Juentusi rrëmben fitoren e parë ndaj Xhenoas

0
119

 

juventus_inter

 

Juventusi më në fund shënjestron suksesin e parë sezonal në kampionat. Suksesi 0-2 në “Marasi” i shërben skuadrës së Allegrit për kthesën e shumëpritur kundër një Xhenoe që pësoi disfatën e 3 në 4 ndeshje kampionat. Bardhezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 37 me Pogbanë që goditi traversën, topi u përplas mbi portierin Lamanna dhe hyri në portë për avantazhin e Juventusit. Xhenoa mbeti me 10 lojtarë në minutën e 43 me Izzon që morri kartonin e dytë të verdhë pasi mbajti në mënyrë të parregullt Cuadradon. Në minutën e 59 penallti për kampionët e Italisë, të fituar nga Chiellini pas një faulli në zonë nga Figueroas. Nga pika e bardhe ekzekuton ne perfeksion Pogba qe vulosi rezultatin 2-0. Vuan lodhjet e Championsit Roma që u ndal në barazim 2-2 nga Sasuolo. Defrel ngriu verdhekuqtë që në minutën e 22 në “Olimpico” pasi i shpëtoi Manolas dhe ndëshkoi De Sanktis, por kapiteni Totti barazoi shifrat në të 36, në rivënien e portierin Consigli në pozicion të dukshëm jashtë loje Totti gjuajti keq por befasoi portierin e Sasuolos për golin e tij të 300 me Romën. Miqtë gjithsesi nuk u dorëzuan dhe shkuan në avantazh në pushimin e pjesës së parë me Politanon që shënoi golin e 1-2 në minutën e 45, por në të dytën verdhekuqtë arritën të sigurojnë një pikë falë një goditje të mrekullueshme fluturimthi të Salah në minutën e 49 të takimit. Roma nuk beri dot me shume se kaq duke u pajtuar me rezultatin ndërsa në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:

Atalanta 1 – 1 Hellas Verona

Bolonja 1 – 0 Frosinone

Xhenoa 0 – 2 Juventus

Roma 2 – 2 Sasuolo

Torino 2 – 0 Sampdoria

Karpi 0 – 1 Fiorentina

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here