Mënyra të lehta për ta zvogëluar rrezikun e kancerit nga pjekja në skarë

0
152

pjekja në skarëSkara mund të jetë një zgjedhje e shëndetshme, nëse zgjidhet mishi pa dhjam, mishi i pulës e zëvendëson mishin e viçit apo salsiçet, si dhe nëse përdoren frutat dhe perimet.Lisa Cimperman, dietiste klinike në Spitalet Universitare Case Medical Center në Cleveland, thotë se skara nuk nënkupton domosdo përdorimin e mishit të yndyrshëm i cili shkakton flakërime të zjarrit për shkak të shkrirjes së yndyrës. Këto flakërime të zjarrit e shkrumbojnë mishin dhe e rrisin rrezikun e krijimit të karcinogjenëve. Megjithatë, studime të shumta epidemiologjike të cilat kanë përdorur pyetësorë të hollësishëm për ta ekzaminuar konsumin e mishit dhe metodat e gatimit zbuluan se ata që kishin ngrënë nivele të larta të mishit të përgatitur mirë, të skuqur, apo të pjekur në skarë ishin shoqëruar me rritje të rrezikut të kancerit kolorektal, kancerit pankreatik dhe atij të prostatës, thotë NCI (National Cancer Institute).Asnjë udhëzim federal nuk e adreson konsumin e niveleve të HCA-ve dhe PAH-ve. HCA-të formohen kur aminoacidet, sheqernat, dhe kreatina – një substancë që gjendet në muskul – reagojnë në temperatura të larta. PAH-ët formohen kur yndyra dhe lëngjet nga mishi i pjekur në skarë direkt mbi zjarr të hapur pikojnë mbi zjarr, duke shkaktuar flakë. Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë të mishit në një zjarr të hapur ose një sipërfaqe të nxehtë metalike dhe shmangia e pjekjes së zgjatur në temperatura të larta mund të ndihmojnë në uljen e formimit të HCA dhe PAH, thotë NCI. Përveç kësaj, përdorimi i mikrovalës për të zier mishin para ekspozimit ndaj temperaturave të larta mund ta zvogëlojë formimin e HCA duke e reduktuar kohën e gatimit. Rrotullimi i vazhdueshëm i mishit në një burim me temperaturë të lartë mund ta reduktojë ndjeshëm formimin e HCA, dhe prerja e pjesëve të shkrumbuara të mishit dhe mospërdorimi i lëngut të mishit nga pikimi i mishit mund t’i zvogëlojë këto ekspozime kimike. Për pjekje më të shëndetshme në skarë, Cimperman sugjeron përdorimin e ushqimit të detit, frutave si ananasi apo pjeshka dhe perimeve.”Perimet e marinuara dhe skara i karamelizojnë sheqernat natyrore, duke i rritur aromatizuesit natyrorë në kungullin e njomë, në kungull, kërpudha Portobello, speca dhe domate”, theksoi Cimperman në një deklaratë. “Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për t’i reduktuar kaloritë në dietën tuaj dhe për të shtuar ushqyes vërtet të mirë, gjithashtu”.

 

Stresi në vendin e punës rrit rrezikun e sulmit në tru

Personat që i ekspozohen stresit në vendin e punës kanë rrezik më të lartë nga sulmi në tru, njoftuan shkencëtarët suedezë nga universiteti Jönköping. Përndryshe, stresi në vendin e punës ka qenë më parë i lidhur me rritjen e rrezikut nga sulmi në zemër (miokardit), shkruan revista profesionale “Stroke”. Rezultatet e reja të bazuara në analizën e të dhënave të mbledhura për qëllime të 14 studimeve të mëparshme ekspozimin ndaj stresit në vendin e punës e kanë lidhur me një mesatare prej 24 për qind të rrezikut më të lartë të sulmit ishemik të shkaktuar nga mpiksja e gjakut, përcjell Reuters. Përndryshe, në çdo 100.000 banorë të Evropës në vit regjistrohen 115 sulme ishemike në meshkuj dhe 75 goditje ishemike në femra. Faktorët e tjerë të rrezikut nga sulmi në tru janë niveli i ngritur i kolesterinës në gjak, diabeti, hipertensioni dhe historia e sulmeve në tru në familje.

 

 

Ilaçi për të hequr dhjamin

Një ilaç eksperimental shkakton humbje të peshës dhe dhjamit në minj, ka zbuluar një studim i ri. Rezultatet e studimit do të prezantohen të premten në takimin e 97-vjetorit të Shoqatës Endokrine në San Diego. I njohur si GC-1, ilaçi thuhet se e përshpejton metabolizmin ose djegien e qelizave dhjamore.”GC-1 e rrit në mënyrë dramatike normën metabolike, në thelb duke e konvertuar dhjamin e bardhë, i cili ruan kalori të tepërta dhe është i lidhur me obezitet dhe sëmundje metabolike, në një dhjam të kafenjtë të ngjashëm me dhjamin kalori-djegës”, tha autori i studimit Kevin Phillips, studiues në Houston Methodist Research Institute në Houston. Deri disa vjet më parë shkencëtarët mendonin se vetëm kafshët dhe foshnjat njerëzore kanë dhjam të kafenjtë “të mirë” me energji-djegës.”Tani është e qartë”, tha Phillips”, që njerëzit e rritur kanë dhjam të kafenjtë, por duket se e humbin aktivitetin e tyre kalori-djegës me kalimin e kohës.”Indi i bardhë dhjamor ose dhjami bëhet një “keqbërës metabolik”, siç e quan Phillips, kur trupi ka shumë të tillë. Disa hulumtime të publikuara tregojnë se njerëzit që kanë më shumë dhjam të kafenjtë kanë një rrezik të reduktuar nga obeziteti dhe diabeti. Hulumtuesit tani janë duke punuar në mënyrat për ta “kaftëzuar” dhjamin e bardhë apo për ta konvertuar atë në dhjam të kafenjtë. Sipas Phillips, GC-1 funksionon duke i aktivizuar receptorët për hormonet tiroide, të cilat e luajnë një rol në rregullimin e metabolizmit – konvertimin e ushqimit në energji nga ana e trupit. Receptorët e hormoneve tiroide gjithashtu ndihmojnë me termogjenezën adaptive, në të cilën trupi e konverton energjinë e tepërt (kaloritë dhe dhjamin) për t’u ngrohur. Phillips tha se ai dhe hulumtuesit e tjerë në Houston Methodist Research Institute e kanë testuar ilaçin në qindra minj, me financim të pjesshëm hulumtues nga Institutet Kombëtare të Shëndetit. Minjtë obezë, si gjenetikisht obesë ashtu edhe me obezitet të shkaktuar nga dieta morën trajtim GC-1 çdo ditë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here