Pas aksidentit të rëndë ku u plagos një minator, policia e shtetit ka arrestuar inxhinierin dhe teknikun e minieres për vepren penale te shkeljes së rregulave të mbrojtjes ne punë.
Në njoftimin e policisë për këtë ngjarje thuhet se:
Arrestohen nga Policia, Inxhinieri dhe tekniku i minierës për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojties në punë” Me datë 03.05.2018, në Batër, Martanesh, Bashkia Bulqizë,në galerinë nr 10, të subjektit Minerar “Kaprolla”sh p k , gjatë punës në galeri është aksidentuar duke marrë dëmtime në kokë punonjësi B.P, 48 vjeç, (vagonist në minierë), i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit : Jakup Gurra, 61 vjeç, banues në Tiranë. (me detyrë Inxhinier/drejtues teknik miniere) Nerim Livani, 57 vjeç, banues në Tiranë. (me detyrë teknik miniere) Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të mbrojties në punë”, parashikuar nga neni 289, i Kodit Penal.