Teatër në Kuvend Berisha dhe Rama bashkë ndajnë për 3 minuta foltoren , ja çfarë i thanë njëri-tjetrit

0
144

 

 

 

rama berisha ne foltore rama berishes rama duke fol me berishenSi asnjëherë më parë, Kryeministri dhe paraardhësi i tij qëndruan bashkë në foltoren e Parlamentit, Berisha merr fjalën për replikë, Rama i qëndron në këmbë për gjatë gjithë diskutimit

Gëzim Saliu

Në Parlament çfarë nuk na kishin parë sytë në këto 24 vite të pluralizmit politik, nga goditjet me pistoletë e grushta mes deputetëve deri tek, sharjet , fyerjet e akuzat pafund. Por asnjëherë më parë nuk kishim parë dy kundërshtarë të thekur politikë që të bashkë ndanin foltoren e Parlamentit për thuajse 3 minuta. Si asnjëherë më parë në Kuvend, kreu i qeverisë Edi Rama dhe ish-kryeminsitri Sali Berisha qëndruan të dy në foltoren e parlamentat , ndërkohë që deputeti demokrat replikonte me ministrin Gjiknuri lidhur me çështjen CEZ. Gjithcka nisi kur në foltore zbriti kryeministri për të marrë fjalën e tij ku në qendër të debatit në parlament ishte diskutimi i CEZ-it. Në këto momente Berisha kërkon nga kryeparlamentari Meta të marroq fjalën për replikë ndaj ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri që kishte folur më parë. Në kohën kur Meta pasi merr leje nga kreu i qeverisë për ti dhënë fjalën ish-kryeministrit, ky i fundit nuk pranoi që diskutimin e tij ta kryente nga vendi, por ju afruar foltores, ku në këmbë aty qëndronte Rama. Kur nisi fjalën Berisha askush si të pranishmit në sallë ashtu edhe ata që po ndiqnin seancën nga media, nuk prisnin që kryeministrti të qëndronte në këmbë pranë foltores  e të priste aty derisa të mbaronte fjalën paraardhësi i tij. Ndërsa ish-kryeministri lexonte një pjesë nga dokumentat për aferën e CEZ, Rama mori të gjithë vëmendjen e sallës, duke qëndruar në krah të tij. Për tere minuta veprimet e kryeministrit, i cili herë shikonte orën e herë tjetër afrohej tek Berisha duke i folur nënë zë, krijuan ilaritet në sallën e Parlamentit. Të qeshura pa fund nga deputetët e mazhorancës, të cilët nuk nguruan edhe të fotografonin apo filmonin këtë moment që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në sallën e Kuvendit.

Debati i plotë

Rama zbret në foltore të marrë fjalën pas diskutimit të Gjiknurit

Berisha nga vendi pa mikrofon: Kërkoj replikë

Meta: Z. Berisha mund të diskutoni prapë më pas

Berisha në foltore pranë Ramës: Është fajtor ky….

Rama i ndërhyn, Berisha: E kam të qartë që jeni me nerva të lodhura

Meta: Ju lutem zoti Berisha të respektoni kohën, përndryshe do të ndërmarr pushim. z. Berisha ju lutem edhe 30 sekonda

Berisha: Faturat e papaguar të CEZ ndaj KESH dhe OST-së, shih faqen 102, 106 … BDO të gjitha

Rama pranë Berishës i ndërhyn: Pse e thua këtë, nuk e ke këtu

Berisha: Kjo s’është këtu? Si nuk është këtu?

Rama: Pse i shton fjalët e asaj

Qeshin deputetët në sallë

Berisha i drjetohet deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës: hajdeni këtu hajde shihe. Më pas drejtohet nga Meta: Ja mor zotëri ku e ke…

Meta: dakord dakord

Deputetët e mazhorancës qeshin në sallë, Rama qesh dhe troket dorën në tavolinë

Meta, Berishës: dakord ju do diskutoni prapë

Berisha: S’ka gjë kështu e ka ky (për Ramën). Pra paditë e vendosura nga CEZ janë të mbivendosur dhe nuk janë të llogaritura drejt fq 132 BDO…

Rama i afrohet Berishës dhe lexon tek letra që ai mban përpara, tund kokën me ironi…

Berisha: Ky zotëria që rri këtu në këmbë, i cili në kulisa me Stefan Fule e të tjerë ishte zotuar se do shkelmonte çdo interes kombëtar e publik për kompaninë CEZ. Ishte zotuar se do të votonte marrëveshjen. Ti duhet të jesh në bankën e të akuzuarve sot.

Rama i ndërhyn: po mbaroje…

Berisha: të lutem… ti duhet të jesh në bankën e të akuzuarit sot, ky është problemi….

Berisha largohet nga foltorja, Rama merr fjalën: Tani, dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër, Stefan Fule dhe të tjerët janë të përfshirë në lloj-lloj aferash. Kopac quheshin ato komçat e palltove ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë. Ai thuhet Kopaç dhe jo kopac….

 

Gjiknuri: Privatizimi i OSSH akt korruptiv, largimi i CEZ nuk u bë me bekimin e BB-së

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri akuzoi dje qeverinë e mëparshme të demokratëve për neglizhencë në marrëdhëniet me CEZ Shpërndarje. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjiknuri deklaroi se privatizimi i OSSH-së në 2009 është bërë për arsye korruptive me qëllim dorëzimin e aplikimit për statusin kandidat. “Nisi me privatizim të vitit 2009 që hapi siparin e dështimeve, privatizim për arsye korruptive me qëllim dorëzimin e aplikimit për statusin kandidat, përkundër deklarimit të figurave qendrore të BE-së. Në seancën e fundit Berisha i mohoi këto akuza. Por çfarë thotë deklarata zyrtare? Më 29 mars 2009, Olli Rehn: Aplikoni kur të jeni me vërte gati dhe mos e bëni vetëm për veprim politik. Prandaj këshilla ime është mos e konsideroni para zgjedhjeve parlamentare, pasi do të jetë test kritik për stabilitetin politik”, deklaroi ministri i Energjisë dhe Industrisë. Më tej, Gjiknuri mohoi edhe deklaratat e opozitës, sipas të cilave largimi i CEZ është bërë me bekimin e Bankës Botërore. “Përzënia e tyre është bërë me bekimin e Bankës Botërore, është gënjeshtër e madhe. Nuk ka asnjë dokument, ku Banka Botërore të thotë të hiqet licenca dhe të përzihet kompania. Aq e nxituar ishte kjo masë, sa administratori kishte kompetenca të kufizuara, por filloi të sillej si pronar”, theksoi Gjiknuri. Nga ana tjetër ministri theksoi se në fillimin e çështjes në arbitrazh, qeveria Berisha nuk depozitoi asnjë padi në arbitrazh dhe se sipas tij s’bëri asgjë për të mbrojtur interesat e Shqipërisë siç deklaron. “CEZ duke e konsideruar të padrejtë vendimin e ERE, paditi e para Shqipërinë më 15 maj 2013, në gjykatën e arbitrazhit. Ndërkohë nga ana e autoriteteve shqiptare nuk u ndërmor asnjë veprim të sugjeruar edhe nga konsulenti ligjor. Padia nuk u bë dhe këto masa nuk u morën gjatë gjithë vitit 2013. Megjithëse doli vendimi i qeverisë në shkurt 2013, vetëm në fund të atij viti nga kjo qeveri u bë e mundur marrja e ekspertëve”, deklaroi Gjiknuri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here