Krimi në familje/ Peqin, babai vret djalin: Donte të na helmonte mua dhe nënën e tij

0
193

Artan Cena

Peqin, babai vret djalinIsmail Bahja ka qëlluar me pistoletë ndaj djalit të tij, Elton Bahja, 33 vjeç. I moshuari e ka pranuar krimin, ndërsa ka dhënë dy versione në lidhje me ngjarjen e rëndë

Krimi në familje ka tronditur mbrëmjen e djeshme Peqinin, ku babai ka qëlluar dhe ka vrarë djalin e tij me një pistoletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:15 minuta të mbrëmjes së djeshme në fshatin Paulesh në Peqin. Nga të dhënat e Policisë së Elbasanit mësohet se 70-vjeçari Ismail Bahja ka qëlluar me pistoletë ndaj djalit të tij Elton Bahja 33 vjeç. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka vënë në pranga edhe 70-vjeçarin, duke shoqëruar edhe bashkëshorten e tij për ta marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes. Në polici 70-vjeçari Ismail Bahja ka pranuar vrasjen duke dhënë dy versione për ngjarjen e rëndë. Fillimisht ai ka thënë se e kishte kryer këtë akt tragjik pasi sipas tij djali i tij 33-vjeçari Elton Bahja donte të helmonte atë dhe bashkëshorten e tij. Por më pas ka deklaruar se e kishte gjetur djalin duke rrahur bashkëshorten e tij.

 

Krimi në familje

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Paulesh në Peqin, ku babai ka vrarë me armë zjarri djalin e tij brenda në banesë. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se 70-vjeçari Ismail Bahja ka qëlluar me pistoletë ndaj djalit të tij Elton Bahja 33 vjeç. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka vënë në pranga edhe 70-vjeçarin, duke shoqëruar edhe bashkëshorten e tij për ta marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes. Mësohet se 70-vjeçari Ismail Bahja ka qëlluar 3 herë me pistoletë mbi djalin e tij Elton Bahja 33 vjeç. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka vënë në pranga edhe 70-vjeçarin, duke shoqëruar edhe bashkëshorten e tij si të vetmen dëshmitare. 70-vjeçari Ismail Bahja ka pranuar vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer këtë akt pasi sipas tij djali i tij 33-vjeçari Elton Bahja dhunonte nënën e tij dhe ishte problematik në familje. Ka qenë momenti kur viktima po rrihte nënën e tij, kur babai ka marrë vendimin për ta qëlluar 3 herë me pistoletë. Por më pas gjatë dëshmisë në ambientet e policisë ka ndryshuar thëniet, duke deklaruar se krimin e kishte bërë sepse djali kishte tentuar që ti helmonte ata.

 

Hetimi i policisë

Me të shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka ndaluar menjëherë të dyshuarin për krimin ndërsa ka shoqëruar si dëshmitare edhe bashkëshorten e tij. Ismail Bahja e ka pranuar se e kishte vrarë djalin e tij, duke shpjeguar dhe arsyet. Në vendin e ngjarjes uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën e krimit dhe gëzhojat. Gjithashtu janë marrë edhe dëshmitë e disa fqinjëve të cilët kanë treguar për marrëdhëniet e tensionuara të djalit me prindërit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here