Shtyhet votimi i ligjit për energjinë/ Deputetët e PS kundër qeverisë për konfiskimin e shtëpisë kur s’paguan dritat, dy propozimet

0
118

Gëzim Saliu

erjon brace dhe eduard shalsi parlamentMungesa e kuorumit në seancë detyron shtyrjen e votimit, mazhoranca s’kishte numrat për të votuar

Projektligji i qeverisë për sektorin e energjisë nuk u votua dje në Kuvend pasi një pjesë e deputetëve socialistë shprehën kundërshti ndaj nenit që vendos barrën hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme kur s’paguan deri në 300 mijë lekë energji elektrike. Ndonëse ligji kaloi në parim, gjatë diskutimit të nenit 92 që prek pikërisht pjesë e barrës hipotekore, deputetë socialist shprehën një sërë kundërshtish. Po ashtu një tjetër arsye ishte edhe mungesa e kuorumit në sallë, gjë e cila detyroi nënkryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla të kërkonte shtyrjen e votimit për javën e ardhshme.

 

Qëndrimet

Sipas deputetit Erjon Braçe, masa represive e qeverisë nuk i shërben zgjidhjes së çështjes së debive. “Për familjarët ky nen nuk e zgjidh çështjen e debisë. Duhet të bëjmë atë që bën çdokush, kush nuk e paguan energjinë s’mund ta marrë këtë shërbim. Ndryshe do krijojmë barra të reja duke akumuluar debi deri në 3 milionë lekë që nuk mund të shlyhen me masa represive”, – tha kreu i Komisionit të Ekonomisë. Nga ana e tij, kreu i komisionit rë veprimtarive prodhuese Eduard Shalsi, i cili është edhe komisioni përgjegjës për këtë projektligj tha se nuk duhet të synohet rritja e borxhit por ulja e tij. “debia nga 150 mijë lekë të reja të shkojë në 300 mijë lekë të reja, s’duhet të synojmë rritjen e borxhit, por uljen e borxhit”, – u shpreh ai. Ndërkaq deputeti Koço Kokëdhima kërkoi që të mos vendosej barrë hipotekore. “Duhet t’i qëndrojmë versionit që të mos vendosim barrë hipotekore. Kompania të mos lejojë që të krijohet borxhe, nëse nuk paguhet të ndërpresë energjinë, pse të vendoset barra hipotekore”, tha ai. Nga ana e saj opozita kundërshtoi masat e qeverisë duke i cilësuar represive. Me vendosjen e sekuestros, furnizuese, d.m.th. OSHEE fillon procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, sipas kodit të procedurës civile që do të thotë sipas nenit 517 nxjerrjen ne ankand të shtëpive të qytetarëve shqiptarë. Këtë thotë pr/ligji i qeverisë qe ne kemi sot përpara për ta votuar. Ky parashikim, siç tha edhe një deputet i PS nuk jep zgjidhje”, – tha ai. Në diskutim e sipër, Paloka pohoi në parlament duke iu drejtuar kryeparlamentarit tha: “Në bazë të nenit 56 të rregullores do kërkoja nga ju verifikimin e kuorumit. Nuk keni kuorumin për të votuar ligjin në tërësi”. Duke parë kundërshtitë ndaj nenit 92 të projektligjit dhe mungesës së kuorumit në sallë, pasi opozita ndoqi taktikën e largimit nga salla, nënkryetari i grupit parlamentar socialist Balla kërkoi shtyrjen e votimit. OSHEE, para se të vendoset barrën hipotekore ka detyrim të njoftojë konsumatorin të cilit i jepet e drejta që brenda 30 ditëve të ankohet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency