Aleanca për Teatrin/ Çfarë ka ndodhur me projektin e Ingels Bjarke nga dita e shembjes së Teatrit?!

0
117

Ashtu siç është shprehur dhe arkitekti danez, që u bë i famshëm në Shqipëri brenda 24 orëve, ai ende nuk ka një kontratë ndërmjet bashkisë së Tiranës dhe studios daneze BIG, edhe pse ky projekt është shpallur fitues. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar nga ky fakt, kur ka pak ditë që i është kërkuar KLSH për të bërë auditim të studimit të projektimit të Teatrit të Ri, me nismë të Veliajt. Ndërkohë aktivistët vazhdojnë protestën në shumë forma, duke mbajtur fjalën çdo natë në pedonale, se teatri do të ndërtohet aty ku është, ashtu siç ishte.

 

Ashtu siç është shprehur dhe arkitekti danez, që u bë i famshëm në Shqipëri brenda 24 orëve, ai ende nuk ka një kontratë ndërmjet bashkisë së Tiranës dhe studios daneze BIG, edhe pse ky projekt është shpallur fitues. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar nga ky fakt, kur ka pak ditë që i është kërkuar KLSH për të bërë auditim të studimit të projektimit të Teatrit të Ri, me nismë të Veliajt. Ndërkohë aktivistët vazhdojnë protestën në shumë forma, duke mbajtur fjalën çdo natë në pedonale, se teatri do të ndërtohet aty ku është, ashtu siç ishte. Në deklaratën e publikuar dje, bëhet një analizë e kësaj situate për atë që u quajt projekt i madh i Bjarke Ingels: “Në muajin qershor, një muaj më pas shembjes së Teatrit Kombëtar në mënyrë brutale, gazeta e përditshme daneze do të çelte artikullin e saj me titull “Ata po luftojnë për ndërtesën e Bjarke Ingelsit”. Në kopertinën e saj do të shfaqej fotoja e një protestuesi të shtrirë me faqjen në asfalt dhe me shqelmin në fyt nga forcat policore.

Në brendësi artikulli akuzonte studion daneze BIG dhe arkitektin Bjarke Ingels se projekti i tyre pë Teatrin e ri ishte korruptiv dhe shkaktar i dhunës së ushtruar ndër shqiptar natën e 17 majit dhe në vazhdim.

Brenda javës arkitekti danez do t’iu përgjigjej akuzave në po të njëjtën gazetë. I vetëdijshëm për veprimet e tij ai u përpoq me anë të mashtrimeve dhe të pavërtetave të mbronte reputacionin e tij përball publikut të largët dhe të painformuar danez me problematikën e krijuar në kryeqytetin shqiptar.

Gënjeshtrave të tij ju jemi përgjigjur si në gazetën “Politiken” për publikun danez por dhe për publikun shqiptar në mënyrë të vazhdueshme.

Sot po ndalemi vetëm në një pikë të atyre që ka shprehur me gojën e vetë arkitekti danez Bjarke Ingels në artikullin e “Politiken” më 20 Qershor 2020.

“Në kohën e këtij shkrimi, ne nuk kemi ende kontratë me bashkinë. POR KEMI ENDE BESIM.

“Nuk është një rast i pasurimit të BIG, do të na kushtojë shumë, pasi pagat daneze tejkalojnë shumë ato që mund të paguajë një ndërtues PUBLIK shqiptar”.

“Për këtë fakt ne nuk jemi VLERËSUAR FARE derimë tani”.

Pra nuk ka ende një kontratë për projektin deri në qershor, jo vetëm kaq por nuk ka një të tillë dhe sot që po flasim. Kontratë ndërmjet bashkisë dhe studios daneze BIG nuk ka, pavarsisht se ky projekt sipas tyre është shpallur fitues i garave e konkurseve imagjinare apo dhe tenderave.

Nga ana tjetër bashkia Tiranë në 3 korrik 2020 shpall tender me objekt “studim-projektim ndërtimin e teatrit të ri.Tender i cili ka të bëjë me detajimin teknik të projektit të Bjarke Ingels. Një projekti për të cilin nuk ka kontratë dhe se ky tender nuk ka për objekt pagesën financiare të projekt-idesë së firmës BIG.

Bashkia Tiranë nuk e ka gjetur akoma rrugën ligjore për të kryer pagesën e projektit dhe nga ana tjetër as arkitekti nuk ka mundur derimë tani të sigurojë një kontratë megjithëse ishte besimplotë.

Si përfundim as projekt teatri të falur nga firma FUSHA nuk kemi, as kontratë me arkitektin nuk kemi dhe as teatër nuk kemi.

Ky argument do ti shtohet akuzave në SPAK,dhe njëkohësisht do i bëhet me dije dhe autoriteteve daneze.

Teatri do të rindërtohet aty ku ishte siç ishte!”. Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka vazhduar betejën e saj në mbrotje të kauzës, që prej ditës së shembjes së Teatrit, më 17 maj 2020, duke mos u dorëzuar. Kanë imponuar në SPAK hapjen e dosjeve, dhe nisjen e hetimeve për gjashtë kallzime për Veliajn, Ramën dhe gjithë infrasktrukturën institcionale që ata drejtojnë dhe kanë firmosur për shembjen e Teatrit. Kanë dërguar letra në Parlamentin Evropian, për të nisur hetime ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave të Njeriut, pasi në mbrëmjen e shembjes, pa paralajmëruar ndërkohë që aktivistët ndodheshin brenda godinës, ka nisur shembja me fadromë. Shtypi botëror në anën tjetër ka pasur jehonë të mjaftueshme për të quajtur kauzën e Teatrit si të drejtë, dhe protestën e aktivistëve të Aleancës, si shenjë e pakët e demokracisë në këtë vend.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here