Bruno Alves: Ndaj Danimarkës marrim vetëm tri pikët

0
141

 

 

 

david Bekam futbollJo vetëm Shqipëri-Serbi, por edhe Portugali-Danimarkë. Vëmendja e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e kësaj të Enjteje nuk do të jetë vetëm në “Elbasan Arena” por edhe në Braga, aty ku do të luhet një sfidë shumë e rëndësishme për fatet e grupit I. Një fitore e Portugalisë ndaj Danimarkës e shoqëruar me një sukses të mundshëm të Shqipërisë ndaj Serbisë do t’i jepte kualifikimin matematikor kombëtares kuqezi në Francë 2016. Në Shqipëri kanë frikë për një kompromis mes kombëtares luzitane dhe asaj skandinave në përballjen e Bragës që mund të vështirësonte kualifikimin direkt në Evropian të skuadrës së De Biasit. Por nuk ndan të njëjtin mendim mbrojtësi i Portugalisë Bruno Alves, i cili siguron se skuadra e Fernando Santosit do të zbresë në fushë për të marrë një fitore që do të mbyllte çështjen e kualifikimit për kombëtaren luzitane. “Nuk kemi asnjë dyshim, ajo që ne duam është të luajmë mirë dhe të fitojmë ndaj Danimarkës. Nuk duam ta humbasim shansin që na është dhënë për të mbyllur çështjen e kualifikimit direkt në Evropianin francez. Nëse bëjmë një paraqitje të mirë në mbrojtje, unë mendoj se mund ta kalojmë me sukses Danimarkën”. Në vijim qendërmbrojtësi i Fenerbahces u përqendrua te Danimarka duke analizuar pikat forta dhe ato të dobëta të kombëtares që drejtohet nga Morten Olsen. “Danimarka është një skuadër e fortë. Ata do të vinë këtu për të na sulmuar pasi janë një ekip që nuk qëndrojnë asnjëherë në pritje të asaj se çfarë mund të bëjë kundërshtari. Gjithsesi një plus për ne është që i njohim shumë mirë danezët. Ata janë një kombëtare që nuk kanë ndryshuar shumë dhe ne kemi luajtur disa herë ndaj tyre në vitet e fundit. Danimarka është një skuadër tek e cila mbizotëron shtatlartësia dhe në këtë aspekt duhet të bëjmë shumë kujdes”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here