Lufta e Parë Botërore Masakra e Belgjikës

0
344

 

 

 

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen 20 milionë njerëzve. “Lufta e Madhe” përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Lufta e pare botërore ishte kryesisht e përqendruar në Gjermani dhe Francë e ndarë në Bllokun Qendror dhe Antantën Lufta e I Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të tronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga kombëtaristi serbo-boshnjak Gavril Princip me 28 qershor 1914.

Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pamvarësinë.

Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

 

Shkaqet

Rivaliteti mes shteteve për të vendosur hegjemoninë e tyre ne kolonitë me te largëta 2. Politika agresive qe ndiqnin shtetet ndaj njeri-tjetrit dhe gara e shfrenuar e armatimeve 3. Konfliktet mes shteteve për pabarazinë ekonomike dhe lindja e ndjenjës se nacionalizmit polak.

 

Shpërthimi i luftës

Shkaqet e luftës së 1 Botërore ishin të shumëllojshme.Britania e Madhe dhe Franca humbën parësinë ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA, Gjermani dhe Japonia.Ky ekulibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona për ndikim, ndarja e re e tregjeve të reja dhe lëndë të parë- e gjitha kjo e komplikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme. Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë,Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha europiane formuan dy blloqe luftarako-politike: ANTANTËN dhe FORCAT QENDRORE.

 

Pasojat

Pasojat me te madha gjate lutes se 1 boterore ishin shkaterimet dhe demet qe u bene, si psh. vdekja e njerzve, shkaterrimi i shtepive, i fabrikave, i shkollave, i urave etj. Pasojat qe solli Lufta I Boterore ishin te shumta. 1.Ne fushen politike:Solli ndryshimin e kufinjve dhe lindjen e shteteve te reja 2.Ne fushen sociale:Mbi 8.5 milion njerez u vrane. 3.Ne fushen ekonomike:a)Shpenzimet e shumta ne fushen ushtarake sollen rrenimin ekonomik te Britanise se Madhe dhe te Gjermanise b)Tokat me bujqesore te Frances dhe te Belgjikes mbeten djerre ose u shkaterruan c)U rrit niveli i papunesise sepse moshat e reja dhe ata qe ishin te afte te punonin kishin marre pjese ne lufte dhe ishin vrare ose ishin gjymtuar.–77.242.30.81 4 Tetor 2009 13:55 (CEST)

 

Ngatërresë ndërmjet Fuqive Qendrore

Strategjia e Fuqive Qendrore vuajti nga pamundësia për komunikim. Gjermania kishte pranuar të mbështeste pushtimin austro-hungarez nga Serbia, por interpretimi i kuptimit të saj ndryshonte. Liderët e austro-hungarezëve besonin se Gjermania do të mbulonte anën veriore kundra Rusisë. Sidoqoftë, Gjermania parashikoi drejtimin austro-hungarez drejt shumicës së trupave të tij kundër Rusisë, në kohen që Gjermania luftonte me Francën. Ky ngatërrim detyroi ushtrinë austro-hungareze te shpërndante forcat e saj ndërmjet Rusisë dhe Serbisë. Në 9 shtator 1914, programi i shtatorit, një plan i cili detajoi dëshirat specifike të Gjermanisë për luftë dhe kushtet që Gjermania vuri për t’u ndaj Fuqive Aleate, u përjashtua nga kancelari gjerman Theobald von Bethmann Hollweg .Mirepo keto pasoja ishin shume te hatashme duke marrë parasysh vdekjet dhe masakrat që kishin ndodhur.

 

Masakra e Belgjikës

Në Belgjikë, trupat gjermane, nga frika e ushtarëve guerile të Francës dhe Belgjikës, masakruan banorët e qytetit të Andenne (211 të vdekur), Tamines (384 të vdekur), dhe Dinat (612 të vdekur). Në 25 gusht 1914, gjermanët i vunë zjarrin qytetit Leuven, dogjën librarinë me afërsisht 230,000 libra, vranë 209 civile dhe detyruan 42,000 të evakuoheshin. Këto veprime sollën dënim në mbarë botën.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here