Njerëzit sekretë që drejtojnë botën

0
202

people that direct the worldNë vitin 1954, njerëzit më të fuqishëm të botës u takuan për herë të parë, nën kujdesin e kurorës holandeze dhe të familjes Rockefeller, në luksozin hotel “Bilderberg” në qytetin e vogël Osterbeek. Për një fundjavë të tërë diskutuan të ardhmen e botës. Në fund, vendosën që të takoheshin një herë në vit për të shkëmbyer ide dhe për të analizuar çështjet ndërkombëtare. E quajtën veten “Grupi Bilderberg”. Qysh atëherë, janë mbledhur çdo vit në hotele luksoze në pjesë të ndryshme të botës për të tentuar që të vendosin të ardhmen e njerëzimit. Midis anëtarëve të seleksionuar të këtij klubi, gjejmë Bill Clinton, Paul Wolfowitz, Henry Kissinger, David Rockefeller, Zbigniew Brzezinski, Tony Blair dhe shumë kryeministra të tjerë, afaristë, politikanë, bankierë dhe gazetarë nga e gjithë bota. Megjithatë, në më shumë se 50 vjet takime të tyre, nuk i është lejuar asnjëherë shtypit që të asistojë, nuk janë lëshuar deklarata mbi konkluzionet e pjesëmarrësve, nuk është bërë publike asnjë axhendë e një takimi Bilderberg. Liderët e “Grupit Bilderberg” theksojnë se ky diskrecion është i nevojshëm për t’ju mundësuar atyre që marrin pjesë në debate që të flasin lirisht, pa u regjistruar apo përcjellë publikisht deklarimet e tyre. Në rast të kundërt, pohojnë anëtarët e Bilderberg, do të ishin të shtrënguar të flisnin me fjalorin e një komunikate për shtyp. Pa dyshim, ky diskrecion i mundësi “Grupit Bilderberg” që të vendosë më lirisht, por në këtë mënyrë nuk i jepet përgjigje pyetjes themelore: për çfarë flasin në këto takime njerëzit më të fuqishëm të botës? Çdo sistem modern demokratik e mbron të drejtën e “privatllëkut”, por publiku nuk e ka ndoshta të drejtën, që të dijë se për çfarë flasin liderët e tyre politikë kur takojnë liderët më të pasur të botës së biznesit të vendeve respektive të tyre? Çfarë garancish kanë qytetarët që “Grupi Bilderberg” nuk është thjesht një qendër që influencon tregtinë dhe ushtron presione, nga momenti që atyre nuk u lejohet të dinë se për çfarë flasin përfaqësuesit e tyre në mbledhjet sekrete të Grupit? Pse Forumet Botërore Ekonomike të Davosit dhe takimet e G8-ës janë objekt diskutimi në të gjitha gazetat, me njoftime të gjera në faqe të parë dhe praninë e mijëra gazetarëve, ndërsa nuk ka asnjë mbulesë mediatike për takimet e “Grupit Bilderberg”? Ky “black-out” ekziston pavarësisht faktit, që (ose pse?) frekuentohen çdo vit nga presidentë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Bankës Botërore dhe të Federal Reserve; nga presidentë të 100 korporatave më të fuqishme të botës si Daimler Chrysler, Coca Cola, British Petroleum (BP), Chase Manhattan Bank, American Express, Goldman Sachs dhe Microsoft; nga zëvendëspresidentë të Shteteve të Bashkuara, nga drejtorë të CIA-s dhe të FBI-së, nga sekretarë të përgjithshëm të NATO-s, nga senatorë amerikanë dhe anëtarë të Kongresit, nga kryeministra evropianë, nga krerë partish të opozitës dhe nga botues dhe drejtorë të gazetave kryesore të botës. Sigurisht, është kurioz fakti që asnjë prej mjeteve më të rëndësishëm të informacionit nuk mendon se përbën lajm një mbledhje personazhesh të tillë, pasuria e të cilëve e tejkalon më shumë totalin e pasurisë të të gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, kur një udhëtim i njërit prej tyre, i vetëm, fiton titujt kryesorë në televizion. Kjo është enigma mbi të cilën kam reflektuar. 15 vjet më parë, ata më kanë nxitur që të kryej një udhëtim investigues, i cili është bërë vepra e jetës time. Më ngadalë, kam tretur një e nga një shtresat e fshehtësisë që rrethonin “Grupin Bilderberg”, por nuk do të kisha mundur ta bëja pa ndihmën e “vrasësve të ndërgjegjes” si të brendshëm, ashtu dhe të jashtëm në tërësinë e anëtarëve të Grupit. Atyre u shpreh mirënjohjen time më të thellë, pasi inteligjenca e tyre e papagueshme e ka bërë të mundur këtë libër. Kështu, që është e kuptueshme se për t’i mbrojtur unë nuk i citoi heronjtë e vërtetë me emrin e vërtetë, por i falënderoi që më kanë ndihmuar të zbuloj se çfarë thuhej prapa dyerve të mbyllura të hoteleve luksoze, në të cilët ortakët e Bilderberg mbajnë mbledhjet vjetore të tyre. Përpara se të hyhet në mbretërinë e këtij klubi ekskluziv, është e rëndësishme të pranohet se as njerëzit, as organizatat nuk janë absolutisht “të këqij”, ashtu si askush nuk është absolutisht i “mirë”. Në botë ka të fuqishëm të shtyrë nga ideale, parime dhe bindje të larta dhe të fuqishëm se ata të klubit sekret manipulues dhe të derivateve të tij, të cilët i kam përshkruar në këtë libër. Përpjekjet e anëtarëve fillestarë për të përmirësuar botën tonë bazoheshin mbi një “father-knows-best” autokratike të ngjashme me modelin paternalist të kristianizmit tipik të Kishës Katolike romake. Fillimisht, synimi i tyre ishte fisnik. Fatkeqësisht, duket se, duke u rritur, “Grupi Bilderberg” ka shkuar përtej qëllimeve idealiste të tij deri sa të bëhet një qeveri hije botërore, që vendos në fshehtësi gjithçka, në takime vjetore, si do të realizohen planet e tij. Kërcënon që të na heqë të drejtat tona për të drejtuar fatet tona. Kjo po bëhet gjithnjë e më e lehtë, pasi zhvillimi i teknologjisë së komunikimit, i preokupuar me impaktin e thellë të menjëhershëm të internetit dhe metodat e reja të inxhinierisë së sjelljes për të manipuluar sjelljen individuale mund të transformojnë ato që në epoka të tjera historike qenë vetëm synime të këqija të një realiteti të pakëndshëm. Sot çdo masë e re, e marrë në mënyrë të izoluar, mund të duket vetëm një devijim sipërfaqësor, por kompleksi i ndryshimeve, i konsideruar në tërësinë e tij si pjesë e një zhvillimi të vazhdueshëm, përbën një lëvizje drejt skllavërimit total.

 

Sekreti

Në maj të 1996-ës ndodhesha në Toronto për të ndjekur mbledhjen vjetore të Bilderberg, që në rast mbahej në vendin tim të adoptimit, Kanada. Fakti i kthimit në shtëpi më bënte të ndjehesha mirë dhe rimendoja arsyet e shumta që më shtyjnë ta dua këtë vend. Toronto, shtëpia për mbi 5 milion njerëz, është qendra financiare më e rëndësishme e Kanadasë dhe qyteti i katërt më i madh i Amerikës Veriore. Vetëm Nju Jorku, Çikago dhe Los Anxhelos kanë një ekonomi më të fortë. Toronto Stock Exchang gjendet këtu. Është bursa e tretë më e rëndësishme e Amerikës Veriore për nga sasia e shkëmbimeve, e nënta në botë për nga kuota e tregut dhe posedon sistemin e parë të shkëmbimeve krejtësisht të informatizuar të Amerikës Veriore. Në brendësi të një cirkuiti të përshkueshëm një orë larg me makinë rreth Torotos gjendet përqendrimi më i madh i automobilave dhe i kuajve të racës të vendit. Do të kisha mundur të hyja me shpejtësi nga Veriu në vendin në të cilin mbahej mbledhja e Bilderbergut, por më parë doja të vërdallosesha nëpër rrugët e qytetit dhe të shijoja shkurtimet e mrekullueshme, që shumë kanadezë i mbajnë si të mirëqenë. Bay Street është qendra e Torontos, zemra e zonës financiare të qytetit, dhe mund të konsiderohet një miniaturë e Uoll Stritit të Nju Jorkut. Në numrin 161 të Bay Street ndodhet Canada Trust Toëer. Kjo kullë, 53 kate dhe 263 metra e lartë, është një prej qiellgërvishtësve më të famshme të qytetit dhe ka ushtruar gjithmonë një impakt të caktuar ndaj meje, qysh nga ndërtimi i saj në vitin 1990 si vepër e arkitektit të famshëm spanjoll Santiago Kalatrava. Ndërtesa është pjesë e BCE Place – një zonë prej mbi 21000 metrash katrore – struktura e dytë më e identifikueshme e profilit ajror të Torontos, pas CN Tower që me 533 metrat e lartësisë së saj është struktura e vetëmbajtur më e lartë në botë. BCE Place përbëhet nga ndërtesa të ndryshme të lidhura nga qendër tregtare (shopping mall), por nga një perspektivë ajrore janë Canada Trust Tower dhe simotra e saj, Bay Wellington Tower, ato që dominojnë skenën. Me dritaret e tyre me tonalitet jeshil dhe strukturat e tyre në ngjitje, të dy kullat paraqesin një strukturë të valëzuar të mrekullueshme, që duket si e formuar nga tullëza të Lego-s të kapura si për të sfiduar forcën e gravitetit dhe bien në sy për bukurinë e tyre në panoramën më monotone, megjithëse shumë të bukur, të Torontos. Një tjetër xhevahir i ngulur në kurorën e BCE-së është “Galeria”, një dhomë drite 5 kate e lartë, që ecën përgjatë Front Street dhe në jug shikon ndaj distrikti i shatërvanëve. Është menduar si një “katedrale e kristaltë” e tregtisë, duke siguruar çatinë për Streett Gallery, e cila lidh Bay Street me Heritage Square. E projektuar edhe ajo nga Kalatrava, është 27 metra e lartë, 30 metra e gjatë dhe 3 metra e gjerë; e rrethojnë nga çdo anë 8 pilota çeliku vetëmbajtës, të cilët i mbajnë mbulesën: paraqiten nga jashtë me një formë parabole dhe më kujtojnë formën e një pylli. Futem në Yonge Street, rrugën më të gjatë në botë, rreth la strada più lunga del mondo, circa 1.930 kilometra. Sapo përfundon rruga, rreth 35 kilometra në veri të anës veriperëndimore të “dowontown”, elita e Bilderbergut po mblidhej në CIBC Leadership Centre, afër qytezës së paprekur King City. “Resorti” CIBC ndodhet në King Township, një zonë në të cilën janë të pranishme shumë stalla kuajsh dhe në të cilën anëtarët e familjes mbretërore britanike strehohen gjatë vizitave private të tyre në Kanada. Kjo qendër e mrekullueshme, pronë e një bankave private kryesore kanadeze, Canadian Imperial Bank of Commerce, përfshin pothuajse 5 kilometra bukuri natyrore, me terrene pyjore dhe kodrina të buta. Kështu që, nuk përbënte sigurisht habi fakti që anëtarët e Bilderberg kishin zgjedhur këtë vend për t’u takuar. Vendi ofron shumë resurse për mirëqenien: qendra masazhesh, trajtime për kujdesin e lëkurës dhe estetikë, sauna dhe banjo me avull, një rrugë të mbyllur dhe krejtësisht të ngrohur të vendosur në lartësinë 2 metra nga toka, pishina dhe vaska hidromasazhi të mbuluara dhe të zbuluara. CIBC Leadership Centre ofron pothuajse të gjitha komoditetet. Veç kësaj, ndodhet afër me aktivitete dëfrimi të ndryshme: fusha golfi, pista për kuaj, rrugë për ecje me biçikletë dhe shtigje për të bërë ekskursionizëm, muzeume dhe vende të tjera argëtimi. Për ta përmbledhur, kishte shumë pak mundësi që anëtarët e Bilderbergut të mund të mërziteshin. Mediat dhe gazetat e Torontos qenë paralajmëruar për këtë takim nga një seri faksesh, telefonatash dhe mesazhesh nga ana ime dhe e Jim Tucker, veçanërisht, pasi që zbuluam nga burime sekrete se mbledhja e 1996 ishte organizuar për të përgatitur terrenin për ndarjen e Kanadasë; gjë që duhej të ndodhte nëpërmjet “Deklaratës Unilaterale të Pavarësisë së Kuebekut”, e parashikuar për fillimet e 1997. Deklarata do ta ndante Kanadanë, me qëllimin që të lehtësonte ndërtimin e “Bashkimit Amerikan” me Shtetet e Bashkuara, për t’u kryer në vitin 2000, datë e cila ishte shtyrë tashmë dy herë deri në atë moment. Takimet e Bilderberg nuk qenë përmendur kurrë nga mediat, sidomos, pasi që organet kryesore të informacionit qenë bërë pronësi e anëtarëve të tyre, por veli i sekretit ishte ngritur krejtësisht me 30 maj 1996, ditën e parë të konferencës. Në një artikull të faqes së parë në gazetën më influente dhe të lexuar të Kanadasë, “Toronto Star” me titullin “Black pret liderët botërorë”, John Deverell, një reporter financiar i gazetës, shkruante se, jo vetëm botuesi kanadez (Lordi) Conrad Black kish ofruar 295 milion dollarë për të siguruar kontrollin e zinxhirit më të madh të gazetave të Kanadasë dhe më pas për të organizuar mbledhjen në Hollinger Inc. e tij, por në harkun e një jave, “pret liderët botërore dhe mbretër të ndryshëm, pak më në veri të Torontos, për një mbledhje 4 ditore, e cila do të mbahet larg nga sytë kureshtar”. Deverell citonte ndonjë prej atyre mbi 100 personaliteteve që do të ishin të pranishëm dhe që do të vinin nga e gjithë bota: “Sekretari amerikan i Mbrojtjes, William Perry; Kryeministri i Kanadasë, Jean Chretien; ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger; Presidenti Honorifik i FIAT-it, Giovanni Agnelli; ministri kanadez i Ekonomisë, (që më pas do të bëhet Kryeministër), Paul Martin; Komisioneri europian, Mario Monti; David Rockefeller i Chase Manhattan Bank; George Soros, Princi i Belgjikës, Mbretëresha e Vendeve të Ulëta, Mbretëresha e Spanjës dhe eksponentë të ndryshëm të elitave financiare, politike dhe akademike”. Po atë ditë, “Toronto Sun” titullonte “Mbledhja e protagonistëve të mëdhenj: një plate e gjerë VIP-ash ndërkombëtarë diskuton në konferencën sekrete të Bilderbergut të vitit 1996 në King City” dhe bënte të ditur edhe që “(Conrad) Black, baron i mediave dhe President i Hollinger Inc., dhe anëtarë të lartë të përhershëm të Grupit janë të pakënaqur nga deklaratat e shprehura nga ekstremistë, sa të majtë, aq edhe të djathtë, sipas të cilave evenimenti është pjesë e një projekti për të ngritur një sistem sekret të qeverisë botërore”. Në orën 7 e 45 të mëngjesit, gazetari legjendar radiofonik drejtues i “680 – News”, Dick Smythe, i cili gëzon dëgjimet më të larta të të gjithë zonës metropolitane të Torontos, paraqiste ndërhyrjen e mëposhtme, e cila më pas do të ripropozohet në mënyrë ciklike, si pjesë e lajmeve radiofonike: Dick Smythe: “Kështu, gjithçka duket si skema e një filmi me spiunazh, në të cilin padronët e botës mblidhen në mënyrë sekrete. Conrad Black po organizon konferencën vjetore të tij të Bilderbergëve. Për “680 – News”, Karen Parsons., explorerunivers.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency