Superliga Shqiptare/ Laçi nuk ndalet, fiton edhe ndaj Flamurtarit

0
131

Laçi FlamurtaritBardhezinjtë e Cungut janë duke kryer një kampionat mjaft të suksesshëm dhe kësaj radhe viktima ka qenë skuadra vlonjate

Superliga Shqiptare vazhdon të dhurojë surpriza. Dhe kësaj radhe mban emrin e Laçit. Skuadra e Armando Cungut regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në superiore duke mposhtur 2-0 në transfertë Flamurtarin, që zhgënjeu sërish para publikut vlonjat në takimin e prapambetur të javës së 24. Për kuqezinjtë kjo ishte humbja e tretë rresht pas disfatës së shumëpërfolur me Partizanin dhe zhgënjimit me Skënderbeun po në stadiumin Flamurtari. Laçi kishte udhëtuar me synime të qarta drejt Vlorës dhe kjo u re që në minutat e para, me skuadrën kurbinase që zhvilloi një lojë të hapur duke i imponuar lojën se saj Flamurtarit. Pas shumë përpjekjes nga të dy kampet rasti i parë i rrezikshëm u shënua në portën e miqve, teksa u desh ndërhyrja instiktive e Vujadinovic për të shmangur golin. Nigeriani James rezultoi rrezik konstant për mbrojtjen e Flamurtarit që në minutën e 32 ishte ma fat teksa sulmuesi i Laçit gaboi në pasimin për Meton, duke i dhënë mundësi Ilion Likës të ndërhynte në kohë. Edhe pjesa e dytë nisi mjaft e luftuar, me sulme të shpejta nga njëra portë te tjetra. Vujadinoviç për të dytën herë kryen një ndërhyrje vendimtare pas goditjes me kokë të Abilaliajt. Pak çaste më pas befasoi Laçi me Agim Meton, por meritën për këtë e gol i kishte pa dyshim Cetkoviç, që shmangu me zgjuarsi mbrojtjen vlonjate për të asistuar me po kaq zgjuarsi shokun e skuadrës. Fitoren e formacionit të Armando Cungut e vulosi Mitraj 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke shfrytëzuar një asist perfekt të Cetkovic. Në të 89 -ën Kruja pati një mundësi të artë për të shkurtuar diferencën, por Vujadinovic ishte thjesht i pakalueshëm në këtë sfidë. Me këtë sukses kurbinasit barazuan në kuotën e 47 pikëve Partizanin, por të kuqtë kanë një ndeshje më pak, pikërisht derbin me Tiranën. Duhet parë se si do të dali kjo ndeshje në mënyrë që të shikohet ecuria e të kuqve që rrezikojnë shumë nëse dalin pa pikë. Kjo pasi skuadra e Cungut duket se është tepër e motivuar për të qenë në zonën e kupave të Evropës dhe nuk ka vend për më shumë se katër skuadra. Një rivalitet ky që i bën mirë kampionatit. Kjo pasi si rrallëherë kampionati jonë ka një konkurrencë të tillë, pasi vetëm në katër vitet e fundit ka pasur lider absolut Skënderbeun. Gara për titullin bëhet edhe më e fortë dhe shton më shumë interesin për të ndjekur se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme.

 

 Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

Shqipëria ka fituar 2 vende në renditjen e muajit mars të FIFA-s. Kombëtarja kuqezi aktualisht pozicionet në vendin e 61-të në klasifikimin e përgjithshëm të kombëtareve, në ndryshim nga vendi i 63-të që mbante në muajin shkurt duke pasur për momentin 548 pikë. Pavarësisht se kuqezinjtë nuk kanë luajtur asnjë takim gjatë muajit shkurt, lëvizja ka ardhur për shkak të impenjimeve që kanë pasur kombëtare të tjera. Sa i përket Armenisë, kundërshtarit të radhës së përfaqësueses sonë, ajo gjendet në vendin e 79-të në renditjen e përgjithshme dhe përgjatë këtij muaji ka humbur 5 vende, ndërkohë që dhe Serbia gjithashtu ka humbur një vend duke zbritur e 40-ta. Sa i përket 10 vendeve të para, i vetmi ndryshim është ngjitja e Italisë me dy vende duke u pozicionuar tashmë e 10-ta, ndërsa vazhdon të kryesojë Gjermania, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia.

 

Falkao: Junajtid, një gabim

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falkao, do të largohet nga Mançester Junajtidi në fund të sezonit kur t’i përfundojë huazimi nga Monakoja. Burime të “Daily Mail”-it raportojnë se sulmuesi e ka pranuar se ka bërë zgjedhjen e gabuar kur i është bashkuar Junajtid në verë. Sipas të përditshmes angleze, kolumbiani mezi po pret që të përfundojë sezoni dhe të largohet nga klubi, ku së fundmi është kritikuar shumë. Prej 16 paraqitjeve për Junajtid, Falkao ka arritur të shënojë vetëm katër gola, ndërsa asnjëherë nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij që kishte te Monakoja.

 

 Alvesh mohon marrëveshjen me PSG-në

Përfaqësuesit e Dani Alveshit kanë mohuar se lojtari ka marrëveshje me Paris Sen Zhermen. Radio “Marca” raportoi të mërkurën se mbrojtësi i djathtë ka arritur marrëveshje trevjeçare për t’iu bashkuar kampionit të Francës gjatë verës. Megjithatë këshilltarët e tij kanë thënë se ende nuk ka asgjë të përcaktuar rreth të ardhmes së tij. Po ashtu ata kanë thënë se jo vetëm që nuk ka marrëveshje, por nuk ka as negociata me gjigantin francez, edhe pse kishte pasur një bisedë disa javë më parë. Alvesh do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe është i lirë të nënshkruajë me ndonjë klub tjetër që nga muaji janar. Braziliani vetë iu kishte hedhur benzinë spekulimeve, duke udhëtuar në Paris pasi trajneri Luis Enrike iu dha disa ditë pushimi lojtarëve të Barçës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency