Kombëtaret që kanë bërë tripletë

0
107

Brazili 1958-1962Të shumtë ishin ata që nxituan të tregonin se iberikët janë ekipi më i mirë i të gjitha kohërave. Me një konstatim të tillë janë kundër plot shtatë skuadra. Këto të fundit, në kohë të ndryshme, janë kthyer në formacione të pavdekshme.

 

Marrë nga “Goal.com”

Spanja 2008-2012 nuk është i vetmi ekip “i pavdekshëm”. Më poshtë do të shihni një sërë ekipesh që në kohë të ndryshme kanë fituar këtë “status”.

 

Italia 1934-1938

Kujtimet e kësaj skuadre janë pluhurosur nga vitet e historisë, por në kohën e regjimit fashist të Benito Musolinit, kjo kombëtare sillte titullin e parë kampion bote në 1934-ën, fitonte Olimpiadën dy vite më pas dhe humbiste vetëm 3 ndeshje në 5 vite. Si për ironi, trajneri Vitorio Poco e drejtonte skuadrën e tij si një diktator, por në skuadër kishte partnerët më të mirë në historinë e sulmit: Xhuzepe Meaca dhe Silvio Piola.

Formacioni: Kombi; Moncelio, Alemandi; Ferraris, Monti, Bertolini; Guaita, Meaca, Piola, Ferrari, Orsi

Trajner: Vitorio Poco

Ylli: Xhuzepe Meaca, një nga sulmuesit më të mirë në botë në këto vite. Shënoi 33 gola me kombëtaren dhe 242 me Interin.

Titujt: Kampionë bote 1934, Lojërat Olimpike 1936, kampionë bote 1938.

 

Hungaria 1951-1954

Mori famë të jashtëzakonshme kur mundi një skuadër të pathyeshme si Anglia 6-3 në “Uembli” në vitin 1953, por nuk duhet harruar se skuadra e Ferenc Pushkashit nuk humbi prej 31 ndeshjesh radhazi dhe mori statusin e skuadrës më të frikshme në botë. Revolucionarizoi mënyrën e të luajturit futboll me një sulmues që luante në thellësi si Nandor Hidegkuti dhe mjeshtërisë së Pushkashit, por legjenda u përmbys, sepse i mundi Gjermania Perëndimore në finalen e Bernës në 1954-ën.

Formacioni: Grosiks; Lorant; Buzanski, Lantos, Zakarias; Bozsik; Hidegkuti, Budai, Czibor, Kocsis, Pushkash

Trajner: Gusztav Sebes

Ylli: Ferenc Pushkash, një lojtar pionier që për herë të parë e çoi mesataren e shënimit një gol për ndeshje.

Titujt: Nënkampionë bote 1954, Lojërat Olimpike 1952

 

Brazili 1958-1962

Skuadra e parë braziliane që revolucionarizonte skemat në futboll, duke sjellë 4-2-4-ën e famshme me tipare sulmuese. Për ta provuar këtë thjesht hidhuni një sy dhjetë golave që shënuan në gjysmëfinale dhe finalen e 1958-ën kundër Francës dhe Suedisë. Dhe pasi i dhanë fund pritjes së Brazilit për një Kupë Bote, ata e përsëritën suksesin duke mundur Çekosllovakinë edhe pas katër vitesh. E pushtuan dy herë botën, por kurrë Kupën e Amerikës, duke mos u quajtur dot skuadra më e madhe e të gjitha kohërave.

Formacioni: Gilmar; Djalma Santos, Nilton Santos, Belini; Zito, Orlando; Garinça, Didi, Vava, Pele, Zagallo

Trajnerë: Visente Feola, Ajmore Moreira

Ylli: Garinça, një lojtar fenomenal, i aftë të përshtatej në role të ndryshme.

Titujt: Kampionë bote 1958, nënkampionë Kupa e Amerikës, mars 1959, nënkampionë Kupa e Amerikës, dhjetor 1959, kampionë bote 1962.

 

Brazili 1970

Për shumë njerëz, kjo skuadër është mitike. Fituesit e Kupës së Botës në vitin 1970 e shndërruan futbollin në art. Ata shënuan 19 gola në 6 ndeshjet e turneut, shumicën prej aksioneve individuale që deri në këtë vit nuk ishin parë, por një magji e tillë nuk mund të zgjaste në pafundësi, ndërsa Pele i dha lamtumirën “seleçaos”, duke mos fituar dot kurrë një Kupë të Amerikës Latine dhe në finalet e Kupës së Botës 1974 nuk e kishin më të njëjtin shkëlqim.

Formacioni: Feliks, Brito, Piaca, Karlos Alberto, Everaldo, Klodoaldo, Gerson, Zharzinjo, Tostao, Pele, Rivelinjo

Trajner: Mario Zagallo

Ylli: Pele, konfirmoi se ishte një prej lojtarëve më të mëdhenj që kishte parë ndonjëherë Kupa e Botës.

Titujt: Kampionë bote 1970.

 

Gjermania Perëndimore 1970-1976

Ky futboll që luante Gjermania është krahasuar me atë të viteve 2000. Ishte një nga skuadrat më të qëndrueshme, të paktën deri në vitet e sotme. Ajo humbi vetëm 2 ndeshje zyrtare në 6 vjet. Shkatërrues në suksesin e Evropianit të 1972-shit, fituan edhe Kupën e Botës 2 vite më pas. Mundën skuadrën perfekte të futbollit total në finale. Franc Bekenbaueri ishte frymëzimi i këtij ekipi, duke shpikur rolin e liberos, ndërsa Myler shënonte 8 gola në turne.

Formacioni: Majer; Fogts, Brajtner, Shvarcenbek; Bekenbauer; Necer, Hënes, Overat; Held, Myler, Grabovski

Trajner: Helmut Shën

Ylli: Franc Bekenbauer, u pagëzua si “Kajzeri” (Perandori) për shkak të lidershipit në fushë.

Titujt: Gjysmëfinalistë në Botërorin 1970, kampionë Evrope 1972, kampionë bote 1974, nënkampionë Evrope 1976.

 

Holanda 1974-1978

Janë të gjithë në një mendje, se është skuadra më tërheqëse e viteve 1970, por fakti që nuk fitoi dot asgjë, nuk e bën ekipin më të madh të të gjitha kohërave. Shpikën futbollin total dhe ishin teknikë në limitet e jashtëtokësores. Kryesonin në Botërorin e 1974-ës në finale me Gjermaninë, por në fund humbnin 2-1. Ishin të pafat në humbjen me Argjentinën në 1978-ën.

Formacioni: Jongbloed; Surbier, Krol, Han, Rijsbergen; Jansen, Neskens, Van Hanegam; Rep, Krujf, Rensenbrink

Trajnerë: Rinus Mishels, Xhorxh Knobel, Jan Zvartkruis, Ernst Hapel

Ylli: Johan Krujf, emblema e futbollit total, por që nuk mundi kurrë të fitonte një trofe ndërkombëtar.

Titujt: Nënkampionë bote 1974, gjysmëfinalistë evropiani 1976, nënkampionë bote 1978

 

Franca 1998-2001

Skuadër plot shkëlqim. Në Botërorin që luajtën në shtëpi nuk pritej shumë, por me mbrojtjen e pathyeshme dhe regjinë e të madhit Zidan, mundën Brazilin 3-0 në finalen e Kupës së Botës, por talenti i këtij brezi u shpërblye edhe dy vite më pas në Evropian. Me skemën 4-5-1 ata mundën 2-1 Italinë në finale, por ky brez do të turpërohej në Botërorin e 2002-shit, kur Senegali i la në grup.

Formacioni: Bartez; Turam, Lizarazu, Blank, Desai; Deshamp, Vieira; Henri, Zidan, Xhorkaef; Trezege

Trajner: Eme Zhake, Rozher Lemer

Ylli: Zinedin Zidan, diamanti i Francës dhe lojtari më i madh i kohëve moderne.

Titujt: Kampionë bote 1998, kampionë Evrope 2000, Kupa e Konfederatave 2001.

 

 Spanja 2008-2012

Është e vështirë të vlerësosh këtë skuadër si më të mirën në histori, sepse cikli i kësaj skuadre nuk ka përfunduar, por tri fitore radhazi në finalet e një trofeu ndërkombëtar nuk do të harrohen kurrë. Shpikën stilin e lojës tika-taka me shumë pasime. Shumë pak ekipe në histori dominojnë si Spanja. Fituan Evropianin e 2008-ës, Kupën e Botës dy vite më vonë dhe Euro 2012. Evoluan në skemën 4-6-0 pa sulmues, dhe shpartalluan Italinë në finale 4-0.

Formacioni (2012): Kasijas, Arbeloa, Pike, Ramos, Zhordi Alba, Çavi Hernandez, Buskets, Alonso, Iniesta, Fabregas, Silva

Trajnerë: Luis Aragones, Visente del Boske

Ylli: Ksavi, një nga fantazistët më të mirë të të gjitha kohërave luajti në të tria këto finale

Titujt: Kampionë Evrope 2008, kampionë bote 2010, kampionë Evrope 2012.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here