Gjykimit të popullit t’i bindeni të gjithë/ Basha: Lidhini zagarët e votave

0
125

Jetmir Olldashi

basha ne vor;Kreu i PD-së: Me votë do ta ndalim të keqen, me votë do t’i kthejmë vendit shpresën, njerëzve punën dhe dinjitetin

Fushata elektorale ka hyrë në ditët e saj të fundit. Kreu i PD-së Lulzim Basha është treguar i ashpër dhe i vendosur se s’do të ketë tolerime nëse blihen vota dhe deformohet vullneti qytetar. Nga Vora dhe Paskuqani kryetari demokrat është treguar i drejtpërdrejt, dhe ka paralajmëruar dyshen e majtë Rama Meta. ‘As mos t’i shkojë në mendje askujt se mund të blejë apo kërcënojë votuesit këtu në Vorë! Sot, dua t’i paralajmëroj se janë në vëzhgimin tonë të përhershëm, se i njohim kokërr për kokërr, me emër e mbiemër. U themi, lidhini zagarët, hiqini duart nga vota e lirë e qytetarëve! Ora e gjykimit me votë nuk ndalohet, gjykimit të popullit t’i bindeni të gjithë, gjykimi po afron, fitorja po afron’. Shqiptarët, tha zoti Basha po presin me një padurim të madh për të shkuar drejt 21 qershorit dhe me votën e tyre, për të vendosur një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tyre e për t’i dhënë një mësim të madh për mashtrimet e 23 qershorit dyshes Rama –Meta. Shefi i selisë blu nuk la pa shigjetuar premtimet e pambajtura të mazhorancës së majtë. Ai i akuzoi se gënjyen për taksat, për naftën për energjinë elektrike. “21 qershori është dita e llogarive, është dita për të kërkuar llogari me votën tuaj për premtimet e pambajtura, është dita për të vendosur me votë një mësim ndaj pushtetarëve që mashtruan, gënjyen e ju kthyen shpinën”.

Lulzim Basha bëri thirrje për të dal masivisht në votime dhe për të votuar kandidatët e opozitës dhe Partinë Demokratike si shpresa e vetme për këtë vend. Ai premtoi ringritje të ekonomisë dhe ndërmarrjen e një sërë masash të cilat do të zbusin varfërinë dhe do t’i japin frymëmarrje ekonomisë. ‘Detyra jonë është t’u ofrojmë shqiptarëve rrugën e daljes, të shpëtimit, rrugët e zgjidhjes të këtyre problemeve përmes uljes së taksave kombëtare në nivelin më të ulët në Ballkan, ulja me 25% e çmimit të energjisë, falja e kamatë-vonesave, rritja e rrogave e pensioneve, rifutja në listën e ndihmës ekonomike të çdo familje, të hequr me të padrejtë dhe çdokujt tjetër që e meriton, krijimi i kushteve për blegtorinë e bujqësinë dhe sipërmarrjen në tërësi që të ndihet e sigurt, të punojë e qetë, që me punë të sigurojë të ardhmen e familjes së vet dhe të sigurojë edhe më shumë punësim’, Lideri demokrat theksoi edhe një herë tjetër se 21 qershori është një referendum ekonomik dhe pikë kthese për demokracinë shqiptare. Afrimi i 21 qershorit ka sjellë ashpërsinë e gjuhës së kryetarit demokrat. Ai u është drejtuar hapur krerëve të shumicës parlamentare të respektojnë dhe lexojnë me kujdes votën e qytetarëve. “I them sot nga ky shesh i Vorës, zëri i bashkuar i shqiptarëve në 21 qershor është ligji i ligjeve, do të detyroheni ta respektoni ose ju ka ardhur koha të largoheni! Le t’i japim me votën tonë fund këtij dy vjeçari të tkurrjes, falimentimit, rënies ekonomike dhe shpirtërore për shkak të taksave të larta, papërgjegjshmërisë, hipokrizisë, poshtërimit që solli dyshja Rama-Meta, me papërgjegjësinë e saj“.

 

Alibeaj: Të ndalim të keqen/ Mediu: Berberi i ri në kokën e fukarait do e mësojë zanatin

Ndihem republikan sepse kauza jone eshte perbashket. Gjendja e rende ekonomike dhe sociale qe ka pllakosur vendin eshte detyre e te gjitheve ne qe ta ndalim. Keshtu ka dekaruar Enkelejd Alibeaj ne nje takim me mbeshtetes te PR ku ishte i pranishem edhe kreu i kesaj partie Fatmir Mediu. Ne demokratet kemi perpara sfiden qe te ndalim kete situate dhe do t’ia dalim ashtu si ia kemi dale gjithmone ne momentet e veshtira per vendin. Kete do ta bejme bashke te majte dhe te djathte. Per Fatmir Mediun Enkelejd Alibeaj i perfaqeson te gjithe te majte dhe te djathte ndersa rivali socialist perfaqeson interesat klienteliste dhe kapjen e shtetit nga indidvide qe duan ta shnderrojne vendin dhe fierin ne ciflig. Shqiperia po shkon drejt nje gremine ekonomike ndersa qeveria po ndjek politika miope. Kete do te beje edhe perfaqsuesi i tij per Fierin tha Mediu duke iu referuar Armando Subashit. ‘Pas kaq vitesh qeverisjeje vendore nga te majtet na thone qe eshte figure e re. Ndjese paste kryetari im Sabri Godo thoshte se berberi i ri ne koken e fukarait do mesoje zanatin. Po ne nuk kemi pse ta lejojme kete. “Politika e jashtme e jona solli bushin ne Shqiperi, Pavaresine e Kosoves dhe hyrjen ne NATO ndersa politika e Rames solli ne Tirane Vucicin qe deklaroi se Kosova eshte Serbi. Mediu deklaroi per mbeshtetesit e tij se asnje vote per PR si subjekt ne Keshillin Bashkiak nuk ka vlere nese nuk shkon paralelisht me voten per Enkelejd Alibeajn. Kushtet e jeteses ne brendesi te lagjeve te qytetit nuk ndryshojne shume nga ato te fshatrave. Kete deklarate Enkelejd Alibeaj kandidat per kryetar bashkie ne Fier e ka bere gjate takimeve me banore te lagjeve Kryengritja e Fierit dhe 1 Maj. Alibeaj ka takuar banore te cilet shprehen te zhgenjyer nga pushteti vendor per infrastrukturen rrugore por edhe sistemimin e kanalizimeve. Ne te dyja keto zona perfierike te Fierit kanalizimet nuk funksionojne per shkak te dnertimeve pa kriter qe kane cuar ne nje kaos urbanistik. Eshte e turpshme qe lagjet e Fierit vuajne te njetjat problem sikur te ishin fshatra te larget. Nga ana tjeter fieraket e paguajne ujin me dyfishin e cmimit te kryeqytetit tha Enkelejd Alibeaj. Pervec kësaj, tha ai, uji eshte i pakonsumueshem ndersa per ta cuar ne banese duhet te paguash edhe nje fature energjie elektrike. Ne Tirane nje familje me 4 veta paguan mesatarisht 10 mije leke te vjetra ndersa Fieri ka tarifat me te larta te ujit dhe cfare uji, uje qe nuk pihet.

 

Halim Kosova: Është Koha për njeriun e ndershëm

Kandidati për kryebashkiak të Tiranës ka vazhduar takimet intensive me banorët e Kryeqytetit. Ai ka folur për shpenzimet, punët në qytet dhe kontrollin dhe cilësinë e tyre. ‘Secili nga ne do bëjmë që të gjitha fondet, të gjitha projektet që do nisen nga Bashkia e Tiranës në drejtimin tuaj, të mos bëhen sebep për të prodhuar ndonjë shtëpi apo vilë rrugës, por të gjitha të vijnë 100% aty ku ju keni nevojë. Dhe kush më pengon mua për ti ndjekur hap pas hapi, bashkë me ju. Kush nuk zbaton afatet, kokërr leku nuk ka për të marrë nga unë’. Kosova u ka bërë thirrje banorëve të mos e tregtojnë votën e tyre por të zgjedhin njeriun. ‘ Ka ardhur koha, më shumë se kurdoherë tjetër, që banorët e Tiranës të vlerësojnë njeriun e sprovuar, njeriun e ndershëm dhe jo njeriun partiak, të falsifikuar, të parafabrikuar që i jepet qytetarëve, jo për t’u shërbyer atyre’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here