritur kortezhi në vendin e largët malor në Mongoli, njëherë janë vrarë 40 virgjëresha të cilat është dashur t’i ofronin kënaqësinë Khanit në jetën e përtejvarrit. Pastaj, në fund të c ceremonisë së varrimit, 400 ushtarët i kanë vrarë të gjithë 2.500 pjesëmarrësit e kortezhit.

Kur në qytet janë kthyer 400 ushtarët, ata menjëherë i ka vrarë grupi tjetër i ushtarëve, kështu që askush nuk ka mundur të zbulojë ku është vendvarrimi i Xhingis-kanit të madh. Megjithatë dikush i ka mbijetuar kësaj masakre masive – devetë.

Një deve është lënë e gjallë, sepse ka ditur të gjejë rrugën deri te varreza, ndërkaq në rastin kur familja dëshiron të vizitojë varrin e Xhingis-kanit, deveja do t’ i dërgonte atje.

Kur kanë shkuar për të vizituar varrin, familja është detyruar t’i mbajë sytë të lidhur, sepse po të kishin parë se ku gjendej varri, e gjitha do të ishte ekzekutuar.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here