Sekuestrohen 275 kg drogë, në pranga 3 shqiptarë…

0
146

Janë sekuestruar 275 kg drogë në Rimini (Itali): 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë.

Në pranga janë vënë tre shqiptarë (të moshave 26, 39 dhe 45 vjeç) ndërsa bënin shkëmbimin.

Operacioni është rezultat i një aktiviteti monitorimi të kryer me ekspertizë nga Seksioni Anti-drogë.

Agjentët ndërhynë në zonën industriale në kufirin midis Rimini dhe fshatit Spadarolo ku ata befasuan tre shqiptarët teksa po shkarkonin kamionin që kishte mbërritur në mbrëmje.

Sipas hetuesve droga ishte e destinuar për tregtarët e mëdhenj dhe kap vlerën e 700 mijë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here