“Do ta bëjmë tërmet 2023-in!”, Boçi i përgjigjet Ramës: Gabove o ‘sizmiolog’ elektoral, përgjigjen për këtë do ta marrësh në Elbasan

0
1082
Nga Luciano Boçi
Gabimi i “sizmiologut” elektoral!
Me një nënqeshje të shtirur dhe sytë plot shkëlqim të vartësve, sismiologu elektoral brohoriti plot optimizëm:
Do ta bëjmë tërmet 2023-in!
Një thirrje që së pari duhej të kishte vrarë veshin e drejtësisë që prej 2016, kur në një proces të vetëm zgjedhor(atë të Dibrës) u zbërthye e gjithë skema e grupit të strukturuar për vjedhjen e votës, në krye të së cilit qëndronte vetë KM!
Sot i njëjti grup, me të njëjtin qëllim, me mekanizma të ngjashëm po paralajmëron se do të përsërisë veten duke riprodhuar lëkundjet elektorale në zgjedhjet ku u përdorën kërcënimet, paratë, patronazhistët, uniformat, nënpunësit, pushteti, kriminelët!
Pra në mes të ditës, KM i paralajmëron edhe ata shqiptarë të mbetur nën qeverisjen e tij, se do të jetë sërish vullneti i tij ai që do të përcaktojë fatin e zgjeshjeve!
Që sizmologut elektoral i shijoi pushteti i falur vendor në 2019 është e qartë!
Veçse llogaritë i ka bërë gabim këtë herë! Duhet të kuptojë se rrethanat dhe kundërshtari kanë ndryshuar! Bën mirë të mos i hap vetes shqetësime me paralajmërime elektorale!
Përgjigjen për këtë do ta marrë në Elbasan
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here