Zbardhet skema/ Ja si u vodhën 55 mln lekë nga rimbursimi i barnave.

0
144

Artan Cena

Ja si u vodhën 55 mln lekë nga rimbursimi i barnave Prokuroria ka identifikuar disa prej farmacive dhe pronarëve që kanë përfituar. Në të gjitha rastet kontratat janë lidhur me firmën e drejtorit të Tiranës, Pjerin Xhuvani

 Pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit në Tiranë është paraqitur kërkesa për të lidhur kontratë me fondin nga subjektet farmaceutike Lundër, Bërzhitë, Nutrimed dhe Adelina. Punonjëset e Drejtorisë Rajonale të Fondit në përmbushje të rregullt të detyrës duhet të zbatojnë procedurën e përcaktuar në ligj dhe aktet nënligjore në fuqi për vitin 2014-2015, si për sa i përket procedurës së lidhjes së kontratës ashtu dhe rimbursimit të çmimeve të ilaçeve.

Në fundvitin e vitin 2014 të cilat përcaktojnë procedurën për sa i përket vitit 2015.

Referuar këtyre akteve ligjore dhe nënligjore, rezulton të jetë parashikuar se kur subjekti farmaceutik paraqet kërkesë për lidhjen e kontratës, titullari i institucionit ngre grupin e punës të përbërë prej tre personash (jurist, farmacist dhe ekonomist). Ky komision ka për detyrë të verifikoj zbatueshmërinë e kritereve të lidhjes së kontratës. Komisioni ka për detyrë të shqyrtoj nëse farmacia ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara për lidhjen e kontratës. Një nga këto kritere është që: Farmacia të ketë jo me pak se 60% të barnave të listës alternativë të parë.

Për të verifikuar këtë kriter punonjësit e Drejtorisë të caktuar nga titullari duhet të shkojnë në vendushtrimin e aktivitetit të farmacisë për të përcaktuar nëse ka farmacia gjendje 60% të barnave të listës alternativë e parë. Procesverbali i verifikimit nga grupi i kontrollit në terren bëhet pjesë përsëri e dokumenteve që do të shqyrtohen më pas nga Komisioni me qëllim lidhjen ose jo të kontratës. Organi procedues ka marrë me cilësinë e provës materiale dosjet e farmacive të ndodhura pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë (shkurt DRF).Nga këqyrja e këtyre praktikave dokumentare vihet re se titullari i institucionit ka lidhur kontratën me katër farmacitë objekt hetimi pa u zbatuar procedura e rregullt e përcaktuar në aktet e sipërcituara. Konkretisht procedura që ka ndjekur realisht Drejtoria Rajonale është si me poshtë:

 

Farmacia LUNDËR

Në datën 13 qershor 2014 administratori i farmacisë Lundër, shtetasi Hysni Roçi ka depozituar kërkesën për lidhjen e kontratës me Drejtorinë Rajonale të Fondit si dhe ka depozituar dokumentacionin sikurse është formulari i vetëdeklarimit datë 13 qershor 2014 si dhe dokumente të tjera sikurse janë kopja e noterizuar e licencës së ushtrimit të profesionit/ të certifikatës së regjistrimit tatimorë/ kopje e gentplanit të farmacisë, kopjen e noterizuar të anëtarësimit te Urdhri i Farmacistit. Ndër dokumentet e tjera është dorëzuar dhe inventari i gjendjes fizike të barnave të dt. 13 qershor 2014 të listës së barnave që rimbursohen. Në dosjen e farmacisë ndodhet dhe procesverbali i datës 13 qershor 2014 i nënshkruar nga dy anëtarët e komisionit E. Mara dhe G. Mehmeti dhe nga drejtuesja teknike e farmacisë Mimoza Tufi. Brenda datës 13 qershor 2014 është nënshkruar kontrata tip F 2014. Në këtë kontratë ndodhet nënshkrimi i Hysen Roçit si pronar, i Mimoza Tufit si drejtuese teknike dhe për Drejtorinë Rajonale është nënshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani. Referuar procesverbalit të sekuestrimit dt. 03 qershor 2015 pranë Drejtorisë është sekuestruar dhe urdhri i drejtuesit i cili mban nr. 41, datë 13 qershor 2014 për ngritjen e grupit të punës për verifikimin e vërtetësisë së inventarëve të paraqitur nga farmacia, i përbërë nga shtetaset F. B., Frida Lamçe dhe Edlira Mara. Gjithashtu është sekuestruar dhe një procesverbal që mban përsëri dt: 13.06.2014 sipas të cilit është pasqyruar fakti se nga kontrolli i gjendjes fizike farmacia ka rezultuar pa diferenca dhe se kishte 60% të barnave të listës së rimbursueshme. (Këto dokumente nuk ishin pjesë e dosjeve të farmacive fotokopjet e të cilave ishin marrë më parë nga Prokuroria me procesverbalin e këqyrje-marrjes së provave materiale në datën 29 maj 2015).

 

Farmacia BËRZHITË

Në dosjen e kësaj farmacie ndodhet kërkesa për lidhjen e kontratës dt. 27 nëntor 2014 e cila mban emrin e shtetases H. T.,si administratore e kësaj farmacie. Bashkëngjitur kërkesës ndodhen dokumente të tjera si kopje e noterizuar e licencës së ushtrimit të profesionit/ të certifikatës së regjistrimit tatimore/ kopje e gentplanit të farmacisë, kopjen e noterizuar e anëtarësimit të Urdhri i Farmacistit. Ndër dokumentet e tjera është dorëzuar dhe inventari i gjendjes fizike të barnave të dt: 01 dhjetor 2014 të listës së barnave që rimbursohen. Në dosjen e farmacisë ndodhet dhe procesverbali dt: 01 dhjetor 2014 i nënshkruar nga dy anëtarët e komisionit Edlira Mara dhe Keti Mahmutaj dhe nga drejtuesi teknik i farmacisë, Arens Spahiu. Anëtari i komisionit E. C., nuk ka nënshkruar. Pavarësisht nga mosdhënia e mendimit nga ana e përgjegjësit të sektorit të rimbursimit, titullari ka marrë vendim dt: 01 dhjetor 2014 për lidhjen e kontratës. Brenda datës 01 dhjetor 2014 është nënshkruar kontrata tip F 2014. Në këtë kontratë ndodhet nënshkrimi i H. T.,si pronar, i Arens Spahiut si drejtues teknik dhe për Drejtorinë Rajonale është nënshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani. Referuar procesverbalit të sekuestrimit dt: 03 qershor 2015 pranë Drejtorisë është sekuestruar dhe urdhri i drejtuesit nr. 69 dt: 01 dhjetor 2014 për ngritjen e grupit të punës për verifikimin e vërtetësisë së inventarëve të paraqitur nga farmacia i përbërë nga shtetaset F. B., Frida Lamçe dhe Edlira Mara. Gjithashtu është sekuestruar dhe një procesverbal që mban përsëri dt: 01 dhjetor 2014 sipas të cilit është pasqyruar fakti se nga kontrolli i gjendjes fizike farmacia ka rezultuar pa diferenca dhe se kishte 60% të barnave të listës së rimbursushme (Këto dokumente nuk ishin pjesë e dosjeve të farmacive fotokopjet e të cilave ishin marrë më parë nga Prokuroria me datë 29 maj 2015).

 

Farmacia ADELINA

Në dosjen e kësaj farmacie ndodhet kërkesa dt: 01 shtator 2014 e cila mban nënshkrimin e H. T.,si administratore e farmacisë “Adelina”. Bashkëngjitur kërkesës ndodhet formulari i vetëdeklarimit, i dokumenteve të tjera sikurse janë kopje e noterizuara e licencës së ushtrimit të profesionit/ të certifikatës së regjistrimit tatimore/ kopje e gentplanit të farmacisë, kopje e noterizuar e anëtarësimit të Urdhri i Farmacistit. Ndër dokumentet e tjera është dorëzuar dhe inventari i gjendjes fizike të barnave të dt: 01 shtator 2014 të listës së barnave që rimbursohen. Në dosjen e farmacisë ndodhet dhe procesverbali dt: 01 shtator 2014 i nënshkruar nga dy anëtarët e komisionit Edlira Mara dhe Keti Mahmutaj dhe nga drejtuesja teknike e farmacisë, Adelina Manaj. Anëtari i komisionit E. C., nuk ka nënshkruar. Pavarësisht nga mosdhënia e mendimit nga ana e përgjegjësit të sektorit të rimbursimit, titullari ka marrë vendim nr: 4042/1 dt: 01 shtator 2014 për lidhjen e kontratës. Brenda datës 01 shtator 2014 është nënshkruar kontrata tip F 2014. Në këtë kontratë ndodhet nënshkrimi i H. T.,si pronar, i Adelina Manaj si drejtuese teknike dhe për Drejtorinë Rajonale është nënshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani. Referuar procesverbalit të sekuestrimit dt: 03 qershor 2015 pranë Drejtorisë është sekuestruar dhe urdhri i Drejtuesit Nr: 53 dt: 01.09.2014 për ngritjen e grupit të punës për verifikimin e vërtetësisë së inventarëve të paraqitur nga farmacia i përbërë nga shtetaset F. B., Frida Lamçe dhe Edlira Mara. Gjithashtu është sekuestruar dhe procesverbali i nënshkruar nga këta shtetase sipas të cilit është pasqyruar fakti se nga kontrolli i gjendjes fizike farmacia ka rezultuar pa diferenca dhe se kishte 60% të barnave të listës së rimbursueshme. (Këto dokumente nuk ishin pjesë e dosjeve të farmacive fotokopjet e të cilave ishin marrë më parë nga Prokuroria me datë 29 maj 2015).

 

Farmacia NUTRIMED

Në dosjen e kësaj farmacie ndodhet kërkesa dt: 01 shtator 2014 e cila mban nënshkrimin e shtetases H. T., si administratore e farmacisë Adelina. Bashkëngjitur kërkesës ndodhet formulari i vetëdeklarimit, e dokumente të tjera sikurse janë kopjet e noterizuar të licencës së ushtrimit të profesionit/ të certifikatës së regjistrimit tatimor/ kopje e gentplanit të farmacisë, kopje e noterizuar e anëtarësimit të Urdhri i Farmacistit. Ndër dokumentet e tjera është dorëzuar dhe inventari i gjendjes fizike të barnave të dt: 01 shtator 2014 të listës së barnave që rimbursohen. Në dosjen e farmacisë ndodhet dhe procesverbali dt: 01 shtator 2014 i nënshkruar nga dy anëtarët e komisionit Edlira Mara dhe Keti Mahmutaj dhe nga drejtuesja teknike e farmacisë Adelina Manaj. Anëtari i komisionit E. C., përgjegjës i sektorit të rimbursimit nuk ka nënshkruar. Pavarësisht nga mosdhënia e mendimit nga ana e përgjegjësit të sektorit të rimbursimit, titullari ka marrë vendim nr. 4042/1 dt: 01 shtator 2014 për lidhjen e kontratës. Brenda datës 01 shtator 2014 është nënshkruar kontrata tip F 2014. Në këtë kontratë ndodhet nënshkrimi i shtetases H. T.,si pronar, i Adelina Manaj si drejtuese teknike dhe për Drejtorinë Rajonale është nënshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani.

Në dosjen e farmacisë Nutrimed nuk ndodhet asnjë dokument që të pasqyroj faktin se është iniciuar dhe kryer kontroll në vend -ushtrimin e aktivitetit të kësaj farmacie. Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar që titullari i institucionit ka marrë vendim për lidhjen e kontratës me farmacinë Nutrimed pa u kryer me parë verifikimi i gjendjes së inventarit fizik për këtë farmaci. Nga hetimi rezulton se procedura për lidhjen e kontratës për dy farmacitë, Nutrimed dhe Adelina është bërë brenda datës 01 shtator 2014 duke filluar që nga depozitimi i kërkesës deri tek marrja e vendimit për lidhje kontrate nga ana e titullarit. Veprimet e të ndaluarit Pjerin Xhuvani në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore janë identifikuar dhe në vendimmarrjet e tij për lidhjen e kontratave me farmacitë Bërzhit, Lundër dhe Adelina. I ndaluari në vendimet e tij për lidhjen e kontratave i referohet mendimit të komisionit. Nga hetimi ka rezultuar komisioni është i përbërë prej tre personash të ndaluarës Edlira Mara, të ndaluarës Keti Mahmutaj dhe shtetasit E. C.., në cilësinë e përgjegjësit të sektorit të rimbursimeve. Referuar dokumentacionit vihet re se në të trija dosjet e këtyre farmacive, E. C., nuk ka dhënë mendimin e tij. I pyetur nga organi procedues ky person ka deklaruar se ai nuk ka pasur dijeni lidhur me këto praktika dokumentare. I ndaluari në cilësinë e titullarit nuk duhet të merrte vendim pa u shprehur më parë të gjithë anëtarët e komisionit.

Por përveç sa më sipër, organi procedues ka arritur në dyshimin se pavarësisht se në dosjet e tre farmacive Bërzhit, Lundër, Adelina ndodhen 3 urdhrat dhe 3 procesverbalet e saktësimit të inventarit, këto urdhra janë fiktiv. Ato përmbajnë të dhëna të rreme në forme dhe përmbajtje. Në këto procesverbale të nënshkruar nga Frida Lamçe, Edlira Mara dhe F. B., pasqyrohet fakti se është kryer kontroll në vendushtrimin e aktivitetit në prezencë të drejtuesve teknik Mimoza Tufi, Arens Spahiu dhe Adelina Manaj, dhe se në këto farmaci ndodhen gjendje 60% të barnave. Nga hetimi ka rezultuar dyshimi se në këto farmaci nuk është kryer verifikim inventari. Nga këqyrja e dokumentacionit të dorëzuar nga farmacitë pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë vihet re se farmacitë kanë depozituar numrin e llogarisë bankare pranë këtij institucioni dhe vlera monetare e rimbursuar për periudhën 01 tetor 2014 deri ne 31 mars 2015 prej 55.941.901 lekë ka kaluar pikërisht në llogaritë e: Farmacia Bërzhitë me pronar/administrator shtetasen H. T.,dhe drejtues teknik Arens Spahiu; Farmacia Adelina me pronar/administrator H. T.,dhe drejtues teknik Adelina Manaj. Farmacia Nutrimed me pronar/ administrator shtetasen H. T.,dhe drejtues teknik Nikollaq Thanasin. Farmacia Lundër, me pronar Hysni Roçin dhe drejtues teknik Mimoza Tufi. Nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale e Fondit dhe pyetja nga organi procedues i disa prej mjekëve qe figurojnë të kenë lëshuar recetat për pacientet të cilat janë ekzekutuar më pas nga farmacitë për periudhën kohore 1 tetor 2014-31 mars 2015 rezulton se këto receta nuk janë lëshuar nga mjekët përkatës.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here