Rikthehet Angjelin Preljocaj, Dasma – premiera në Tiranë

0
159

Teatri-i-Operas-dhe-Baletit_9

 

Koreografi me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, do të rikthehet në Teatrin e Operës dhe Baletit, në këtë sezon të ri artistik. Lajmi u bë i ditur dje, nga zyra për shtyp i TOB, duke publikuar në këtë rast edhe programin e sezonit të ri, shtator-nëntor 2015.

Vepra do të jetë premierë, ku trupa e Baletit do të interpretojë një pjesë koreografike modern “Dasma”, – Noce, që vlerësohet për ndikimin e kulturës dhe traditave shqiptare si dhe ato ballkanase në krijimtarinë e koreografit. Në fakt në mendimin e këtij baleti, Dasma, që shihet si një traditë ballkanike, sjell një tragjedi të çuditshme.

Në qendër është nusja e cila nuk është e pranishme gjatë festimeve. Ajo kalon nga një familje në tjetrën ashtu si një monedhë e cila kalon nga një pronar në tjetrin. Ajo, është konceptuar të shfaqet vetëm në momentet e fundit, me ecje të ngadaltë, me sytë mbushur me lot si në një marsh funebër, mbi të cilën të gjithë kanë ngulur sytë, duke dëshmuar pas vellos një dramë që nuk mund të fshihet.

Po, ashtu me Preljocajn është parashikuar një kalendar artistik me konsideratën e produksioneve të mëdha, ku priten edhe artistë të ftuar. Baleti Carmina Burana, një produksion madhështor do të shfaqet për publikun, premierë, në fillim të tetorit. Baleti do të sjellë në Tiranë koreografin hungarez Youri Vamos, i njohur për audiencën me versionet tepër interesante që u ka bërë veprave më të njohura klasike. Duke i qëndruar gjithmonë besnik kësaj trashëgimie, ai ka prezantuar gjithmonë subjekte tradicionale dhe kjo ka qenë një nga arsyet e suksesit të tij. Ky produksion, i cili organizohet në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane, do të ketë premierën në datën 3 tetor me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Nuk do të mungojë repertori operistik, i cili zë edhe vendin e parë në preferencat e publikut. Në mes të shtatorit do të kemi premierën e operës “Don Giovanni” të Moxartit, e cila edhe një herë do të mbledhë artistët e TKOB me artistë të tjerë të huaj për të sjellë një shfaqje të bukur dhe me cilësi të lartë artistike.

Gjatë muajit tetor edhe nëntor do të rikthehen sërish për publikun opera, të cilat janë tashmë pjesë e repertorit të TKOB, “Pagliacci” dhe “La Boheme”, të cilat u pritën shumë mirë nga publiku sezonin e kaluar.

Repertori koncertor, gjithmonë i pasur edhe i larmishëm, do të jetë i tillë edhe në muajt në vazhdim. Kompozitorë të njohur botërorë do të vijnë të interpretuar nga artistë shqiptarë dhe të huaj.

Ansambli Popullor do të sjellë si gjithmonë këngët dhe vallet e folklorit tonë të pasur. Përveç koncerteve, të cilat janë tashmë pjesë e repertorit, Ansambli do të paraqitet me një koncert premierë me rastin e festave të Nëntorit, të titulluar “Rruga e gjatë e historisë”.

Shumë i rëndësishëm për t’u përmendur është edhe turi që trupa jonë e baletit do të ketë përgjatë dy javëve në muajin dhjetor në disa qytete të Italisë me baletet “Coppelia”, “La Stravaganza” dhe “La Syplphide” me koreografi të Angjelin Preljocajt dhe Ilir Kernit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here