“Paktet” që kanë dëmtuar futbollin

0
156

Kapitullimi i PerusëMë poshtë do të njiheni me disa prej takimeve, rezultati i të cilave ka bërë bujë, pasi ka qenë fryt i një pakti të fshehtë dhe jo i shpirtit të garës në fushë. Si këto ndeshje mund të t’ju tregojmë shumë, por vetëm disa prej tyre kanë tërhequr vëmendjen. Më poshtë do të njiheni me katër paktet më “djallëzore”

 

Marrë nga “Goal.com”

Ato nuk mund të quhen ndeshje të trukuara. Ato njihen si pakte midis skuadrash që u intereson i njëjti rezultat. Shumë prej tyre janë vendosur që para se të fillonin. Ndërkohë, disa të tjera janë fiksuar në mes të takimeve. Ka nga ato që kanë ekzaltuar tifozët, pasi janë shënuar gola pa fund, ndërsa ka edhe sfida ku fansat janë mërzitur së tepërmi, pasi skuadrat nuk kanë përdoruar “shpirtin” e garës për të 90 minutat.

 

Botërori 1978: Kapitullimi i Perusë

Gjithçka mori jetë në Botërorin e 1978-ës, atë që u mbajt në Argjentinë. Skuadra vendase, që njihet si “La Seleçion”, kishte lojtarë të mëdhenj si Pasarela, Ardiles dhe Kempes, ndërkohë që në bankinë udhëhiqej nga “Flaco” Menoti. Ky edicion ishte disi i veçantë pasi “Albiceleste” mori pjesë më e fiksuar pas triumfit final. Në fund Kempesi me shokë do ta kthenin në realitet këtë “fiksim”, por para se të luanin finalen përballë Holandës të futbollit total, ata zhvilluan një tjetër sfidë, që do të mbetej në kujtesën e tërë sportdashësve. . . flasim për një nga ato ndeshje që kanë hyrë në faqet e errëta të historisë së futbollit. Pasi mundën Poloninë 2-0 dhe pasi barazuan me Brazilin, Argjentinës i duhej një fitore me katër gola diferencë përballë Perusë për të kaluar “Seleçaon”. Para këtij dueli, brazilianët (mundën Poloninë 3-1) kishin këshilluar teknikun e Perusë që të mos aktivizonte mes shtyllave Ramon Kuirogën, pasi ky i fundit kishte lindur në Argjentinë. Por në fund komisari teknik nuk ua vuri veshin dhe asistoi në një ndeshje ku mbrojtësi ekstrem kontribuoi në atë fitore të thellë, 6-0 që mori Argjentina përballë Perusë. Vite më vonë u zbulua se jo vetëm Kuiroga kishte “ndihmuar” skuadrën e Menotit për të fituar aq thellë. Të tjerë lojtarë të Perusë, në këmbim të shumëve të mëdha parash, u kishin hapur rrugë bardhekaltërve.

 

Itali 1990: Dremitje pas një shkeljeje syri

Edhe kur ndeshjet e fundit në grupe luhet në të njëjtën orë nuk evitohen kompromiset. Një nga ato sfida që tregojnë një gjë të tillë u luajt në Botërorin Itali ‘90. Para se të nisnin takimin e fundit në grup si Republika e Irlandës edhe Holanda e dinin se me një barazim do të kualifikoheshin për më tej pas Anglisë. Kështu kjo ndeshje nuk pati shumë histori. Neil Kuin, në minutën e 71 barazoi shifrat (Holanda kushte kaluar në avantazh me anë të një goli të Rud Gulit) dhe mbylli 20 minuta para këtë duel. Themi kështu pasi nuk u luajt më futboll. Kapiteni i Republikës së Irlandës, Mik Mekarti, do të tregonte vite më pas se para këtij takimi nuk kishte pasur ndonjë akord. Sipas tij, vetëm pas golit të barazimit të Kuinit, ishte kuptuar me kapitenin e “tulipanëve”, Gulit, që të përfundonin gjithçka në barazim. Djemtë “me jeshile” u kualifikuan si të dytët në grup dhe në fazën tjetër u ndeshën me Rumaninë. Ndërkohë që Holanda që u kualifikua si e tretë u përball me Gjermaninë Perëndime që në fund do të rezultonte fituesja e këtij trofeu.

 

Eliminatoret e Euro 1984: Inkuizicioni spanjoll

Ka pasur edhe disa ndeshje ku vetëm njëra anë ka ndaluar së luajturi. Një nga ato ndeshje dyshohet se ka qenë e vlefshme për Evropianin e 1984-ës. Gjithçka ka nisi në Sevilje në një ndeshje midis Spanjës dhe Maltës. Sfida e shumëpërfolur u mbajt më 1983 dhe ishte një nga ato ndeshje që nuk kishte shumë vlerë. Spanja dhe Holanda kishin siguruar kualifikimin, ndërkohë që e vetmja çështje ishte se cila prej tyre do të kualifikohej si e para. Më të avantazhuar ishin “tulipanët” pasi iberikëve u duhej një fitore me 11 gola diferencë për t’u rrëmbyer vendin e parë. Ajo që nuk pritej ndodhi. Malta u mposht nga Spanja 12-1. Ajo që e bën edhe më të pabesueshëm këtë rezultat nuk është vetëm diferenca e golave (që si për ironi të fatit është 11, aq sa u duhej iberikëve për të kaluar me golavarash “tulipanët”), por numri i tyre i shënuar vetëm në pjesën e parë që u mbyll 3-1. Sa i përket fraksionit të dytë aty ndodhi gjithçka. Spanja shënoi edhe nëntë gola të tjerë me ndihmën e Karlos Santijanës dhe Hipolito Rinkonit (nga katër gola secili). Pas këtij takimi holandezët akuzuan rëndë Maltën. Sipas “tulipanëve”, ishullorëve duhet t’u vinte turp për atë që bënë. Ndërkohë, portieri i Maltës, Xhon Benelo, kohë pas këtij takimit tha: “Spanja nuk mund t’i shënonte 11 gola as një skuadre fëmijësh”

 

Euro 2004: Trukimi nordik

Një ndeshje tjetër e turpshme ka marrë jetë gjatë Evropianit 2004. Në grupin C, Italia e dinte fare mirë se me një fitore ndaj Bullgarisë nuk do të kualifikohej, nëse nga ana tjetër Danimarka dhe Suedia do të barazonin një ndeshje, ku do të shënoheshin më shumë se katër gola. Ajo që të gjithë patën frikë ndodhi. Italianët edhe pse mundën 3-1 ekipin bullgarë nuk kaluan fazën në grupe pasi sfida mes skandinaveve përfundoi 2-2. Edhe pse për shumë kjo ishte një ndeshje e fiksuar UEFA hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se nuk kishte elementët e dyshuar për të filluar një hetim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here