ISIS stërvit fëmijët me kallashnikovë

0
237

Shteti Islamik ka publikuar një tjetër video tronditëse. Në të shfaqen disa fëmijë nga 9 deri në 13 – vjeç që stërviten në qitje në kampet e terroristëve dhe ekzekutojnë pengje.

Me armë të rënda në duar, fëmijët urdhërohen të simulojnë misione të ndryshme, në kërkim të shënjestrës që u është caktuar.

Një nga fëmijët arrin të gjejë pengun dhe nën kërcënimin e armës, e shtyn atë drejt vetëflijimit, duke e detyruar të hidhet nga ndërtesa.

Kjo nuk është hera e parë që ISIS përdor fëmijët për të ekzekutuar pengjet. Në kampet stërvitore të xhihadistëve numërohen disa qindra fëmijë nga 8 deri në 15 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here