A do ta njihni pavarësinë e Kosovës/ Ja si përgjigjet kryediplomati grek…

0
145

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ai në aeroport është pritur nga kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ndërkohë në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin Hoti.

Dendias nga gazetarët është pyetur për punën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, megjithatë s’ka dhënë ndonjë përgjigje specifike.

Ai ka thënë se puna e njohjes nuk është punë shprese, por e vendosjes së raporteve diplomatike të dy vendeve.

“Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë Dendias, shkruan Express.

Ai tha gjithashtu se Greqia është e interesuar për paqe dhe satbilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here