Vëlla e motër shpëtohen mrekullisht, ishin varur në një pemë, lumi gati sa nuk i mori me vete

0
152

Një shofer autobusi i Distriktit të Pavarur të Shkollës së Dallas dhe ndihmësi i tij kanë arritur të shpëtonin dy fëmijë të cilët u kapën dhe pothuajse u rrëmbyen nga uji.

Ata thanë se zakonisht nuk lëviznin drejt asaj rruge, duke shtuar se duhet të ketë qenë ndërhyrje hyjnore, raporton NyPost.

“Duhet të ishte Zoti që na dërgojë në atë rrugë sepse normalisht nuk shkojmë andej”, tha Simone Edmond.

Tekendria Valentine, ndihmësi i shoferit, ka xhiruar videon e jashtëzakonshme të shpëtimit.

Ata lidhën rripat e sigurimit së bashku për të shpëtuar fëmijët, të cilët ishin varur në pemë gjatë përmbytjeve në juglindje të Dallasit.

Fqinjët gjithashtu nxituan për të ndihmuar në tërheqjen e djalit dhe vajzës në siguri. Ishin disa veprime heroike nga të gjithë të përfshirët dhe i shpëtuan vëlla dhe motër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here