Bale do të largohet nga Madrid

0
133

Bale do të largohet nga MadridGareth Bale nuk duron më. Mesfushori i Realit të Madridit kërkon largimin me çdo kush në fund të sezonit. Uellsiani ka qenë më i kritikuari gjatë këtij sezoni dhe kjo situatë e ka çuar deri aty sa të kërkojë largimin nga Los Blancos. Menaxheri i futbollistit Jonathan Barnett ka patur një takim kokë më kokë me presidentin Florentino Perez, për të kuptuar se cili është plani i tij për 25-vjecarin. Nëse Reali kërkon të shesë, Barnett do të nisë menjëherë bisedimet me klubet e interesuara për klientin e tij.Nëse Perez do t’i hapë dyert për largimin e Bale, e ardhmja e futbollistit me shumë mundësitë do të jetë në Old Traford. Prej kohësh Manchester United ka shfaqur interes konkret për uellsianin.Mediat angleze kanë raportuar se familja Glazer është gati të paguajë 120 milionë euro për kartonin e tij. Ndërkohë që për ta arritur më lehtë mund të përfshihet dhe kartoni e De Geas, që kërkohet me ngulm nga Reali për të zëvendësuar Iker Casillasin.

 

Hysaj merr pjesë në darkë bamirësie

Elseid Hysaj dhe disa lojtarë të Empolit kanë marrë pjesë në një darkë bamirësie. Ata kanë kaluar mbrëmjen e djeshme në shoqërinë e fëmijëve ku nuk mungoi edhe një sfidë e improvizuar me ta.Kjo mbrëmje u organizua nga Fondacioni Empoli dhe pjesë e kësaj nisme ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar që po tregon se është një njeri me zemër të madhe brenda dhe jashtë fushës së futbollit.Mbrojtësi i Empolit po kalon një sezon fantastik, ndërkohë që tashmë mbetet vetëm të konfirmohet në ndonjë skuadër më të rëndësishme.

 

 

Beyonce preferon Vidal

Ylli i muzikës botërore, Beyonce i ka shokuar të gjithë, pasi shprehur preferencat e saj në fushën e futbollit. Këto ditë ajo ka bërë një vizitë në Haiti, ku dhe ka takuar të gjithë fansat e saj. Beyonce ka treguar se futbollisti i saj i preferuar nuk është as Ronaldo, apo Messi, por ylli i Juventusit, Arturo Vidal. Një preferencë e veçantë kjo, pasi rrallë herë kemi dëgjuar që një femër të synojë dike tjetër veç dy yjeve që përmendëm më lart, apo dhe Neymar. Vidal tashmë ka një motiv më shumë për të rënë në sy.

 

Benzema ndalohet nga policia

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është kapur për herë të tretë duke drejtuar makinë pa pasur të drejtë ta bëjë një gjë të tillë.Sipas “El Mundo de Deportivo”, duke cituar ‘The Rail’, Benzema është arrestuar nga policia pasi u kap dhe në shoqërinë e një femre duke drejtuar pa patentë. Francezi po drejtonte një makinë tip Rolls Royce të bardhë rrugëve të Madridit. Policia ndali Benzeman duke e arrestuar dhe duke e dërguar rastin e tij menjëherë në gjykatë.

 

Levandovski përleshet me Boateng

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Levandovski është përleshur me mbrojtësin Jerome Boateng në stërvitjen e sotme të ekipit bavarez.Gjithçka ka nisur pas një ndërhyrje të Boateng ndaj sulmuesit polak, ndërsa për ta ndaluar përleshjen mes tyre u desh ndërhyrja e futbollistëve tjerë, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.Trajneri Pep Guardiola vendosi që t’i largojë të dy futbollistët nga stërvitja, në drejtim të dhomave të zhveshjes. Tani, mbetet të shihet nëse klubi do t’i ndëshkojë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here