Suela Bako me “Mëngë Këmishe” shkon në Festivalin e Kanës

0
178

Filmi me metrazh të shkurtër,  “Mëngë Këmishe” në prodhim shqiptar me regji të Suela Bakos do të shkojë në Festivalin e Kanës nën interpretimin e aktorëve Laert Vasili, Ina Gjonci dhe bashkëshorti i regjizores Bako, Romir Zalla dhe vajza e saj Kaltrin Zalla.

 

Një tjetër prodhim shqiptarë do të përzgjidhet në festivalet ndërkombëtare. E ndërsa grupi përfaqësues i filmit “Shok” po rrëfen plot emocione për pjesëmarrjen e tyre në garën për çmimet OSCAR, Shqipëria duket se nuk do të jetë një hap pas. Filmi me metrazh të shkurtër,  “Mëngë Këmishe” në prodhim shqiptar me regji të Suela Bakos do të shkojë në Festivalin e Kanës. Bako sjell  filmin 14 minuta “Mëngë Këmishe” (Shirt Sleeves), i cili është përzgjedhur për në Short Film Corner të Festivalit të Kanës në Francë. Në film i prodhuar nga Erafilm dhe Kinostudio Dardan, filmi trajton një histori të thjeshtë njerëzore mes një çifti, i cili është përballë vendimit të marrjes së përgjegjësive për të ardhmen e lidhjes së tyre. Në këtë film interpretojnë aktorët Laert Vasili, Ina Gjonci dhe bashkëshorti i regjizores Bako, Romir Zalla dhe vajza e saj Kaltrin Zalla dhe me producent Robert Budina.

Ashtu sikurse është shprehur edhe më parë producenti Budina se synimi i tyre ishte të preknin skenat ndërkombëtare, ja ku vjen edhe lajmi i mirë. Filmi i xhiruar pranë fshatit Lin në Pogradec. Çifti Xhilda dhe Martini teksa po kalojnë disa ditë në hotelin e një province (në Lin) ajo është shtatzënë, por nuk do ta mbajë fëmijën. Ndërsa Martini përpiqet ta bindë që të krijojnë një familje së bashku. “Mëngë këmishe” është një himn për jetën dhe pasionin…..një këmishe vishet së prapthi si një metaforë e përpjekjes për të rinisur jetën nga e para, me shpresën që të jetë ajo e duhura, ajo në të cilën nuk do të bëjmë të njëjtin gabim” – është shprehur më parë regjisorja Bako në një postim të saj në Facebook. Sipas saj ky është një film i cili ka ardhur si frymëzim nga jeta e përditshme.

Një përzgjedhje e tillë është shumë e veçantë dhe rëndësishme jo vetëm për producenten, por edhe për aktorët.  Regjizorja Suela Bako ka falenderuar Qendrën Kombëtarëe të Kinematografisë, dhe kreun Ilir Butka i cili sipas saj i hapi rrugën kategorisë së filmit të shkrutër indipendent dhe po ashtu i jep mundësinë e sprovës shumë të rinjve në realizimin e ëndrrrës së tyre.

 

Filmi e pati premierën në TIFF, më 1 nëntor 2015 dhë në Kanë Suela Bako do të jetë në krah të filmave dhe regjizorëve me famë botërore. Ky film është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë si film i shkurtër indipendent në vitin 2014 me 500 mijë lekë. Ky film, që në premierën e tij në Tiranë pati vëmendje gjatë festivalit TIFF 2015, ndërsa tashmë do të jetë dhe zëri shqip në festivalin e Kanës në muajin maj. P.Stafa

Çifti Xhilda dhe Martini teksa po kalojnë disa ditë në hotelin e një province (në Lin) ajo është shtatzënë, por nuk do ta mbajë fëmijën. Ndërsa Martini përpiqet ta bindë që të krijojnë një familje së bashku

 

Në këtë film interpretojnë aktorët Laert Vasili, Ina Gjonci dhe bashkëshoriti i regjizores Bako, Romir Zalla dhe vajza e saj Kaltrin Zalla dhe me producent Robert Budina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here