Libri i ri i Salman Rushdie, lufta mes besimit dhe arsyes

0
156

 

 

Këtë javë, Salman Rushdie kishte shkruar një artikull në të përditshëm “Die Welt”, në mbështetje të fushatës së medieve sociale të titulluar #JeResteCharlie (Unë mbetem Charlie), të lançuar nga një grup studentësh gjermanë të gazetarisë.

Në “Two Years Eight Months and Twenty-Eight Days”, Salman Rushdie kombinon përrallat dhe faktet. Libri përfshin filozofin racionalist, Ibn Rushd, që kishte jetuar në shekullin e 12-të në Andaluzi dhe konfrontimin e tij me mendimtarin mysliman, Ghazali të Iranit.

Lufta midis besimit dhe arsyes është treguar nëpërmjet një serie me personazhe, që përfshin njerëzit, perënditë dhe shpirtrat. Do të ishte e pamundur të përmblidheshin pjesët më të shpeshta të këtij libri. E ky është versioni i Rushdies për “Arabian Nights” (Netët arabe): Nëse i mblidhni dy vjet, tetë muaj dhe 28 ditët që përmenden në titull, do të përfitoni 1 mijë e 1 netët. Deri më tani, sikurse Sheherzadja, narratori ia ka dalë të mbijetojë, me gjithë kërcënimet e shumta me vdekje.

I lindur më 1947 në Mumbai – i njohur asokohe si Bombay – Salman Rushdie u bë i famshëm me romanin e tij “Midnight’s Children”, rrëfimi për një djalë që po ashtu ishte lindur më 1947 dhe ishte rritur në Indi. Mes të tjerësh, ai ishte inspiruar edhe nga romani “The Tin Drum” (Daullja e llamarintë) i shkruar nga nobelisti gjerman Günter Grass, më 1959. Vepra e Rushdies, “The Satanic Verses” (Vargjet Satanike) e botuar më 1988, ishte shumë kontroverse për shkak të përshkrimit të versionit fiktiv të Profetit Muhamed. Ky roman nxiti protesta në botën myslimane. Ayatollah Khomeini, asokohe lider suprem religjioz i Iranit, lëshoi fatvanë e famshme që kërkonte vrasjen e Rushdies.

Si rezultat i kësaj, Rushdie kaloi vitet pasuese duke jetuar në lokacione të fshehta nën mbrojtje të policisë, dhe duke përdorur pseudonime të ndryshme. Sipas librit autobiografik me titull “Joseph Anton: A Memoir” të botuar më 2002, autori qysh prej vitit 2002 jeton në Nju Jork pa ndonjë truprojë. Teksa ka promovuar romanin e ri në Gjermani, Rushdie i ka thënë gazetës javore “Stern” në një intervistë se ai dyshon nëse fetvaja ndonjëherë do të tërhiqet zyrtarisht. Ish-presidenti i Iranit, Mohammad Khatami, kishte thënë se kërcënimi “kishte përfunduar” më 1998, por Rushdie nuk pret që dikush të vijë dhe t’i premtojë atij se jeta e tij tani “është krejt e sigurt”. Sidoqoftë, ai ka shtuar se tani bën një jetë normale në Nju Jork. Në të njëjtën intervistë, ai po ashtu thërret për një qëndrim të fortë kundër militantëve terroristë të njohur si Shteti Islamik (ISIS), meqë beson se ky është kërcënimi më i keq i kohës sonë.

Këtë javë, Salman Rushdie kishte shkruar një artikull në të përditshëm “Die Welt”, në mbështetje të fushatës së medieve sociale të titulluar #JeResteCharlie (Unë mbetem Charlie), të lançuar nga një grup studentësh gjermanë të gazetarisë. Rushdie ka theksuar rëndësinë e luftës për lirinë e shprehjes. Si pasojë e sulmeve ndaj revistës satirike franceze, disa njerëz e kishin kritikuar natyrën redaktuese të përmbajtjes. Megjithatë, Rushdie insiston se “nëse do të dëshironim të jetonim në një shoqëri të hapur, kemi nevojë të pranojnë karikaturat e tilla”. Më 21 nëntor, autori do të jetë në Berlin që të promovojë personalisht librin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here