Procesi/ Rama në Gjykatën e Lartë: Fund shpifjeve, Paloka të sjellë prova

0
116

rama ne gjykaten e larte foto161834Paloka dhe Ristani kanë përsëritur para Gjykatës së Lartë se Kryeministri Edi Rama ka lidhje me krimin dhe për këtë fakt janë kërkuar tabulatet telefonike

Kryeministri Edi Rama u përball dje në Gjykatën e Lartë me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani, dhe kreun e grupit parlamentar të kësaj partie, Edi Paloka. Ndërsa me Palokën e kishte seancën e parë pas asaj të pajtimit zhvilluar një javë më parë, me Ristanin dje ishte përballja e parë në një seancë pajtimore. Kjo seancë zgjati shumë pak. Në dalje kundërshtarët politikë dhe ata në gjyq dhanë një deklaratë për median. “Unë nuk njoha akuza në emër të partisë, unë njoh akuzues që kanë marrë përsipër të ushqejnë veten duke jetuar si shpifës profesionistë, por edhe duke helmuar publikun nga shpifje nga më monstruozet. Është koha të bëjmë një betejë të një politike që jeton me shpifje, që çorodit opinionin, duke turpëruar Shqipërinë dhe shqiptarët edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Unë do bëj gjithçka për të bërë diçka në këtë betejë mes Evropës dhe mesjetës, mes forcave e individëve që janë në politikë për të bërë mirë dhe forcave e individëve që janë në politikë për të bërë keq”, – deklaroi shefi i qeverisë.

 

Deklarata e Ristanit

Nga ana tjetër Ristani tha se kërkoi tërheqjen e Ramës nga padia, duke thënë se deklarata dhe akuzat nuk janë qëndrimi i tij personal, por i PD-së. Pavarësisht kësaj ai tha se gjithçka është e provuar.”Siç jeni në dijeni, sot ishte seanca gjyqësore që sipas procedurave që ndjek gjykata ka të bëjë me një formalitet pajtues midis palëve në proces. I kërkova të dëmtuarit akuzues që ta tërhiqte kërkesën e tij ndaj kallëzimit që ka bërë për Arben Ristanin sepse qëndrimi që është mbajtur dhe fjalët që për të dëmtuarin akuzues përbëjnë shpifje apo fyerje, nuk janë fjalë personale të Arben Ristanit, por është qëndrim politik i Partisë Demokratike, ndonëse unë ndaj bindjen time të thellë që qëndrimi politik i Partisë Demokratike është një qëndrim i saktë, i drejtë, i vërtetë dhe i provuar. Sepse në pushtet kemi një bandë kriminale, një kryeministër të lidhur me bandat që punon për bandat dhe ka inkriminuar parlamentin dhe administratën shtetërore. Tashmë ju keni dokumente publike zyrtare siç është marrëveshja e dekriminalizimit ku me kërkesën dhe vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë u arrit të firmosej një marrëveshje për dekriminalizimin e Parlamentit dhe administratës dhe është e kuptueshme se përgjegjësi kryesor për inkriminimin e parlamentit dhe administratës është kryeministri i Shqipërisë. Po kështu keni edhe një qëndrim zyrtar të SHBA-ve, ku i kërkohet kryeministrit që të vazhdojë dekriminalizimin e administratës publike dhe të Parlamentit. Qëndrimi ynë publik i Partisë Demokratike është tërësisht i bazuar tashmë edhe në dokumente zyrtare përveç shumë provave të tjera që tregojnë inkriminimin e kësaj qeverie. Edhe në pyetjen tuaj duket qartë se Ambasada e SHBA-së, e cila edhe ajo nuk shpreh qëndrim personal, por qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bën thirrje Kryeministrit që të dekriminalizojë. Po flasim për një kryeministër të inkriminuar dhe bashkëpunëtor me krimin. Provat janë të shumta përveç dokumenteve zyrtare. Por le të themi që për kënaqësinë e publikut dhe tuajën, edhe një prononcim të ish-ministrit Dritan Prifti i cili e ka parë z Rama duke mbushur hundët me kokainë në tavolinën e zyrës, gjë që tregon lidhjen e tij me krimin sepse kokainën nuk e ka blerë në farmaci por e ka marrë nëpërmjet kriminelëve dhe bandave të krimit që vijnë vërdallë nëpër Shqipëri”, – deklaroi Ristani.

 

Paloka: Seancën tjetër sjellim prova, Rama presion Gjykatës

 Padia për shpifje ndaj Palokës, Rama: Kërkuan të pushohet çështja, s’kanë prova, por opinione

Pas dy orësh në këtë seancë, kreu i qeverisë është larguar e ndërsa ka deklaruar për mediat se Paloka kërkonte të pushohet çështja, pasi nuk kanë prova, por opinione. “Dëgjuat nga fillimi në fund se më ca pafytyrësie, pasi molepsen me akuza të rënda të drejtpërdrejtë vijnë në gjykatë e kërkojnë të pushohet çështja se s’kanë prova, por kanë opinione. Ky është fundi i një force politike që pretendon të përfaqësojë qytetarë, duke i dezinformuar në mënyrë të qëllimshëm dhe të vetëdijshme në përpjekje për ta bërë Shqipërinë të duket e baltosur e sa më e ndyrë. Duke ndotur gjithçka që del përpara e nxjerrë nga goja gjithçka që vjen erë. Turp!”, – deklaroi Rama. Pas përfundimit të seancës deputeti demokrat Edi Paloka tha se kryeministri po përpiqet me çdo kusht të legjitimojë krimin. Ndërsa theksoi se në seancën tjetër atë të 3 prillit do të sillte prova, Paloka tha se Rama po bën presion mbi Gjykatën për të dalë i fituar. “Po përpiqet me çdo kusht, të legjitimojë krimin në administratën shtetërore e në Kuvend. Kërkon t’i mbyll gojën jo vetëm mediave por dhe opozitës. Qytetarët janë të vetëdijshëm për lidhjet që ka me krimin. Kryeministri është koka e kësaj qeverie, është koka e lidhjes me krimin. Kemi të bëjmë me një kupolë mafioze, e siç e shihni dhe për rastin “Doshi” përpjekjet shkojnë për mbulimin për mbylljen e çështjes. Kemi të bëjmë me një fakt të njohur që kjo qeveri është e lidhur me krimin. Provat do t’i paraqesë avokati në seancën tjetër, do t’i kërkojmë gjykatës të na vërë në dispozicion dhe tabulatet e kryeministrit si provë ditekte, që do tregojë lidhjet me kriminelët. Ai po përpiqet të bëjë presion mbi gjykatësit, pasi fyeu para gjykatës palën tjetër para se kjo Gjykatë të vendosi ai dha vendimin që kjo Gjykatë duhet të japë. E tha se që nga sot nuk do paraqitet më, seanca e sotme nuk i pëlqeu. Do përballet me drejtësinë, ka ardhur si denoncues e do përfundojë si i akuzuar”, – deklaroi Paloka.

 

Padia/ Abuzimi me pronat dhe kontratat e qirasë, KLSH padi drejtorëve të Albafilmit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurori tre ish-drejtorët e Albafilm për abuzim detyre dhe falsifikim dokumentesh, me një dëm që kap vlerën e mbi 25 milionë lekë. Padija është ngritur ndaj Fatmir Musajt, Vladimir Llakajt dhe Xhulieta Vathit të cilët në periudhën që kanë qenë në krye të këtij institucioni akuzohen për një sërë shkeljesh me dëm financiar .Nga auditimi i realizuar në janar 2013 deri në 31 dhjetor të 2014 janë konstatuar shkelje administrative, financiare dhe papërgjegjshmëri e lartë në menaxhimin e pasurisë së vënë në dispozicion të kësaj shoqërie. Nga auditimi i realizuar ne periudhën janar-tetor 2013 është konstatuar se janë shkelje ka pasur në dhënien e ambjenteve me qera të kësaj godine duke sjellë një dëm prej 1006 mijë lekësh në vit. Auditimi konstatoi se kjo pasuri e madhe kombëtare jo vetëm është e paiventarizuar, por konstatuan se ruhet në kushte tejet të papërshtatshme dhe degraduese të cilat tregojnë jo vetëm papërgjegjshmëri administrative, por flasin për mungesë të ndërgjegjes të njerëzve të cilët patën në dorë ta administronin këtë pasuri. Gjithashtu shkelje janë konstatuar edhe në marrjen në punë të personave me kontratë provizore, pa miratimin paraprak të Këshillit Mbikëqyrës. Marrja në punë e punonjësve part-time si arkitekt, specialist finance, jurist krahas atyre të miratuar në strukturë si dhe 21 punonjës magazine pa asnjë justifikim pa argumentuar punën e tyre duke i rënduar kështu shoqërisë me shpenzime deri në 2.5 mln lekë. Madje auditimi ka konstatuar se vete ish-administratorja Xhulieta Vathi krahas pagesës ka përfituar pension invaliditeti.“Në përfundim të auditimit rezultoi se shoqëria Albafilm Sh.a ka dështuar në përmbushjen e misionit për të cilën është krijuar,shërbimin e filmit,duke devijuar aktivitetin drejt një shoqërie që realizon të ardhura nga qiratë për objektet të cilat i ka në pronësi por që i kanë kaluar në përdorim operatorëve ekonomikë bazuar në marrëveshjet e qerasë me METE si dhe faktin që pasqyrat financiare na rezultuan se nuk japin me vërtetësi gjendjen pasurore dhe nuk tregojnë me besnikëri performancën”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency