Ndotja e mjedisit / Veliaj: Jemi më të pistët në Ballkan, do të katërfishojmë gjobat

0
140

 

 

veliaj_2Ditën e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua me përfaqësues të shoqërisë civile, më të cilët bisedoi për çështje të ndryshme që prekin jetën e përditshme. Kryebashkiaku Veliaj ka mbrojtur me filozofinë e tolerancës zero në aplikimin e gjobave kundër ndotësve të mjedisit. Një nga këto gjoba është edhe për urinim në hapësirat publike të territorit të Bashkisë së Tiranës, që i kushton kundërvajtësit, sipas paketës së masave ndëshkimore, 20 mijë lekë.

Ashpërsinë e gjobave kreu i Bashkisë së Tiranës e argumenton me ndotjen e madhe që i është shkaktuar kryeqytetit në krahasim me qytete të tjera në rajon. “Kjo është arsyeja pse kemi vendosur disa gjoba, ndoshta më të rëndat në rajon, por edhe për arsyen se jemi edhe më të ndoturit në rajon, se po të ishim më të pastrit, nuk kishim nevojë të vinim gjoba të kësaj natyre”, – nënvizoi kryetari i Bashkisë. Por kryebashkiaku Veliaj nuk u mjaftua me kaq. Ai deklaroi në fjalën e tij se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të kërkonte 4-fishimin e gjobave.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here