Paloka: Rama provokon krimin, kjo qeveri s’është e qytetarëve

0
131

blushi tahiri...

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka duke bërë një paralelizëm me shqetësimin e ministrit Tahiri për lirimin e një gjyqtari i cili u arrestua për armëbajtje pa leje, tha se ai duhet të ishte shqetësuar për lirmin e deputetit të PS, i akuzuar për armëbajtje pa leje dhe plagosje. “Na shkroi një letër para disa ditësh ky Ministri i Brendshëm për rastin e një gjyqtari që paska liruar një të kapur apo të akuzuar për armëmbajtje pa leje. Ishte shumë i revoltuar ministri dhe e shqetësonte padrejtësia e madhe,  pabarazia e madhe në zbatimin e ligjit. Por nuk u shqetësua ministri ditën kur një nga këto gjykata liroi një deputet të mazhorancës i cili jo vetëm akuzohet për armëmbajte pa leje por akuzohet se më këtë armë pa leje ka plagosur dhe qytetarë të këtij vendi. Nuk u shqetësua as ministri dhe as kryeministri për këtë. Sigurisht, sepse ishin ata që i bënë presion gjykatës për ta liruar këtë deputet”, deklaroi ai. Më tej Paloka tha se kryeministri është njeriu që promovon çdo ditë krimin. “Shqiptarët  po ashtu si ne janë koshientë se, kjo qeveri ky kryeministër paktin nuk e ka me ta me qytetarët e këtij vendi. Paktin e ka me krimin dhe oligarkinë. Kjo qeveri nuk është e qytetarëve kjo qeveri është e Prengëve”.

 

Tahiri bisedë jashtë parlamentit me Blushin, “tradhtar” apo “negociator” i Ramës

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputeti Ben Blushi i rikthehen bisedave pas debatit të brendshëm në PS. Dikur miq të ngushtë, dhe sot publikisht me qëndrime të ndara jo vetëm për çështjen e partisë, Tahiri dhe Blushi lanë dje së bashku punimet e seancë plenare, për të biseduar për disa minuta më vete, në ambientet e jashtme te Kuvendit. Biseda mes tyre, nuk ka zgjatur sa një tymosje cigare, ku duket se dy miqtë kanë ndarë qëndrimet lidhur me situatën në PS. Ajo që krijon përshtypje në këtë takim është sjellja e ministrit Tahiri, i cili edhe pse që në nisje të debatit të brendshëm u shfaq në krah të Ramës, nuk nguroi dje të bisedonte me Blushin në sy të medieve. Nuk e dimë nëse roli i kreut të PS-së së Tiranës ka qenë negocimi në emër të Ramës me deputetin rebel apo thjesht takimi erdhi në kuadër të miqësisë së ngushtë të dikurshme të tij me Blushin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here