Çfarë duhet të dini për gjeniun e botës

0
157

Stephen HawkingStephen Hawking është pa dyshim fizikani dhe kozmologu me i shquar i gjallë, një ikonë e vërtetë e gjenialitetit, fizikes dhe shkencës botërore.

Gjeniu anglez i cili në 8 janarin e këtij viti mbushi 73 vjeç, nuk është vetëm një shkencëtar brilant, por edhe një ikonë-pop e kohëve tona, njeri shumë familjar, një pasionant i serialit “Simpson”, sikurse edhe i serialit “Star Trek”. Megjithatë, jo të gjithë dimë sa duhet për anët njerëzore të shkencëtarit te madh. Ndaj, më poshtë janë 10 kuriozitete nga jeta e trazuar e këtij vizionari të paimagjinueshëm.

 

  1. Fillimet. Në fillimet e shkollimit te tij, notat që ai merrte në shkollë, çuditërisht ishin nga më të dobëtat e klasës, ndërkohë që ai kishte një pasion të veçantë për radiot, orët dhe çdo gjë tjetër që ishte e çmontueshme. 2. Universiteti. Në rini të tij, edhe pse ai kishte treguar pasion dhe talent të veçantë për matematiken, i ati këmbëngulte që ai të studionte për mjekësi. Ndërkohë, ai duket se zgjedh një të mesme, fizikën, për të vazhduar më pas me kozmologjinë. 3. Sporti. Hawking nuk është shquar për pasion për sportin apo për ndonjë fizik të zhvilluar, megjithatë në vitet e para në Oksford, ai fillon të argëtohet me sportin, për të larguar sadopak ndjesinë e vetmisë që prodhonte fakulteti. 4. Martesa. Pas diagnostikimit të sëmundjes së tij të rëndë, ai njihet me atë që do të bëhej më pas edhe bashkëshortja e tij, me të cilën do të lindte tre fëmijë. 5. Çmimet. Hawking ka marrë një numër të madh çmimesh për shkencën. Ai është anëtar i Royal Society dhe i Royal Society of Arts, por megjithatë, deri tani, në palmarin e çmimeve të marra mungon ai që është pa dyshim më i rëndësishmi, Çmimi “Nobel”. 6. Basti. Në vitin 1975, ai hodhi tezën, sipas së cilës vrimat e zeza ishin në gjendje të hanin çdo strukturë qiellore, duke marrë me vete dhe zhdukur të gjitha informacionet që lidheshin me të. Kjo tezë vinte ndesh me atë të fizikes mekanike, sipas së cilës, materia është e pazhdukshme, dhe kjo detyroi një tjetër fizikan të madh të kohës, John Preskill, të deklaronte se pohimi i Hawking-ut ishte një gafë e madhe. Për këtë ata vunë një bast, një enciklopedi mbi bejsbollin, të cilin pas 30 vitesh, do të ishte vetë Hawking që do t’ia dorëzonte kolegut të tij, duke pranuar kështu se deklarata e tij ishte e dështuar. 7. Alienët. Sipas Hawking-ut, alienët, nisur nga përmasat e universit, duhet të ekzistojnë diku, por për ne do të ishte më mirë të mos takoheshim me ta, pasi nëse ata janë në gjendje të vijnë deri në Tokë, kjo do të thotë që ata janë më përpara nga ne, dhe me shumë gjasa do të na kolonizojnë, një kolonizim tepër i ndryshëm nga ai i evropianëve në Amerikë në vitin 1492. 8. Libra për fëmijë. Veç librave shkencorë, në punët e tij mund të numërohen edhe disa libra për fëmijë. 9. Shkencëtari rock. Në një prej bran­eve më të bukura të Pink Floyd, regjistruar në vitin 1994, është regjistruar edhe zëri metalik i Stephen Hawking. 10. Graviteti zero. Në vitin 2007, në moshën 65-vjeçare, Stephen Hawking ka eksperimentuar për disa sekonda ndjesinë e mungesës së peshës, falë kompanisë së njohur “Zero Gravity Corporation”. Ndërkohë, ëndrra e tij më e madhe është fluturimi në hapësirë, premtim të cilin ia ka bërë manjati miliarder Richard Branson, themeluesi i “Virgin Galactic”, duke i ofruar një udhëtim falas.

 

Gruaja: Rashë të flija dhe isha nënë, kur u zgjova isha 15 vjeç

“U zgjova, u pashë në pasqyrë dhe bërtita, jam plakë”. Naomi Jacobs, një grua angleze nga Mançesteri, në atë periudhë ishte 32 vjeçe, dhe para pak orësh kishte çuar djalin 10-vjeçar në shkollë dhe ishte shtrirë të flinte pak. Kur u zgjua, ishte e bindur se ishte viti 1992 dhe se ishte ende 15 vjeçe. Nuk njihte veten dhe djalin nuk e kujtonte fare, madje nuk mbante mend asnjë ngjarje të rëndësishme që nga ai vit, as sulmin mbi Kullat Binjake në 11 shtator. “Isha e madhe, nuk po njihja veten kush isha. Po pyesja veten çfarë dreqin ka ndodhur”, – thotë gruaja. Naomi kishte pasur një boshllëk të papritur në memorie, dhe ishte kthyer 17 vite pas. Një gjë e tillë i ndodhi në vitin 2008, kur u përfshi nga një formë e rrallë amnezie, e cila shkaktohet prej stresit të tepërt. “Ecja nëpër shtëpi dhe dridhesha. Pashë gjithë fotografitë nëpër shtëpi dhe shikoja një fëmijë, mendoja se ishte vëllai im pasi më ngjante. Por ishte djali im Leo. I rashë një numri telefoni që më erdhi ndërmend, dhe njoha direkt zërin e shoqes time Katie”, – tregon 39 vjeçarja. E shqetësuar shoqja shkoi në shtëpinë e saj dhe e shoqëroi për të marrë djalin nga shkolla. Ajo tregon se kur pa të birin ndjeu një dashuri të madhe për të. Në vijim ajo shton se gjithçka kishte ndryshuar përreth, marketi ishte shumë i madh, celularët ajo si njihte, muzika ishte ndryshe, madje kishte edhe Google dhe Youtube. Naomi shprehet se mjeku nuk e besoi dhe se i kërkoi që të shkonte në shtëpi të pushonte. Pas gjashtë javësh në këtë gjendje, ajo nisi të kishte kujtimin e parë, një këngë e vitit 1997. Por diagnoza e saj erdhi vetëm pas pesë vitesh, në 2013. Që nga aji ditë ajo është përmirësuar ndjeshëm, dhe memoria i është kthyer në normalitet.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here