Akuza e rëndë ndaj policisë/ Berisha: Dyshohet se policia e nxori në pritë Ibrahimin

0
128

Jetmir Olldashi

sali berishaLazarati ishte kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Dyshohet se policia u hapi shteg të lirë banditëve që vranë oficerin Ibrahim Basha!!!

Mungesa e transparencës për ngjarjet e Lazaratit, kundërthëniet e deklaratave të policisë, vrasja e një oficeri policie dhe terrori mbi banorët e Lazaratit po sjellin çdo ditë dyshime të forta mbi atë se ç’ka ndodhur në fshatin e përfolur si problematik. Për rrethanat e krijuara, ngjarjen e rëndë dhe mungesën e transparencës, ka hedhur hije dyshimi dhe ka ngritur akuza të forta dhe ish-kryeministri Berisha. Deputeti demokrat ka dënuar edhe një herë vrasjen e efektivit të RENEA-s dhe plagosjen e dy të tjerëve ndërsa ka analizuar ngjarjen duke ngritur një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh mbi punën e Policisë së Shtetit. “Gjate nje viti Policia ka qene e pranishme ne Lazarat dhe ka bere kontrolle te rregullta ne te gjithe territorin e fshatit, madje kontrolle dhe verifikime jane bere edhe gjate gjithe fushates zgjedhore. Nje jave me pare ka vendosur postbllok ne mes te fshatit duke kontrolluar kalimtare. Policia muaj me pare ka marre informacione nga banore dhe burime te tjera se ne Lazarat futen sasi te konsiderueshme armesh dhe se armet aty shiteshin me çmim 300-500 euro copa. (kallashnikovi) Policia prej kohesh eshte njoftuar nga banore dhe burime te tjera se kriminelet sterviteshin ne pyllin e Sopotit dhe se aty dhe jetonin”. Lideri historik i së djathtës ngre pyetje se si ka mundësi që policia deklaroi se i kishte rrethuar kriminelët, sipas deklaratave të saj dhe nuk ka arritur t’i arrestojë. Berisha aludon se policia ndoshta i ka lejuar vetë të dyshuarit si kriminelë të largoheshin nga vendngjarja. “Policia, pas sulmit me pasoje vrasjen e oficerit Basha, per ore te tera njoftoi se grupi i zjarrit gjendet tek pularia dhe se ajo e kishte rrethuar nga te gjitha anet. Ne te vertet, tek pularia nuk u plagos apo vra asnje anetar i grupit te zjarrit. A kishte vertet kriminel ne pulari apo genjeu Policia apo dikush ju hapi deren e pularise dhe i la te kalojne pa ju hyre gjemba ne kembe atyre, mendoj se duhet te hetohet me seriozitetin me te madh”. Ish-kryeministri ngre shqetësimin me atë se ç’po ndodh me banorët e thjeshtë të Lazaratit. Ai shpreh bindjen e tij se të gjithë banorët janë kundër të dyshuarve që kanë qëlluar mbi forcat e rendit, por ndihen po aq të terrorizuar edhe nga zbarkimi i forcave speciale në fshat. “Sot Policia ndodhet kudo ne Lazarat dhe banoret mbeshtesin plotesisht operacionin e saj por jane te deshperuar sepse mos veprimi i Policise pas vrasjes se oficerit Basha dhe vendosja e vonuar e rrethimit te fshatit ka bere shume prej tyre te mendojne se njelloj si heren e pare, pas botimit te listes se grupit te zjarrit, Policia u hapi shteg krimineleve te vertete dhe u mor me njereza, shumica e te cileve nuk kishin asnje lidhje me ndonje veper penale”. Berisha thotë se banorët kanë frikë, edhe nga policia, por edhe nga bandat që mund të rikthehen në fshat, pasi janë të lidhura me eksponentë të policisë dhe pushtetit. “Banoret e Lazaratit jane realisht te terrorizuar nga banditet qe ata besojne se jetojne ne pyllin e Sopotit si kaçak apo qe fusin arme ne fshatin e tyre. Ata nuk flasin dot per ta sepse i tremben hakmarrjes se tyre te eger pasi ata nuk jane pa lidhje me pushtetin dhe policia nuk i arreston ata!” Politikani që ka dominuar skenën politike shqiptare për 25 vjet i ka drejtuar një thirrje prokurorisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese të vendosin drejtësi. Të hetojnë dhe vendosin drejtësi për efektivët e qëlluar pabesisht dhe banorët e fshatit të cilët sipas ish-kryeministrit janë nën terrorin e policisë. “Shpirti i deshmorit te rene per sigurine tone, familjaret e tij, banoret e Lazaratit dhe te gjithe shqiptaret kerkojne te vendosen para ligjit me rreptesine me te madhe autoret, lehtesuesit, indiferentet ndaj kesaj ngjarje te paralajmeruar, ndaj ketij krimi te shemtuar!”

 

Mediu: Zgjedhjet ishin të manipuluara që në fillim, shitblerja e votës, fenomen

Partia Republikane deklaron se zgjedhjet ishin të deformuara dhe u cenuan rëndë standardet zgjedhore. Nëpërmjet një deklarate për mediat Fatmir Mediu tha se u provua blerja, bashkëpunimi me bandat kriminale dhe intimidimi i votuesve. Lideri republikan solli rastin e Vorës dhe përpjekjet e LSI-së për të fituar me çdo kusht në këtë bashki. “Vora eshte rasti flagrant ku jo vetem u ndaluan mbeshtetesit e opozites te votonin por edhe vete nderkombetaret u skandalizuan, kur njerez me dosje kriminale, si vazhgues te mazhorances, i penguan edhe ata vete per te vezhguar zgjedhjet”. Fatmir Mediu ka analizuar dhe rezultatin e zgjedhjeve duke u shprehur se është i kënaqur me rezultatin e arritur me numrin e këshilltarëve të marrë nga vota e qytetarëve. “Partia Republikane arriti qe ne keto zgjedhje te kete nje rezultat me te larte se ne zgjedhjet e 2013 duke u renditur forca e katert politike me nje numer mbi 65 keshilltare dhe me perfaqesim ne tere territorin e Republikes”. Kreu republikan ka sulmuar edhe Autoritetin e Mediave Audiovizive për ndarjen e kohës në fushatë të partive politike. Sipas Mediut, Kodi Zgjedhor u jepte një kohë të caktuar partive parlamentare, por as kjo nuk u respektua nga mediat vizive. “Media dukshem shkeli Kodin Zgjedhor duke mos respektuar kohen ne dispozicion te partive politike te percaktuar sipas ligjit. Partia Republikane duhet te kishte nje kohe transmetimi sa gjysma e dy partive te medha PS – PD dhe te barabarte me kohen e LSI-se. Nderkohe Partia Republikane u transmetua ne menyre te pajustifikuar 10 here me pak sesa u transmetuan aktivitete te LSI. Kjo situate tregon qarte marredheniet e njeanshme te pushtetit me median, ne cenim te ligjit”. Mediu e përmbylli deklaratën e tij duke u shprehur se morali i opozitës në këto zgjedhje ishte, “Me mire nje humbje e ndershme se nje fitore e turpshme”. Republikani Mediu ka shigjetuar dhe aleaten e tij Partinë Demokratike për situatën e krijuar. “Te humbur te medhenj jane dhe dy partite e medha PD dhe PS nga marredheniet per te mbajtur pushtetin ne dem te shtetit dhe qytetareve. Prandaj eshte e rendesishme qe pozita dhe opozita, PD dhe PS ta analizojne siç duhet situaten per te mos e çuar vendin ne shkaterrim te metejshem”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here