Çështja e transportit e ngritur në “Standard” / Veliaj: Në muajt në vijim bëhet rikonfigurimi i linjave të autobusëve  

0
139

 

Veliaj te selia e PSIlir Sinanaj

 

Çështja e transportit publik ishte një nga çështjet e bashkëbisedimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me përfaqësues të shoqërisë civile. Po atë ditë, në një artikull të gazetës “Standard”, u botua një artikull për ecurinë e punëve të Bashkisë së Tiranës vis-à-vis zgjidhjeve të çështjeve që lidhen me mirëqenien e kryeqytetasve. Në këtë artikull u vu në pah mungesa e informacionit për linjat që përshkojnë bashkinë e Tiranës. Ndërkaq në lidhje me çështjen e transportit, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në muajt në vijim do të bëhet rikonfigurimi i linjave si edhe do të futet koncepti i një bilete unike në qytet si edhe i një aboneje elektronike. “Do të fusim këto dy koncepte, ku secila nga linjat të marrë hakun e vet, sipas një aboneje elektronike. Në bazë të impulseve që janë klikuar në çdo autobus ku ka udhëtuar pasagjeri, në atë proporcion ndahen edhe financat e linjave, në mënyrë që të sigurohemi se realisht shkon haka tek i zoti”, – shpjegoi ai projektin për linjat e autobusëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here