Papergjegjshmeri totale!! Rama shkel hapur ligjin me fëmijët e mbijetuar nga tërmeti…vetëm për show dhe propagandë…

0
95

Kryeministri, Edi Rama, vazhdon që të bëjë propagandë me dy nga fëmijët e mbijetuar pa tërmetit në Thumanë. Mëngjesin e sotëm ai  publikoi në faqen e tij në Facebook momente kur po dërgonte në shkollë me makinën e tij të blinduar, Aurelin dhe Alesion.

Por gazetarit, Flamur Vezaj, e ka parë këtë gjest në një këndvështrim tjetër; atë ligjor. Sipas tij ky veprim i kryeministrit përveçse show dhe propagandë është edhe në shkelje të ligjit, duke ju vënë në rrezik jenën 2 fëmijëve, pasi ata po udhëtojnë në prani të kreut të qeverisë pa rrip sigurimi.

Reagimi i plotë i gazetarit:     

Papergjegjshmeri totale!! Vetem per show dhe propagande KM rrezikoje jeten e dy femijeve teksa po i transportonte per ne Shkolle! Mire qe i rrezikoje jeten por edhe nuk e vrasin mendjen se cfare thote ligji apo Kodi Rrugor!

#Zbatim i ligjit sipas standarteve te propagandes!

Ketu po rendise fjalen e ish-drejtorit te policise rrugore ne Tirane dhene ne media ne momentin e ndryshimit te Kodit Rrugore dhe evidentimit te rasteve te udhetimit te femijeve me makine pa ules (sediljen extra) e rrip sigurimi!

“Nese një fëmijë konstatohet pa pajisjen fiksuese (ulse per femije) apo pa rripin e sigurimit atëherë përgjegjësia bie mbi personin përgjegjës që mund te jetë gjithashtu drejtuesi i mjetit. Dhe nëse është drejtuesi i mjetit, përvec masës me gjobë këtij të fundit i pezullohet edhe leja e drejtimit për një periudhë nga 6-12 muaj. Gjoba është e njejte nga 5000-15.000 Lekë te reja”!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here