Masat e sigurisë/ Punonjësja, Lamçe: Shefat më thanë firmos ose ik.

0
149

Artan Cena

gjykata e tiranes Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli drejtorin Pjerin Xhuvani dhe pronarin e 4 farmacive fiktive, Hysni Roçin. Arrest në shtëpi prej disa prej punonjëseve të Fondit të Rimbursimit

Gjykata e Tiranës ka dhënë një ditë më parë masat e sigurisë për 9 personat e akuzuar për pjesëmarrje në skemën e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve. Gjatë seancës së djeshme, Gjykata ka vendosur që të lërë në qeli edhe Pjerin Xhuvanin, drejtorin e fondit rajonal dhe administratorin e farmacive Hysni Roçi, të cilët konsiderohen si personat kryesore të skemës mashtruese. Për tre punonjësit e Fondit, Edilra Maraj, Keti Mahmutaj dhe Frida Lamçe gjykata ka vendosur që ti lejë në arrest shtëpie. Ndërkohë për katër drejtuesit teknik të farmacive Gjykata vendosi detyrim paraqitje.

 

Punonjësja Lamçe

Frida Lamçe, specialiste e kontrollit pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor për Rimbursimin e Ilaçeve, nisi të qante, ndërsa avokati i saj fliste në sallën e gjyqit. Sipas mbrojtjes, Frida Lamçe ka qenë e detyruar të firmosë dokumentet që sot e kanë çuar pas hekurave. Ndërsa klientja e tij përlotej, avokati tha se eprorët e saj e kanë detyruar të firmoste, duke e kërcënuar me pushim nga puna. “Më thanë drejtuesit që të firmosja ose do të ikja nga puna”, – ka thënë mes lotësh punonjësja e fondit, Frida Lamçe. Kjo e fundit akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës masën e arrestit 15 ditë burg për Frida Lamçen. Fill pas dëshmisë së specialistes së kontrollit përpara trupës gjykuese është paraqitur ish-drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Tiranës, Pjerin Xhuvani. Edhe Xhuvani akuzohet me të njëjtën akuzë, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Xhuvani dyshohet se është në krye të skemës për vjedhjen e rimbursimit të ilaçeve dhe një nga përfituesit kryesore të saj.

 

Pronari i farmacive

Pronari i 4 farmacive fiktivë është i arrestuari Hysni Roçi, i cili e ka pranuar mashtrimin me ilaçet e rimbursueshme. Hetuesit thonë se 46-vjeçari Roçi, në bashkëpunim me drejtorin rajonal të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani, dhe vartësit e këtij të fundit ka përfituar rreth 500 mijë euro. Gjatë seancës në gjykatë, pronari i katër farmacive fiktive Hysni Roçi, e ka pranuar mashtrimin me ilaçet e rimbursueshme. Ai ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit me drejtësinë, me kushtin e lirimit të personave, emrat e të cilëve i ka përdorur në farmacitë e tij fiktive. Me anë të recetave të falsifikuara janë vjedhur vetëm në Tiranë rreth 500 mijë euro ne 4 muaj. Kjo shumë, është rimbursuar me firmën e drejtorit Xhuvani brenda pak ditë nga moment i dorëzimit të recetave të falsifikuara nga farmacisti Roçi. Prokurorët dyshojnë se të arrestuarit e tjerë të kësaj drejtorie, Edlira Mara, me detyrën juriste, ekonomistja Keti Mahmutaj dhe specialistët e kontrollit Frida Lamçe dhe i shpallur në kërkim Fatbardh Budo në detyra të ndryshme nën urdhrat e drejtorit Xhuvani dhe kundrejt përfitimeve vetjake kanë favorizuar 4 farmacitë fiktive. Ata kanë firmosur kontratat për ilaçe të rimbursueshme në mungesë të dokumenteve të nevojshme, kanë rimbursuar këto ilaçe në mungesë të një verifikimi si dhe kanë përpiluar procesverbale fiktive të kontrollit në teren të këtyre farmacive që nuk ekzistonin në ndonjë vend.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here