Krim zgjedhor brenda Bashkisë Elbasan, Luçiano Boçi : SPAK të reagojë urgjentisht !

0
158

Kandidati i opozitës, Luciano Boci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook denoncon një krim në Bashkinë e Elbasanit. Në postim Boci shkruan se PS jo vetëm po shantazhon në mënyrë të hapur punonjësit e administratës së Bashkisë Elbasan dhe punonjësit e institucioneve të tjera, por po u kërkon që ta lejojnë Partinë Socialiste që t’i përdorë lirisht të dhënat e tyre për zgjedhjet vendore!

Postimi i plotë:

SPAK të reagojë urgjentisht, krimi zgjedhor gjendet brenda Bashkisë Elbasan!

Dhjetra ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, në Kodin Penal në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur shenjtërinë e votës në zgjedhje. Por cili është rezultati? Formularë dhe ultimatume për të mbledhur vota dhe për të shantazhuar njerëz për të votuar Partinë Socialiste!

Imagjinoni, jemi dy muaj përpara zgjedhjeve dhe ndaj administratës së Bashkisë Elbasan dhe gjithë institucioneve në varësi të saj po ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm. Çfarë pritet të bëjnë tjetër…?

Shtetasi Doreidi Avllazagaj përmes këtij formulari kërkon nga punonjësit e Bashkisë Elbasan të plotësojnë të dhënat e patronazhimit duke e detyruar vartësin apo të afërmin e tij të zotohet se do votojë Partinë Socialiste.

Ajo që duhet të alarmojë institucionet e drejtësisë është fakti se përmes këtij formulari, PS jo vetëm po shantazhon në mënyrë të hapur punonjësit e administratës së Bashkisë Elbasan dhe punonjësit e institucioneve të tjera, por po u kërkon këtyre të fundit që ta lejojnë Partinë Socialiste që t’i përdorë lirisht këto të dhëna për zgjedhjet vendore!

Kush heton krimin zgjedhor dhe ka vullnet t’a ndalojë atë, ja ku e ka! Në mes të qytetit të Elbasanit! Brenda Bashkisë Elbasan!

Nxitoni….se në orën 16:00 duhen dorëzuar formularët!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here