Piramida e Madhe dhe lidhja e njerëzimit me të shkuarën

0
182

Piramida e MadheMes akuzave të komploteve të çuditshme ‘zioniste’ dhe makinacioneve të habitshme ‘masonike’, qeveria egjiptiane anuloi vendosjen e gurit të artë në majë të Piramidës së Madhe, e cila ishte planifikuar të ndodhte në mesnatën e hyrjes së Mijëvjeçarit të Ri. Interesant është fakti që historia e ka origjinën në Francë, kur në Maj të vitit 1998, një majë guri e artë u vendos në mënyrë ceremoniale në majën e obeliskut egjiptian,i cili qëndron në Place de la Concorde në zemër të Parisit. Të ftuar nderi ishin presidenti egjiptian Hosni Mubarak, ministri egjiptian i kulturës, Farouk Hosni dhe kryetari i Antikiteteve Dr. Ali Gaballah. Obelisku i Parisit, i cili u mor nga tempulli Luxor në Egjiptin e Sipërm në vitin 1831, u porosit nga Charles X dhe u ngrit në Place de la Concorde në vitin 1836 mes festimesh masive ku mori pjesë një turmë prej 200,000 njerëzish. Charles X ishte një frimason dhe historianët dyshojnë që pas idesë së sjelljes së obeliskut egjiptian në Francë ishte Vëllazëria sekrete. Mes obeliskëve që u nxorën jashtë Egjiptit nga frimasonët në fund të shekullit 19 ishin dhe dy “gjilpërat e Kleopatrës”, të cilat mund të shihen në Victoria Embankment në Londër dhe në Central Park, Nju Jork. Obelisku i Londrës u porosity dhe u pagua nga një frimason i mirënjohur, Sir Erasmus Wilson, dhe ceremonia e ngritjes në Londër u ndoq nga qindra frimasonë anglezë në shtator të vitit 1878 nën mbështetjen e Princit të Uellsit, i cili gjithashtu ishte Mjeshtër i Madh (Grand Master) i Dhomës së Madhe të Bashkuar (United Grand Lodge), organi rregullues i frimasonëve në Britani. Në të njëjtin vit obelisku i ‘Nju Jorkut’ u vu re nga presidenti amerikan Ulysses S. Grant dhe Gjeneral William T. Sherman gjatë një vizite në Egjipt, i cili ndjeu që edhe Amerika duhej të kishte një obelisk të lashtë egjiptian të vetin. Henry W. Gorringe, një frimason i mirënjohur, u zgjodh për detyrën e sjelljes së obeliskut në Nju Jork. Obelisku u ngrit në Tetor të vitit 1880 jashtë Muzeumit Metropon të sapo ndërtuar, me rreth 10 mijë frimasonë pjesëmarrës në ceremoni të veshur më rrobat dhe shenjat dalluese masonike. Aspekti i rëndësishëm simbolik i një obelisku nuk është trungu i tij i gjatë, por kryesisht maja e tij e cila ka formën e një piramide të vogël. Piramidat, sidomos me ‘syrin e providencës’ në to, paraqiten mjaft dukshëm në ritualet masonike. Ky simbol mund të shihet në faqen e njëdollarëshit amerikan si dhe në Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara. Për frimasonerinë, piramida ndriçuese dhe syri përfaqësojnë të ashtuquajturin Arkitektin e Madh të Universit ose Qenien Supreme, që të dyja epitete për Zotin. Simbolizmi masonik u përdor dukshëm në Francë gjatë Revolucionit të vitit 1789 dhe u stampua në krye të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut. Në festimet e para të Revolucionit francez që u zhvilluan 1793 u përdorën shumë piramida të improvizuara të ngritura në zemër të Parisit dhe në oborrin e Muzeut të Luvrit, duke bërë kështu që shumë historianë të dyshojnë në një përfshirje masonike. Sot një piramidë qelqi me të njëjtat përmasa gjeometrike si ajo e Piramidës së Madhe të Gizas, zbukuron oborrin e Luvrit. Gjatë majit të viti 1998, në kohën kur oblisku në Place de la Concorde ishte kurorëzuar me një piramidë të artë, ministri egjiptian i kulturës deklaroi që një ceremoni e ngjashme do të zhvillohej në Piramidën e Madhe të Gizas për festimet e mijëvjeçarit: “Ne nuk mund t’i rindërtojmë piramidat gur pas guri, – u shpreh Farouk Hosni, – kështu që ne kemi zgjedhur një ngjarje simbolike siç bënë egjiptianët e lashtë kur u vinin majat obeliskëve ashtu siç bënë francezët në Place de la Concorde”. Në tetor të vitit 1998 Farouk Hosni deklaroi që kompozitori francez Jean‐Michel Jarre do ta organizonte këtë eveniment në Giza. Autoritetet zyrtare të Turizmit në Egjipt deklaruan që Jean‐Michel Jarre do të kompozonte një opera 12 orë të gjatë të titulluar “Ëndrra e 12 e Diellit” kundrejt shumës së 10 milion dollarëve amerikanë dhe që, “Në mesnatë një helikopter do të fluturonte për tek vendi dhe duke qëndruar pezull i ndriçuar nga drita lazeri dhe projektorë, do të vendosë një gur të shkëlqyeshëm në majë të Piramidës së Madhe dhe e gjithë kjo si hapje e asaj që pritet të jetë një kreshendo muzike elektronike nga Jarre. Maja e artë e cila është rreth 28 këmbë e lartë (afërsisht me përmasat e një shtëpie dykatëshe) po ndërtohet veçanërisht për të mbrojtur strukturën e piramidës. Në atë pozicion, kjo majë do të kapë rrezet e para të dritës të mijëvjeçarit të ri pasi dielli të ngrihet mbi Egjipt. Vendosja e majave të arta në piramida dhe caktimi i festimeve të ngjarjeve të rëndësishme në perëndimin dhe ngritjen e diellit janë pjesë e traditës së lashtë faraonike egjiptiane, duke e bërë këtë pjesë të teatrit të Jarre‐së veçanërisht domethënëse. “ Në vitin 1989 Jean‐Michele Jarre kishte organizuar një eveniment thuajse të ngjashëm në Paris për 200-vjetorin e Revolucionit Francez ku ai ngriti një piramidë me skelet metali si skenë për bandën e tij përballë Grande Arche at La Defense në skajin perëndimor të Champs Elysees. Një tjetër show nga Jarre u organizua disa vite më vonë në Canary Wharf, Londër, e cila ka në majë një piramidë qelqi vezulluese që dukshëm ka përmasat e njëjta gjeometrike me ato të Piramidës së Madhe së Egjiptit e ndërtuar nga arkitekti amerikan Ming Pei.

 

Majë e re

Ideja e një maje të re të artë për Piramidën e Madhe duket të jetë e Dr. Zahi Hawass, nën sekretari i Shtetit për Monumentet e Giza‐s. Në fillim të vitit 1998, Dr. Hawass zbuloi dy blloqe guri gëlqereje me mbishkrime të lashta dhe vizatime që përshkruanin punëtorë që lëviznin një majë gur i të artë për një piramidë mbretërore mes skenash kërcimi dhe festimesh dhe propozoi që Egjipti duhej të festonte mijëvjeçarin në mënyrë të ngjashme. Në fillim, u planifikuan 3 milion njerëz për të marrë pjesë falas në eveniment por autoritetet egjiptiane e kufizuan numrin e njerëzve në 250,000 për ‘arsye sigurie’. Evenimente jashtëzakonisht të mëdha reklame u organizuan në kryeqytete të ndryshme të botës perëndimore përfshirë këtu Nju jorkun, Los Anxheles, Sidnej dhe qytete të ndryshme evropiane. Atëherë filluan përgatitjet për një skenë të stërmadhe në shkretëtirë, në jug të Piramidës së Madhe, e ideuar të kishte një kapacitet prej 25 000 vendesh me çmim bilete $ 400. Bileta 15-dollarëshe u shitën për vendet në këmbë në shkretëtirën e afërt. Planet po shkonin sipas parashikimit deri në vitin 1999, kur një anëtar i lartë i parlamentit egjiptian filloi ankesat për koston e këtij evenimenti si dhe për faktin që festimet e mijëvjeçarit koincidonin këtë vit me muajin e Ramazanit, si pas kalendarit islamik atëherë kur myslimanë të devotshëm në Egjipt agjërojnë nga agimi në perëndim dhe të huajve u kërkohet të përmbahen nga pirja e alkoolit apo të ngrënit në vende publike gjatë orëve të agjërimit. Për t’iu kundërvënë kësaj kritike, ministri i Kulturës Farouk Hosni deklaroi që do të vendosej ndalimi për alkoolin gjatë festimeve dhe nuk do të luhej muzikë deri kur të mbaronte agjërimi. Për t’i shtuar benzinë këtij zjarri politik, shtypi radikal egjiptian, veçanërisht gazeta “Al Shaab” (Populli) zbuluan që Jean‐Michel Jarre kishte ndërmend të projektonte të ashtuquajturin ‘syri i Horus‐it’ në Piramidën e Madhe me drita lazeri, dhe denoncoi menjëherë organizatorët për një prezantim ‘masonik’. “Al Shaab” pretendoi që ‘syri në piramidë’ evokonte hapur symbolin e njohur masonik në kartmonedhën e njëdollarëshit amerikan. Gjithashtu frimasonët janë të njohur për ruajtjen e Ritualeve të mocme Hebreje që kanë të bëjnë me Tempullin e Solomonit në Jeruzalem, g jë e cila gjithashtu nxiti akuzat e infiltrimit ‘Zionist’ në gazetat arabe. Këto akuza u mohuan me forcë nga ministry i kulturës Farouk Hosni. “Sugjerimi është i pabazë”, deklaroi dhe Dr.Haëass, zyrtari që përjigjet për Pyramidat”. Festimi nuk ka të bëjë me besmet masonike. Figura në dollarin amerikan është një imitim i gabuar i Piramidave të Perandorisë së Mesme”. Një tjetër kthesë në këtë histori të çuditshme shtoi publicitetin gjithnjë e në rritje të saj. Kjo kishte të bënte me të ashutquajturat profeci të bëra nga amerikani Psychic Edgar Cayce i njohur si Profeti i Fjetur i cili vdiq në vitin 1945, parashikoi vendosjen e majes së gurit vezullues në Piramidën e Madhe, i cili sipas tij do të shërbente si simbol për rizbulimin e legjendarit “Holl i Dokumentave të Atlantis” nën putrat e Sfinksit të Madh dhe ngjarjeve të ardhjes së dytë të Kishtit: “Maja, kurora ose maja (ose guri i majës) ishte metal, që do të ishte e pashkatërrueshme, e përbërë nga bakri, tunxhi, ari dhe përzierje të tjera tu bë shumë e natyrshme që kurorrëzimi apo vendosja e këtij simboli të dhënash të bëhej na një që të përfaqësonte të vjetrën dhe të renë kështu që dolën nga kjo ceremoni shumë nga gjërat që mund të shikohen se përfaqësojnë tingëllimiën e Vitit të Ri 1998 nga vdekja e Birit të Njeriut”. Çuditërisht, Cayce e lidh ngjarjen me vendosjen e një lloj rendi të Ri Botëror të bazuar në parime Cayce pretendoi që Jezusi dhe Gjon Pagëzori (konsideruar si shenjti mbrojtës i frimasonëve të cilët e festojnë Vitin e Ri të tyre në Ditën e e shën Gjonit me 24 Qershor) “fituan shkallët e fundit të Vëllazërisë” në Piramidën e Madhe të Gizas. Që në vitin 1973 Fondacioni Edgar Cayce ka kryer disa ekspedita në Giza për të gjetur “Hollin e të Dhënave”. Eksplorimi i parë zyrtar u bë me Stamford Research International në fillim të vitit 1978. Në vitin 1996 dy anëtarë të mirënjohur të Fondacionit Edgar Cayce shkaktuan një polemikë të madhe duke deklaruar se kishin lokalizuar me anë të radarit një zgavër të bërë nga njeriu nën putrat e Sfinksit ku kishte treguar. Eksplorime të tjera u zhvilluan gjatë viteve 1997‐1998 por amerikanëve nuk iu dha leje për gërmime. Por në gusht të vitit 1999, gjatë një konference në Fondacionin Edgar Cayce, Dr. Zahi Haëass deklaroi që amerikanëve u ishte dhënë një licencë e re për kërkime më të hollësishme me radar për të gjetur Hollin e të Dhënave nën Sfinks. Dr. Hawass gjithashtu deklaroi që një “qepen” i vogël i zbuluar në vitin 1993 në fund të një tuneli të ngushtë brenda Piramidës së Madhe për të cilën shumë besojnë që të çon në një dhomë sekrete, do të hapet në vitin 2000 nga grupi i National Geographic nga SHBA. Amerikanët kishin planifikuar të ishin në Giza me 7 Dhjetor 1999 për të filluar kërkimin e tyre të Sfinksit por edhe kjo tentativë, ashtu si guri i majës, u anulua. Grupi shpreson të kthehet në Shkurt të këtij viti. Një polemikë e madhe ka rrethuar marrëdhëniet e vërteta të Fondacionit Edgar Cayce dhe Organizatës Egjiptiane të Antikiteteve, me supozime që kjo e fundit apo ndonjë nga anëtarët e saj të spikatur mundësoi ndjekjen e universitetit për disa zyrtarë të lartë në Egjipt të cilët ishin të përfshirë në çështjen e Piramidave të Gizas. Në fillim të dhjetorit të vitit 1999, nën presionin e madh të gazetave egjiptian e, Organizata e Antikiteteve mori një qëndrim të tillë që të ruajë prestigjin duke iu nënshtruar vendimit të një komiteti shkencor në lidhje me vendosjen e gurit të artë të majës. Dr. Zahi Haeass deklaroi që maja e gurtë, e cila dukshëm do të bëhej nga një skelet i lehtë metali 8m i lartë dhe i mbuluar me fletë të arta, nuk mund të ulej me helikopter “sepse do të dëmtojë piramidën. Prandaj nëse mësojmë që vendosja e kësaj maje do të dëmtojë piramidën, atëherë ne nuk do ta bëjmë vendosjen”. Por disa kritikë në mënyrë të drejtë thanë që një majë e lehtë mbi piramidën 6-milionëtonëshe do të ishte njëlloj sikur të vendosej një plesht mbi kurrizin e një elefanti. Më në fund ministri egjiptian i Kulturës u dorëzua, dhe pas njëmbëdhjetë orësh pranoi që si pasojë e zemërimit publik për implikimet masonike dhe për të shmangur ndonjë rrëmujë, ceremonia e majës së artë nuk do të zhvillohej. Ironikisht, me 31 dhjetor një mjegull e dendur ra mbi Piramidën e Madhe, e cila do të kishte bërë të pamundur që një helikopter të vendoste majën e artë mbi kulmin e piramidës. Megjithatë Jean‐Michele Jarre ia doli të projektonte disa imazhe në piramidën më të vogël nga të tri piramidat e Gizas duke përfshirë sytë derisa dhe ajo u përfshi nga mjegulla dhe tymi i dendur shkaktuar nga fishekzjarret e shumta.

 

Të vdekurit zgjohen

Për të “dëshmuar” se i ngjallin të vdekurit në Tana Toraja të Indonezisë (toka e autoktonëve, popullit Toraja), në internet janë shfaqur fotografitë e gruas‐zombi. Banorët thonë se çdo i vdekur mund të ringjallet pas ritualeve misterioze të magjisë së zezë që ata i kryejnë. Sipas tyre, janë dy arsye të ndryshme se pse “ngjallen” të vdekurit: Nën një: Në të kaluarën besohej se njeriu i cili vdes duhet të varroset në fshatin ku ai ka lindur, e jo në vendin ku ai vdiq. Fshatrat ishin të largëta dhe të izoluara, ndërsa ishte gjë e komplikuar për anëtarët e familjes që ta bartin të ndjerin deri te fshati i lindjes. Pas ritualit të magjisë së zezë, i vdekuri është ngritur nga varri dhe ka ecur deri te vendi ku ka lindur. Sipas kësaj teorie, nëse “të vdekurit që ecë” dikush në rrugë i flet, zombi do të rrëzohej e nuk do të mund të vazhdonte rrugën. Nën dy: Torajasit e kanë edhe një teori tjetër, sipas të cilëve vdekja është proces i gjatë. Duhet kohë e gjatë që i ndjeri të “qetësohet” në jetën e varrit. Për “paqe të përjetshme”, duhet varrim kompleks dhe i shtrenjtë, për të cilin shumë fshatarë nuk kanë shumë para. Në këtë rast, i vdekuri varroset në një arkivol të përkohshëm, derisa familja të mbledh fonde për funeralin e duhur. Kur i mbledhin paratë, i vdekuri zgjohet nga varri dhe kalon në “strehën e përjetshme”. Por, edhe për këtë duhen ritualet sekrete të cilat pak torajas i dinë! Në anën tjetër, është versioni më real i kundërshtarëve që thonë se fjala është për fotografi të rrejshme dhe se gruaja aty mbase ishte e sëmurë nga lepra.

 

 Jashtëtokësorët janë të stërmëdhenj

Nëse jashtëtokësorët ekzistojnë, atëherë ata janë të stërmëdhenj. Në këtë përfundim ka mbërritur studiuesi i hapësirës, Fergus Simpson. Simpson, një shkencëtar i Universitetit të Barcelonës, thotë se jashtëtokësorët, gjithmonë nëse ekzistojnë, mund të peshojnë mbi 300 kilogramë. Teoria e hedhur prej tij bazohet në studimet mbi planetin tonë. Në Tokë, kafshët më të mëdha kërkojnë më shumë burime, ndaj janë edhe më të pakta në numër. Për këtë, Toka konsiderohet si një planet i mbizotëruar nga organizmat e vegjël, përfshirë këtu njerëzit. Simpson ka krahasuar përmasat e organizmave në tokë me organizmat (hipotetikë) në hapësirë dhe ka dalë në përfundimin se përmasat e jashtëtokësorëve janë të stërmëdha. Një pjesë e shkencëtarëve pajtohen me këtë mendim të Simpson, por ka të tjerë që e rrëzojnë këtë, duke deklaruar se nuk ka të dhëna konkretë për një krahasim të tillë dhe për më tepër nuk merret për bazë graviteti dhe teoria e evolucionit.

 

 Çfarë është një “urë ndërgalaktike”?

Është një urë materieje që zgjerohet nga një galaksi në tjetrën. Nuk mundet të ecësh përsipër saj, por lidh midis tyre dy galaksi të largëta. E ka zbuluar Robert Brown, nga agjencia hapësinore australiane, së bashku me kolegun David Thilker, nga Universiteti Johns Hopkins i Baltimorës (SHBA). Ura, e formuar nga hidrogjeni i jonizuar pjesërisht, zgjerohet midis dy galaksive të njohura mirë: ajo e Andromedës e ajo e Trekëndëshit. Është e gjatë në të vërtetë 782.000 vite dritë dhe ka një masë të përgjithshme të barabartë me rreth 500 milionë herë sa ajo e diellit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency