Studimi BMI-FITCH / Për Shqipërinë po vijnë kohë të vështira, ja pse rrezikon ekonomia  

0
146

 

ekonomia borxhe
Raporti i Naftës dhe Gazit për Shqipërinë/ Ulet ritmi i rritjes së prodhimit në sektorin e hidrokarbureve

 

Ilir Sinanaj

 

Vendi ynë do të ketë një rritje ekonomikë të ulët gjatë viteve të ardhshme. Faktorët që ndikojnë në rritjen ekonomike janë kryesisht konsumi, që parashikohet të jetë i ulët, i shqiptarëve. Nga ana tjetër, ekonomia do të ndikohet edhe nga strategjitë e qeverisë për konsolidimin fiskal. Kjo është një përmbledhje e Raportit të Riskut për Shqipërinë (Risk Country Report Albania) nga “BMI Research” pjesë e “Fitch Group”, kompani e njohur ndërkombëtarisht për shërbime financiare.

Nga ana tjetër, në vitet në vijim parashikohet që në Shqipëri të krijohet tregu i gazit, kryesisht nga shfrytëzimi i fushave të gazit në Delvinë dhe gazsjellësi TAP. Por, prodhimi i naftës në Shqipëri gjatë viteve në vijim do të jetë më i ulët, për arsye të çmimit në naftës në rang global, i cili do të ndikojë tek buxheti i kompanive shfrytëzuese. Kjo bëhet e ditur në një përmbledhje të Raportit të Naftës dhe Gazit për Shqipërinë (Albania Oil&Gas Repot), po nga “BMI Research”.

 

Ekonomia shqiptare

“Shqipëria do të ndiqet nga një trajektore relativisht e ulët e rritjes ekonomike gjatë viteve të ardhshme, ndërsa ndodhet midis një gjendjeje, ku konsumi privat (kryesisht ndër familjarë) është i dobët dhe një përpjekje të qeverisë për të arritur konsolidimin fiskal (taksat). Duhet të bëhet më shumë përpjekje për të zbatuar reformat strukturore që synojnë luftimin e korrupsionit dhe zhdërvjellësimin (përmirësimin) e tregut të punës, nëse do të ketë shpresë që Shqipëria të arrijë nivelin e vendeve të rajonit, të cilat historikisht kanë qenë më të zhvilluara se vendi ynë”, – nënvizohet sipas përmbledhjes së Raportit të Riskut për Shqipërinë.

Kriza greke do të ketë ndikimin e saj në eksportet nga Shqipëria dhe remitancat e emigrantëve në vendin tonë. “Pasiguria në Greqi, përgjatë krizës së borxhit të këtij vendi në vitin 2015, do të rrisë tërësinë e perceptimit për paqëndrueshmëri në rajon dhe do të ndikojë në kërkesën (në ulje) për eksorte nga Shqipëria drejt Greqisë, si edhe do të ndikojë të dërgesat e emigrantëve (remitancat nga Greqia në Shqipëri)”, – theksohet sipas përmbledhjes Raportit të Riskut për Shqipërinë.

Faktor që do të ndikojë në parashikimin e zhvillimit ekonomik shqiptar për vitin 2015 janë edhe dëmet e përmbytjeve në jug të vendit, që ndodhën gjatë periudhës së fillimvitit. “Përmbytjet që nisën në shkurt të vitit 2015 do të kenë një ndikim (në ulje) në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto real, që mund të jetë ndryshe nga ajo parashikojmë. Kjo mund të ndodhë në dy mënyra. Së pari, të mbjellat e dëmtuara mund të ndikojnë (negativisht) në të ardhurat e pjesës së shqiptarëve, të cilët punojnë në sektorin e bujqësisë. Së dyti qeverisë shqiptare do t’i duhet të kryejë më shumë shpenzime për të riparuar ndërtesat dhe infrastrukturën e dëmtuar nga përmbytjet. Në presim të bëhen të ditura më shumë të dhëna mbi ndikimin e përmbytjeve, përpara se të rishikojmë parashikimin tonë për ekonominë”, – vihet në pah në përmbledhjen e Raportit të Riskut për Shqipërinë.

 

Nafta dhe gazi

Pavarësisht se ritmi i rritjes së prodhimit të naftës do të ulet, parashikimi i BMI-së për këtë sektor mbetet pozitiv. “Rritja e prodhimit të naftës së papërpunuar të Shqipërisë do të fillojë të ngadalësohet në vitin 2015, pasi pozita financiare e kompanive është dobësuar nga çmimet e ulëta të naftës (në rang global). Perspektivat mbeten të mira për zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës në fushat ekzistuese të naftës, ndërkohë si shfrytëzimi në tokë ashtu edhe në det të hapur ofron një potencial të rritje të vlerës së stokut të naftës dhe gazit, në parashikimet tona”, – thuhet në Raportin e Naftës dhe Gazit për Shqipërinë.

Ndërkaq, në sektorin e hidrokarbureve, në përmbledhjen e raporti të Naftës dhe Gazit për Shqipërinë. jepen disa pika që do të ndiqen në vitet në vijim për sa i përket zhvillimit të këtij sektori:

  • Zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës dhe aplikimi i shpimit horizontal në fushat e Patos-Marinzës, Cakran, Ballsh dhe Gorisht, do të bëjë që prodhimi i naftës së papërpunuar të rritet për të 16-ën herë radhazi në vitin 2015.
  • Ccimet e ulëta të naftës (në rang botëror), të cilat shtrëngojnë buxhetet e kompanive (shfrytëzuese) do të ulin ritmin e rritjes së prodhimit nga 16%, që ishte gjatë periudhës 2010 – 2014, në 5.3% gjatë periudhës 2014 – 2018.
  • Zbulimi i fushës “Shpiragu 2” nga kompanitë “Shell/Petronas” mbetet pika më e fortë për parashikimet e rritjes së vlerës së vlerës së stokut të naftës
  • Një mosmarrëveshje e vazhdueshme për kufirit detar me Greqinë rrit riskun për projektet e eksplorimit në bllokun Adriatik Joni-5.
  • Tregu jo-ekzistues i gazit natyror do të rigjallërohet nga puna në fushën e Delvinës dhe eksplorimi në “Bllokun F” gjatë viteve 2016/2017.
  • Gazsjellësi “Trans-Adriatik Pipeline (TAP)”, i cili përshkon Greqinë Shqipërinë për të kaluar në Itali, nga viti 2020 do të rritë qasjen e vendit në gaz natyror.

 

Parashikimet makroekonomike (Shqipëria 2013 – 2016)
Treguesi Viti
2013 2014

(e përllogaritur)

2015

(e parashikuar)

2016

(e parashikuar)

Rritja e PPB-së reale (%)

(nga viti në vit)

1.1 2.1 2.8 3.0
PPB-ja nominale

(miliardë euro)

9.8 9.8 10.4 10.7
Inflacioni i çmimeve

Konsumatore (%)

(nga viti në vit)

1.8 0.7 2.8 3.0

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here