Info/ Sport, Shqipëria ngjitet në pozicioni e 51 të FIFA-s

0
172

Shqipëria ngjitet në pozicioni e 51 të FIFA-sShqipëria fiton 6 pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin qershor. Nga vendi i 57 që ishte një muaj më parë, përfaqësuesja kuqezi pozicionohet në vendin e 51-të, edhe pse gjatë muajit të fundit sikurse të gjitha kombëtaret evropiane, nuk ka luajtur qoftë një ndeshje. Kuqezinjtë lanë pas në renditjen aktuale skuadra të tilla si Japonia, Mali, Panamaja dhe Egjipti, madje edhe Turqia renditet në një pozicion më të dobët se Shqipëria. Për sa u përket skuadrave të tjera të Grupit “I” eliminator të Euro 2016, Portugalia mbetet në vendin e shtatë, Danimarka në të 29-tin, ndërsa Serbia që është e 45-ta ka humbur një vend. Armenia, të cilën Shqipëria e mposhti 2-1 më 29 Mars, ka humbur 7 vende duke u renditur e 85-ta. Për sa i përket 10-shes më të mirë ndryshimi më i rëndësishëm është parakalimi i Argjentinës nga Belgjika që ngjitet në vendin e dytë, ndërsa Franca, që pozicionohet e nënta, fitoi dy vende duke nxjerrë jashtë 10-shes Zvicrën. Renditja e FIFA-s vijon të kryesohet nga Gjermania, kampionia e botës në fuqi.

 

Igli Tare shpallet drejtori sportiv më i mirë në Itali

Në sezonin e shkëlqyer të Lazios, meritë të madhe ka edhe Igli Tare. Dje, drejtori sportiv shqiptar u nderua me çmimin “Drejtori më i mirë i vitit” për sezonin sportiv 2014-2015 në Serie A. Çmimi i “ Italian Sport Aëards” u dha në mbrëmjen Gala të zhvilluar në “Piazza Cavalieri” të Vittorio Veneto ad Albanella” në Salerno. Lajmi u publikua nga mediet të ndryshme italiane. Ky është një vlerësim i rëndësishëm dhe një ndër të rrallët për një drejtues nga Shqipëria.

 

Ronaldo homoseksual…

Ylli portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, momentalisht është duke pushuar, por një nga portalet e njohura spanjolle “Staragora.com” është duke dyshuar se sulmuesi është homoseksual. Ronaldo ka preferuar të kalojë pak kohë në një jaht vetëm me djem “muskulorë”. Për të mbështetur dyshimet ka publikuar edhe disa foto ku sulmuesi portugez i Realit te Madridit shfaqet duke u lyer me krem nga një prej shokëve te tij.

Kjo sipas këtij portali, tregon homoseksualitetin e tij.

 

Zanetti dhe Maradona vijnë në Kosovë

Vështirë ta besosh, por tashmë kemi një mundësi shumë e mirë për të parë yjet e Argjentinës në Kosovë. Federata e Kosovës po punon për të mbyllur një marrëveshje me palën argjentinase për të sjell një ekip veteranësh në Kosovë, të cilët do të përballen me një ekip të përzier nga Kosova dhe Shqipëria.

Diego Maradona, Ariel Ortega, Javier Zanetti, Gabriel Batistuta, Hernan Crespo, Riquelme, Diego Simeone e Sebastian Veron janë disa nga legjendat e Argjentinës që gjatë këtij viti mund të shkelin në Kosovë. Legjendat e përfaqësueses së Argjentinës pritet të luajnë ndeshje miqësore gjatë periudhës së verës. Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, në kushte anonimiteti, kanë konfirmuar se po punojnë për këtë ndeshje, ndërkohë që iniciativa për sjelljen e yjve argjentinas në Kosovë është konfirmuar edhe nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve. Ndeshja rrezikohet vetëm nga kushti financiar. Ekipi argjentinas ka kërkuar 300 mijë euro për një ndeshje miqësore në Kosovë. Megjithatë, janë duke u shqyrtuar disa mundësi që të grumbullohen mjetet financiare për të zhvilluar këtë ndeshje që vlerësohet të jetë një reklamë e madhe para pranimit të FFK-së në UEFA e FIFA

 

Rihana dhe Benzema në një darkë, lindin dyshimet

Rihanna është ende në kërkim të dashurisë, e ndërsa takimin e radhës e ka pasur me yllin e Real Madridit, Karim Benzema. Ende asgjë nuk është e qartë për shoqërimin mes tyre, pasi shumë thashetheme janë hedhur në këtë drejtim për këngëtaren. Ata janë parë mëngjesin e sotëm duke lënë njërin prej restoranteve të Nju Jorkut.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here